• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyfishohet numri i të prekurve nga HIV/AIDS krahasuar me vitin e kaluar

18:55 : 01/12/2022
në AKTUALITET, RAJONI, SHENDETI

Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS e gjen Kosovën me shtatëmbëdhjetë raste të reja të personave të prekur me këtë virus përgjatë vitit 2022, që shënon dyfishim rastesh në krahasim me një vit më parë kur ishin regjistruar tetë raste.

Drejtori i repartit për personat e prekur me HIV/AIDS, në Klinikën Infektive në Prishtinë, Murat Mehmeti, i tha Zërit të Amerikës se vetëm dhjetë nga rastet e reja janë duke u trajtuar aktualisht.

“Në klinikë ku ne i trajtojmë dhe i përcjellim këta persona, deri tash janë lajmëruar vetëm dhjetë raste. Këto shtatë rastet tjera tash për tash nuk janë lajmëruar në klinikë dhe nuk kemi informata të bollshme se ku kanë përfunduar”, tha zoti Mehmeti.

Ai bën thirrje për numër më të lartë testimesh për HIV/AIDS duke nënvizuar se zbulimi i hershëm është thelbësor për trajtimin e të prekurve.

“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një infeksion që cak kryesor ka dëmtimin e imunitetit të organizmit të njeriut, nëse sëmundja përparon dhe zbulohet vonë atëherë normalisht që edhe mundësia e trajtimit dhe shërimit, në fakt shërim nuk kemi për këtë, por mundësia e trajtimit është shumë më e mirë nëse zbulohet herët, ndërsa nëse kemi zbulim të vonshëm mundësia e trajtimit është më e vështirë”, thotë ai.

Lexo edhe:

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillim të Grupeve Sociale, e cila që nga viti 2006 kryen testime për HIV/AIDS, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se stigma vazhdon të pengojë trajtimin e duhur të sëmundjes.

“Shumë pak njerëz testohen sepse është tabu, mirëpo mund të them që është bërë një projeksion për Kosovën sipas të cilit mendohet se duhet të jenë diku 500 deri 600 persona të prekur me HIV e për të cilët nuk e di askush për shkak se nuk vijnë të testohen”, tha ai.

Kjo organizatë bashkë me qendrën “Labyrinth” dhe me mbështetjen e komunës së Prishtinës, hapën të enjten një qendër lëvizëse për testim në kryeqytet.

Drejtori për shëndetësi në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku tha se kjo qendër do të jetë e hapur për një javë, ndërsa më pas do të vendoset për lëvizjen e saj në pjesë të tjera të Kosovës.

 

“Diku prej vitit 2002 janë hapur qendrat e para për këshillim dhe testim vullnetar në Kosovë. Por qëllimi ynë sot ka qenë që të promovojmë te qytetarët, te njerëzit që dalin në shesh, edhe nëse ata nuk e bëjnë testin le ta marrin një informatë që në Kosovë mund ta bëjnë testin vullnetarisht. Ky test bëhet komplet në kushte anonimitetit”, tha zoti Sadiku.

Në Kosovë rasti i parë me HIV/AIDS është paraqitur në vitin 1986 dhe që nga atëherë 50 veta kanë humbur jetën. Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallën më të ultë të SIDA-s, por zhvillimet socio ekonomike e vënë atë në grupin e vendeve me faktorë të lartë të rrezikut./ VOA

Etiketa: HIVkosoverastesida

Lajme të lidhura

RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025
Para

EMRI/ Ishte "vajzë" në Messenger, 41-vjeçari shqiptar i zhvat 18 mijë euro italianit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com