• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimet e Ramës për Amant Josifin, çfarë halli ka kryeministri?

13:15 : 04/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë tërësisht blof, kur deklaroi paraditen e së dielës së biznesmeni shqiptar Amant Josifi, është shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim gjigand me call center, falë bashkëpunimit me policinë shqiptare.

Pak javë më parë, Josifi, një bos i kompanive call center në Shqipëri, një ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes në kohën kur drejtohej nga Olta Xhaçka dhe një bashkëpunëtor i ngushtë biznesi me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia në Spanjë, pasi dyshohet se është person kyç në mashtrimin financiar të mbi 200 mijë shtetasve europianë.

Olsi Rama dhe Amant Josifi krijuan në vitin 2014 kompaninë e call-center “Pegasus Communication”

Shuma e zhvatur besohet se është rreth 2.2 miliardë euro.

Amant Josifi nuk u arrit të arrestohej në mes të muajit nëntor, pas një operacioni të përbashkët shqiptaro-spanjoll. Ka shumë dyshime se aksioni për arrestimin e tij është dekonspiruar nga brenda radhëve të policisë shqiptare.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Përballë kësaj situate, Rama deklaroi paraditen e kësaj të diele se “Sa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai kjo është pjesë e valles së madhe të shpatave të politikës. Dhe nuk ka absolutisht asnjë lloj baze. Nëse do të kishte pasur mbështetje shtetërore, personazhi për të cilin flasim nuk do të ishte në kërkim”.

Po ashtu, kreu i qeverisë shtoi se “Qeveria jonë nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk i bëhet mburojë askujt. Por për të ardhur te rasti konkret këto spekulime të natyrës që një ish-zyrtar, janë të pavlera. Sepse e para ky ish-zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe kjo kërkesë nuk është bërë nga organet ligjzbatuese spaniolle në mënyrë të pavarur, por në bashkëpunim me organet tona ligjzbatuese, ku kam parasysh policinë e shtetit që është në ombrellën e ekzekutivit. Nuk ka pasur absolutisht dhe nuk kanë për askënd asnjë lloj pengese dhe asnjë lloj ndikimi për të mos ndikuar”.

Që një kryeministër me profesion piktor është “ignoria juris”, një përcaktim që latinët e lashtë e përdornin për ata që nuk njohin me detaje ligjet, kjo nuk përbën ndonjë blasfemi.

Por, kur Edi Rama, person “ignoria juris”, shpjegon me terma ligjorë se si Amant Josifi është shpallur në kërkim ndërkombëtar, kjo nuk është asgjë më shumë sesa një tentativë për t’i shpëtuar sikletit.

Së pari, Rama pretendon se nëse Amant Josifi do të kishte pasur mbështetje shtetërore, personazhi për të cilin flasim nuk do të ishte në kërkim”. Është e vërtetë që Amant Josifi është në kërkim. Por, për këtë, nuk ka asnjë meritë Policia Shqiptare.

Të dhënat zyrtare dëshmojnë se drejtësia spanjolle ka vendosur masë sigurimi “arrest në burg” për Amant Josifin dhe e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të saj. Ndërkohë, në Shqipëri, të paktën deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë që ndaj tij të ekzistojë ndonjë masë sigurimi.

Pra, Amant Josifi kërkohet për t’u arrestuar për efekt ekstradimi në Spanjë dhe jo për llogari të autoriteteve shqiptare.Policia jonë kishte vetëm një detyrë-të identifikonte vend-qëndrimin e Amant Josifit, ta arrestonte për llogari të urdhër-kërkimit ndërkombëtar dhe ta dërgonte para drejtësisë, për t’u kryer procedurat e ekstradimit në Spanjë.

Por, këtë detyrë nuk arriti ta kryente. Amant Josifi u zhduk nga qarkullimi në Shqipëri, sapo në zyrat e Interpol Tiranës dhe në Drejtorinë e Policisë së Shtetit mbërriti urdhër-kërkimi ndërkombëtar.

Ndoshta ka qenë rastësi largimi i tij nga Shqipëria vetëm pak orë para se të kryej operacioni shqiptaro-spanjoll në Tiranë. Por, fakti që Amant Josifi ka lidhje të forta me eksponentë qeveritarë ose të afërm të krerëve të shtetit, forcon dyshimet se ai është njoftuar paraprakisht.

Së dyti, Rama deklaron se “kjo kërkesë nuk është bërë nga organet ligjzbatuese spaniolle në mënyrë të pavarur, por në bashkëpunim me organet tona ligjzbatuese, ku kam parasysh policinë e shtetit që është në ombrellën e ekzekutivit”. Edhe ky qëndrim i kryeministrit nuk përputhet aspak me realitetin. Nëse Policia Shqiptare do të kishte vullnetin për të hetuar veprimtarinë e Amant Josifit, nuk do të ishte e nevojshme që ai të shpallej në kërkim nga autoritetet spanjolle.

Hetimi ndërkombëtar ka provuar se mashtrimi me call center-at e Amant Josifit është kryer nga kompanitë e tij në vendin tonë. Pra, me pak vullnet pozitiv, “policia e shtetit që është nën ombrellën e ekzekutivit”, do të kishte vepruar kohë më parë dhe do të kishte ndikuar që të minimizohej numri i europianëve të zhvatur nga kjo skemë mashtruese.

Por, Amant Josifi, i ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vepruar lirisht në Shqipëri, ka drejtuar një operacion mashtrimi për vlerën 2.2 miliardë euro dhe tashmë është i lirë, kushedi se ku.

Etiketa: "Pegasus Communication"2.2 miliarde euroAmant Josifiarrestimcall centerEdi RamamashtrimOlsi Ramaolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rrugët që bllokohen duke nisur nga nesër

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com