• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Laboratori i drogës, njëri kimist e tjetri teknolog, zbulohet roli i kolumbianëve

19:54 : 25/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i zbulimit të laboratorit të drogës në Frakull.

Grupi hetimor ka gjetur në laborator çdo material apo pajisje të specializuar që duhej për të bërë ndarjen nga plehu kimik të drogës. Ndërkohë, i shpalluri në kërkim, kolumbiani Zaimir Rodrigez, (i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik) bashkë me dy të tjerë, janë të specializuar për ta nxjerrë lëndën narkotike nga çdo përzierje tjetër, përfshi edhe nga rrobat.

(Sqarim mbi vendosjen e lëndës narkotike në rroba: Tretet lënda, futen rrobat brenda dhe transportohen të thata. Kur kalojnë aty ku duhet fillon operacioni i përftimit me solucion, nxirret nga rrobat dhe është e pastër si tek prodhuesi.)

Mësohet se një prej kolumbianëve të përfshirë në këtë rrejt trafiku ishte i specializuar edhe për këtë proces, përveç ndarjes nga plehu kimik. Këta shtetas raportohet se kanë precedentë të theksuar kriminal në vendin e tyre dhe kanë qenë në shërbim të një klani shumë të njohur në Kolumbi.

Po ashtu bëhet e ditur se dy të arrestuarit janë njëri kimist dhe tjetri teknolog. Ndërsa Zaimir Rodrigez është kimist i mirëfilltë që ka punuar për klanin mafioz “Kali”.

Lexo edhe:

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

Burime bëjnë me dije se thasët me pleh kimik të përzier me kokainë pasi janë futur në territorin shqiptar janë bërë disa ndryshime vendi të paktën 3 herë deri kur ka mbërritur në destinacion përfundimtar në Frakull të Fierit te porositësi, aty ku ishte edhe laboratori ku do bëhej ndarja e drogës nga plehu kimik.

Grupi hetimor sqaron se gjithçka ka qenë në monitorim, hetim dhe përgjim nga autoritetet shqiptare, malazeze, DEA, por edhe nga partnerët. Po ashtu zbardhen edhe detaje nga itinerari i ngarkesës.

Raportohet se në maj është bërë porosia dhe është nisur në portin Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino” një kontenier me pleh organik i shpërndarë në 20 paleta.

Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi në portin e Pireut, ngarkesë që ishte në tranzit përmes Malit të Zi në portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria.

Ndonëse ka pasur sinjalizim nga porti, është dhënë urdhër që të mos flitet në lidhje me kontejnerin pasi ishte hetim disa mujor nga të paktën 5 agjenci ligjzbatuese të 5 vendeve të ndryshme.

Kujtojmë se të arrestuarit janë Viktor Cervanaku (ish-kryekomunar i PS punonte si drejtor në OST) Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Etiketa: drogeFierfrakullGrupi hetimorkimistkolumbianlaboratorteknolog

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025
AKTUALITET

’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

17:36 : 19/10/2025
AKTUALITET

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

13:00 : 19/10/2025
AKTUALITET

10 kg kanabis dhe armë pa leje, arrestohen 2 persona në aksin Nikël–Fushë Krujë

11:28 : 19/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:16 : 18/10/2025
Para

Problemet brenda PKK/ “16+1” josh, por ngre skepticizëm

TË GJITHA

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

09:14 : 20/10/2025

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

09:05 : 20/10/2025

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra dhe magnituda

08:43 : 20/10/2025

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

08:40 : 20/10/2025

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025

Java nis me diell! Si parashikohet moti për ditën e sotme

08:12 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com