• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komision parlamentar për investimet strategjike/ Kushtetuesja refuzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me shumicë votash që të mos pranojë për shqyrtim kërkesën e një grupi deputetësh të PD-së për komisionin hetimor parlamentar për investimet strategjike, me argumentin se nuk plotësonte kërkesën formale të firmave.

17:02 : 25/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Pasi mazhoranca kundërshtoi disa kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike”, 28 deputetë të PD-së iu drejtuan Kushtetueses në muajin korrik, duke pretenduar se “është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor”.

Deputetët demokratë i kërkuan Kushtetueses që të interpretonte në mënyrë përfundimtare nenin 77/pika 2 të Kushtetutës, që parashikon se Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të një të katërtës të të gjithë anëtarëve është i detyruar të caktojë komision hetimor për të shqyrtuar një çështje të veçantë.

Por në mbledhjen e datës 28 tetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e pranojë kërkesën e PD-së për shqyrtim në seancë plenare, me argumentin se nuk plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se ¼ e Kuvendit, një numër i domosdoshëm për të shqyrtuar një “mosmarrëveshje kompetencash”.

“Në kushtet kur konflikti i krijuar si rrjedhojë e vendimit të kundërshtuar të Kuvendit nr. 53/2022, në thelb, ka të bëjë me një mosmarrëveshje kompetence, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se në çështjen në shqyrtim një grup prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si subjekt kushtetues i ndryshëm nga një e katërta e deputetëve, nuk përbën subjekt në konfliktin kushtetues,” thuhet në arsyetimin e vendimit, duke mos legjitimuar si subjekt në kërkesën drejtuar Gjykatës.

Ndërkohë, në arsyetim të vendimit ritheksohet dhe një herë detyrimi kushtetues i Kuvendit për të miratuar kërkesën e pakicës për hetim parlamentar.

Lexo edhe:

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

Kundër këtij arsyetimi ishin anëtaret Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, të cilat në arsyetimin e pakicës, vlerësojnë se kërkesa plotësonte kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues dhe duhej të kalonte për shqyrtim në seancë plenare. Sipas tyre, duhej të merrej parasysh e drejta e 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje gjykatën dhe gjykata të bënte një interpretim përfundimtar të dispozitës kushtetuese.

PD tentoi të ngrinte një hetim parlamentar, pasi Komiteti i Investimeve Strategjike mori vendim për t’i dhënë statusin “investitor strategjik” Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe bashkëshort i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Deputetët që kërkuan hetimin pretenduan se ligji po zbatohej në mënyrë klienteliste dhe jo transparente. Sipas tyre, statusin e investitorit strategjik, që parashikon vënie në dispozicion të pronave publike dhe benefite të tjera, e kanë përfituar njerëz pranë pushtetit dhe jo investitorë të huaj siç ishte qëllimi i ligjit.

Kërkesa e parë u rrëzua në konferencën e kryetarëve, pasi deputeti Agron Duka u tërhoq nga firma në momentin e fundit, por PS-ja rrëzoi me votim në seancë dhe kërkesën e re të plotësuar me firmat e 35 deputetëve.

/Reporter.al/

Etiketa: Gjykata Kushtetueseinvestimet strategjikePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025
Para

Meta shpërndan mesazhin e rëndësishëm: Dhuna ndaj grave nuk duhet të tolerohet

TË GJITHA

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025

Prapësi me punët e Zotit!!!

14:21 : 01/11/2025

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni

14:09 : 01/11/2025

Ende pa marrë mbështetjen financiare, fermerët: Kaluan 5 muaj, nisim mbjelljen e grurit

13:57 : 01/11/2025

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

13:09 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com