• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshime e flamuj të kuq/ Veliaj i jep “Agi Kons” tenderin 18 mld lekë për Teatrin

17:25 : 01/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, ashtu si edhe prishja e tij në maj të vitit 2020, shoqërohet me pikëpyetje të madhe mbi ligjshmërinë dhe procedurat tenderuese.

Këtë të Enjte (1 Dhjetor 2022), Bashkia e Tiranës ka shpallur rezultatet e procedurës së prokurimit publik, me objekt “Ndërtimi i objektit “Godina e Teatrit Tiranë – Faza I-rë”, me fond limit 18.5 miliardë lekë të vjetra.

Në tender kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë dhe është shpallur fitues bashkimi i operatorëve “Agi Kons & BE IS”.Portali i specializuar për prokurimet publike “spending.data” ka ngritur “flamurin e kuq” në tenderin gjigand të zhvilluar nga Erion Veliaj.

Sipas të dhënave zyrtare, fituesi është shpallur pas eleminimit të të gjithë konkurentëve të tjerë. Po ashtu, oferta fituese nuk është më e ulta. Të dy këto elementë janë të mjaftueshëm për të ngritur dyshimet mbi mënyrën se si është shpallur fituesi në tenderin për objektin që ka shkaktuar debate të ashpra politike e publike.

Lexo edhe:

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

Tenderi

Referuar dokumentave zyrtare, në tender kanë marrë pjesë: “Don Jurge” shpk, “Eduart Çela”, “ADMC International & ED Construction”, “Agi Kons & BE IS”, “4 A-M & Arkonstudio” dhe “Hastoçi”. Bashkia e Erion Veliajt ka eleminuar 5 nga 6 konkurentët, duke lënë në fund në garë bashkimin e operatorëve “Agi Kons & BE IS”.

Rezultatet e tenderit për Fazën e Parë të ndërtimit të Teatrit Kombëtar

Konkurrenti fitues ka paraqitur ofertën 18.4 miliardë lekë të vjetra, e cila nuk rezulton të jetë më e ulta në këtë procedurë. Tenderi për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar u shpall në Tetor të këtij viti, pas më shumë se dy vitesh nga shembja e tij.

Veliaj, me mbështetjen absolute të kryeministrit Edi Rama, u tregua i vendosur për shkatërrimin e ndërtesës simbol të kulturës në Shqipëri, megjithëse hasën në kundërshti të forta të komunitetit të artistëve dhe shoqërisë civile.

Shkatërrimi i godinës së Teatrit

Në orët e para të datës 17 Maj 2020, kur qytetarët shqiptarë ishin të detyruar të qëndronin të karantinuar për shkak të Covid-19, fadromat e Bashkisë së Tiranës mësynë mbi objektin e Teatrit Kombëtar, pranë qendrës së qytetit.

Fadromat dhe policia u treguan agresive ndaj qëndrestarëve në mbrojtje të teatrit, madje edhe rrezikuan jetën e disa prej atyre që gjendeshin në brendësi të ndërtesës kur hekurat e fadromave nisën shembjen e mureve.

Historia e rrëzimit të Teatrit Kombëtar ka nisur shumë herët, në vitin 1999. Në atë kohë, Edi Rama ishte Ministër Kulture në qeverinë e drejtuar nga Ilir Meta dhe e kishte vendosur në krye të planit të tij të punës shkatërrimin e godinës simbol. Në atë kohë, Rama nuk gjeti mbështetjen e Metës dhe u tërhoq nga projekti i shkatërrimit. Shumë vite më vonë, në vitin 2018, tashmë si kryeministër, Rama iu rikthye rrënimit të Teatrit Kombëtar, por me një projekt më të aktualizuar.

Ai dhe maxhoranca e tij miratuan ligjin klientelist “Fusha”, nëpërmjet të cilit kompania ndërtuese e Shkëlqim Fushës do të ndërtonte një grup kullash në territorin aktual të Teatrit Kombëtar dhe brenda atij kompleksi, ndoshta, mund të krijohej një hapësirë për shfaqjet teatrale.

Ligji klientelist “Fusha” u kundërshtua nga Bashkimi Europian dhe Edi Rama u tërhoq përkohësisht nga idea e shkatërrimit të Teatrit. Por, tërheqja e tij ishte e përkohshme. Në kulmin e pandemisë Covid-19, ai urdhëroi fadromat për shkatërrimin e godinës.

Më vonë, Gjykata Kushtetuese shpalli anti-kushtetues ligjin “Fusha” dhe procedurat e mëtejshme që kulmuan me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Por, vendimi i Kushtetuese, e cila në kohën e prishjes së godinës nuk ishte funksionale për shkak të Reformës së çoroditur në Drejtësi, ishte i vonuar dhe tashmë rrafshimi i godinës ishte bërë fakt i kryer.

Pas atyre zhvillimeve të vrullshme dhe anti-ligjore, Qeveria dhe Bashkia kanë vendosur të ndërtojnë një teatër të ri kombëtar, ku mendohet se do të shpenzohen mbi 30 milionë euro të taksapaguesve të Tiranës, por edhe të Shqipërisë.

Etiketa: "Agi Kons"18 mld lekeErion Veliajteatri kombetartender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

09:54 : 21/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
Para

Lajm i keq për Portugalinë, përfundon Botërori i Katarit për lojtarin

TË GJITHA

Bombarduesit amerikanë pranë Venezuelës, Maduro-Trumpit: Të lutem, jo luftë! (Video)

12:43 : 24/10/2025

Bylykbashi te Ligjet: Task-Forca e SPAK dështoi, raporti i ODIHR tregoi se krimi zgjedhor nuk u parandalua

12:29 : 24/10/2025

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore/ Zbardhet projektvendimi i dakordësuar mes palëve

12:13 : 24/10/2025

Belinda Balluku merret e pandehur? Gazment Bardhi 5 pyetje drejtuar SPAK

12:10 : 24/10/2025

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia

12:09 : 24/10/2025

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com