• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni, damka e qeverisë mbi Shqipërinë që shqetëson Gjermaninë dhe Europën

13:23 : 01/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lufta që vendi duhet të bëjë ndaj korrupsionit, ishte një porosi e Presidentit gjerman në Tiranë, këtë të Enjte.

Për herë të parë pas 27 vitesh, një President i Gjermanisë vizitoi Shqipërinë. Frank-Walter Steinmeier mbajti dy fjalime. Një nga Presidenca në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, si dhe tjetrin nga foltorja e Kuvendit.

Në të dyja deklaratat, e vuri theksin te korrupsioni.

Nga konferenca me kreun e shtetit shqiptar Bajram Begaj, u shpreh se lufta ndaj korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar është vendimtare për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kërkuar një volum vërtet të madh pune e përpjekjesh dhe sukseset në këtë rrugë janë vendimtare për anëtarësimin në BE pasi BE e konsideron si bazë e të drejtës në rrugën e demokracisë funksionale”, theksoi.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

Nga parlamenti, udhëzoi që të punohet për zmbrapsjen e korrupsionit.

“Unë e di që rruga juaj në BE do të vijojë të jetë ambicioze, ndaj punoni më tej në zbutjen e pengesave atje ku ndodhen, punoni në zmbrapsjen e korrupsionit vijoni reformën në drejtësi, dhe punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë”, ishte porosia e kreut të shtetit gjerman.

Korrupsioni – shqetësim i biznesit gjerman

Më herët ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf ka shprehur shqetësim për gjendjen e korrupsionit në vend.

Disa muaj më parë, në prezantimin e gjetjeve të një vrojtimi nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, korrupsioni, mungesa e transparencës në prokurimet publike dhe siguria ligjore shiheshin si problemet më të mëdha.

“Është frustrues problemi i korrupsionit, të cilin e kam dëgjuar që kur kam ardhur [në Shqipëri]”, tha Zingraff para gazetarëve në Qershor.

Edhe Europa e shqetësuar

Prej asaj kohe, gjerat duket se nuk janë përmirësuar aspak. Europa vijon të jetë e shqetësuar me nivelin e korrupsionit në Shqipëri, luftën ndaj krimit të organizuar dhe lirinë e medias. Kjo duket në dokumentin me draft-rekomandimet e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, publikuar nga media një ditë më parë.

“I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare për të vijuar eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, në veçanti në nivelet e larta, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimeve publike deri te financimet e partive politike. Shënim, me shqetësim që Shqipëria ka rënë me 27 pozicione nga 2016 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International’”, thuhet në draft.

Në raportin e fundit të Transparency International, Shqipëria shënoi një pikë rënie, krahasuar me një vit më parë.

Korrupsioni dhe emigrimi

Në raporte e artikuj mediatike korrupsioni përmendet si një dnër shkaqet e migrimit të shqiptarëve, që shifrat po e vërtetojnë se është kthyer në një fenomen në masë.

“Korrupsioni vijon të mbetet shqetësues. Pra, nëse ne me Reformën në Drejtësi mendonim se do të çrrënjosnim korrupsionin nga sektori publik dhe privat, perceptimet vijojnë të jenë ende të larta edhe nga takimet që ne kemi me qytetarët, por edhe me të rinjtë, ku, një pjesë, arsyet e largimit të tyre lidhen me mungesën e meritokracisë, korrupsionin, me faktin që nuk kanë mundësi të mjaftueshme dhe të përshtatshme për ta. Pra, vijojmë të jemi në termat e shqetësimit të niveleve të korrupsionit”, u citua nga Zëri i Amerikës drejtuesja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, gjatë një takimi në Shkodër disa javë më parë.

Shkak për emigrimin e të rinjve shqiptarë, korrupsioni përmendet gjegjësisht edhe në raportimet e mediave të huaja prestigjioze.

Në një artikull të publikuar së fundmi, BBC, duke iu referuar një sondazhi të Gallup, liston korrupsionin si një ndër arsyet pse shqiptarët duan të lënë Atdheun.

Daily Mail, po ashtu, ka shkruar për një “korrupsionin endemik që godet pothuajse çdo shtresë të shoqërisë.

Nicola Gratteri, një nga prokurorët më të shquar italian në luftën kundër mafias në shtetin fqinjë, foli për “korrupsioni të frikshëm” në Shqipëri, që sipas tij mundëson forcimin e krimit.

Është e gjatë lista e raporteve, mediave, autoriteteve, të cilat dëshmojnë për gëlimin e korrupsionit në rritje në Shqipëri, që duket si një damkë që ka mbërthyer vendin, peshqesh nga qeveria Rama.

/Boldnews.al/

Etiketa: europaFrank-Walter Steinmeiergjermaniakorrupsionipresidenti gjerman

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
BOTA

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

15:13 : 17/10/2025
Para

U përplas te vizat e bardha, rëndohet gjendja e 38-vjeçares shqiptare në Itali

TË GJITHA

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

13:48 : 31/10/2025

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

13:46 : 31/10/2025

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ EMRAT e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen

13:42 : 31/10/2025

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

13:30 : 31/10/2025

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com