• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

HEC-i në Zajs/ GJL i heq licencën kompanisë konçesionare për prodhimin e energjisë

19:51 : 25/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata e Lartë vendosi dje heqjen e licencës kompanisë konçesionare “Seka Hydropower”, për prodhimin e energjisë për HEC-in në Zajs.

Punimet për hidrocentralin prekin zonën e mbrojtur të Zall-Gjoçaj, e cila në vitin 2018 është bashkuar me Lurën për të formuar Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Po në atë vit, qeveria shqiptare miratoi lejen për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.

Aktivistë dhe qytetarë kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në zonë, ndërsa çështja ka përfunduar në favor të tyre në të treja shkallët e gjykimit.

Organizata “CENTRE FOR LEGAL EMPOWERMENT” që ka mbështetur juridikisht banorët shprehet se “ky vendim i Gjykatës së Lartë shënon një fitore në përpjekjen disa vjeçare të banorëve të Zall Gjoçaj në Mat dhe mbështetjes ligjore që Centre for Legal Empoëerment i ka dhënë kauzës së drejtë dhe mjedisore të tyre.”

“Prej vitit 2019, ne kemi qenë të angazhuar në mbështetje të banorëve të Zall-Gjoçaj të cilët, përmes rezistencës qytetare dhe asistencës ligjore nga aktivistët dhe avokatët tanë, kundërshtojnë ndërtimin dhe funksionimin e HEC-it në territorin e pasurisë natyrore të parkut “Lurë-Dejë”. Centre for Legal Empowerment dhe avokatet e saj në sajë të angazhimit të pakursyer për kauzën qytetare dhe mjedisore njëkohësisht, kanë arritur të frenojnë përmes argumenteve të bazuara në ligj aktivitetin energjitik të HEC-it në fjalë. Ky rrugëtim ka njohur arritje dhe suksese të një pas njëshme në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend, duke u përballur dhe më vendime në disfavor të kauzës së drejtë të banorëve dhe komunitetit të Zall-Gjoçaj. Centre for Legal Empowerment së bashku me avokatët dhe mbështetjen e aktivistëve dhe komunitetit lokal vijoi rezistencën bazuar në kërkesën e drejtë mjedisore”, thuhet më tej në reagim.

Lexo edhe:

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

“CENTRE FOR LEGAL EMPOWERMENT” sjell dhe një kronologji të çështjes në tre shkallët e gjyqësorit:

“Fitorja e parë në këtë drejtim u shënua në Janar 2021, ku Gjykata Administrative e Tiranës shfuqizoi vendimin që licensonte kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e hidrocentralit në zonën e mbrojtur, vendim që u la në fuqi nga Gjykata Administrative e Apelit në Nëntor 2021.  Ndërtimi i HEC-it në Zais ndaloi, por përpjekja jonë për ta ndaluar atë përfundimisht, JO! Në muajin Mars 2022, Gjykata e Lartë vendosi për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit, vendim të cilin Centre for Legal Empowerment vendosi të kërkonte rigjykim.

Përpjekja jonë e pandalshme dhe qëndrueshme në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe pasurive natyrore të mbrojtura nga ligji dhe konventat arriti të finalizohej me suksesin dhe certifikimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 24 Nëntorit 2022. Kjo çështje dhe kauzë ia doli të triumfojë në sajë të bashkëpunimit të ngushtë midis aktorëve dhe grupeve të interesit të përfshirë në të, të cilët i bashkoi nevoja për drejtësi, mbrojtja e pasurisë natyrore, e drejta mjedisore, rezistenca qytetare dhe ekspertiza ligjore. Centre for Legal Empowerment vlerëson maksimalisht rezistencën e banorëve e cila e kombinuar me përkushtimin e avokatëve, para-ligjorëve dhe aktivistëve arriti të prodhonte një vendim të drejtë dhe në favor të interesit qytetar. Vendimi i datës 24 Nëntor është një gur i rëndë në vendosjen e precedentit dhe praktikave që do të shërbejnë në të ardhmen si instrument për mbrojtjen e mjedisit dhe kauzave të drejta qytetare”.

Etiketa: Gjykata e larteHEC-i në Zajs

Lajme të lidhura

Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH
AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
AKTUALITET

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen/ Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë

10:43 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali me “votën e pavlefshme”/ Ekspertizë minimale e injorim nga kolegët, si u zgjodh Asim Vokshi në Kushtetuese

12:17 : 30/09/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë zgjedh sot anëtarin e ri të Kushtetueses

09:05 : 30/09/2025
Para

Laboratori i drogës, njëri kimist e tjetri teknolog, zbulohet roli i kolumbianëve

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com