• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosovë/ KQZ: Gjashtë subjekte politike aplikuan për zgjedhjet në veri

18:16 : 25/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë gjashtë subjekte politike, të cilat kanë paraqitur aplikimet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të cilat do të mbahen me 18 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, më 25 nëntor, ka njoftuar se ka periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të vendit, e cila kishte nisur më 15 dhjetor, ka përfunduar të premten, më 25 nëntor.

“Iniciativa qytetare Mitrovica ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për cerifikim për zgjedhjet e katër komunave… Partia e Serbëve të Kosovës (Partia Kosovskih Srba) ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Leposaviqit. Është një kandidat i pavarur. Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet për kryetarët e katër komunave. Iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe” (Srpski Opstanak) ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka njoftuar Elezi.

Elezi ka shtuar se pas pranimit të aplikacioneve, KQZ-ja do t’u drejtohet institucioneve përkatëse kompetente të vendit për të verifikuar kandidatët nëse ata janë në përputhje me Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimtë subjekteve politike dhe kandidatëve do të zhvillohet deri më 28 nëntor.

Lexo edhe:

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

Në aplikimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, nuk ka marrë pjesë Lista Serbe. Deri më 5 nëntor, kryetarët e këtyre katër komunave i takoni këtij subjekti politik, të cilët dhanë dorëheqje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më pas shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave të veriut të vendit, për datën 18 dhjetor.

Lista Serbe dha dorëheqje nga të gjitha institucionet në komunat veriore të Kosovës, Dorëheqje dhanë edhe 10 deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës, që kishin ulëset e garantuara. Por, ata u zëvendësuan më 17 nëntor nga nëntë të tjerë nga lista zgjedhore e po këtij subjekti politik, si dhe një nga lista zgjedhore e Iniciativës qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Dorëheqje gjithashtu kanë dhënë edhe pjesëtarët e komunitetit serb në Policinë e Kosovës në katër komunat e veriut të vendit dhe në gjyqësor.

Dorëheqjet pasuan pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin verior, Nenad Gjuriq, për shkak se ai kishte kundërshtuar të zbatonte masat e Qeverisë së Kosovës për targa serbe.

Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale në targa RKS (Republika e Kosovës) më 1 nëntor, i cili u kundërshtua nga serbët e veriut të Kosovës dhe Beogradi zyrtar.

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe. /REL

Etiketa: kosovezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
Para

VIDEO/ Ekuadori barazon Holandën, kapiteti nuk fal para portës

TË GJITHA

Dumani në Kuvend: Institucionet shtetërore nuk denoncojnë çështjet e korrupsionit

17:34 : 27/10/2025

Dumani: Ahmetaj i mirëpritur nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

17:32 : 27/10/2025

Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore!

17:23 : 27/10/2025

Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Grupet kriminale shqiptare aktive në trafikimin e kokainës në Evropë!

17:18 : 27/10/2025

Dumani në Kuvend: SPAK nën presion nga krimi i organizuar dhe politika

17:17 : 27/10/2025

Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

17:12 : 27/10/2025

Dumani në Kuvend: Në 2024 janë sekuestruar 65.5 milionë euro nga asetet kriminale

17:02 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com