• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje/ Laborator droge në Fier, kokaina vinte nga Kolumbia, disa të arrestuar

18:47 : 24/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Detaje të reja janë bërë me dije nga laboratori i drogës që u zbulua në Fier që kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine por është kapur pasditen e sotme në Portin e Tivarit në Malin e Zi.

Në këtë mega operacion është përfshirë DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze por është mbajtur i fshehur nga Policia lokale për të shmangur ndonjë dekonspitim të mundshëm.

Mediat raportojnë se dy kolumbianë kanë qenë ekspertët e përpunimit të drogës në laboratorin e Fierit. Nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokaine. Mësohet se sasia në fjalë ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.

Lënda narkotike dyshohet se ka hyrë në vend nga Kolumbia dhe përpunohej në këtë laborator. Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej 3 muajsh. Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

  • Kokaina në Fier/ Zbardhet emri i të arrestuarit të parë

Lexo edhe:

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

Mes të arrestuarve është edhe Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i cili është i njohur për policinë pasi Klajdi Kodra është autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në 27 maj 2021.

Ngjarja ndodhi në një lokal kur ka nisur edhe sherri mes tyre për motive banale dhe persona e nisën sherrin nisur me grushte e shkelma ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Po ashtu, Klajdi Vrioni Kodra, akuzohej se ishte një nga organizatorët e atentatit te “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha. Klajdi Kodra po ashtu është person i dënuar më parë me burg për një ngjarje në vitin 2016, pasi akuzohet se plagosi dy vëllezër po te “Komuna e Parisit”.

Kodra është plagosur edhe vetë në vitin 2013 pranë Liqenit Artificial, në atë cka dyshohet se ishte një konflikt banal i rastit. Ndërkohë, Klajdi Vrioni (Kodra) ka rënë sërish në prangat e policisë lidhur me laboratorin e drogës në Fier, ku janë ndalaur edhe persona t ë tjerë në një operacion të zhvilluar nga policia shqiptare, ajo malazeze dhe DEA amerikane.

 

  • Detaje, si ishte fshehur kokaina që do të përpunohej në një laborator në Fier

Kokaina e cila është zbuluar në portin e Tivarit në Malin e Zi, kishte mbërritur nga Amerika Latine e futur në disa thasë me pleh kimik, me një sasi prej 400 kg. Kokaina u zbulua në muajin korrik dhe u mbajt në vëzhgim deri në momentin kur u tërhoq nga shtetas shqiptarë për tu përpunuar në laboratorin e kokainës në Fier.

 

  • Kokaina e fshehur në thasë në Portin e Tivarit

Në një aksion të përbashkët të policisë malazeze dhe asaj shqiptare janë arrestuar sot disa persona. Një sasi e madhe kokaine u sekuestrua në Portin e Tivarit. Kontrolle po kryhen dhe në territorin e Shqipërisë, në afërsi të Tiranës, në një magazinë në pronësi të një prej personave të arrestuar.

Sipas informacioneve të Vijesti, droga është zbuluar në korrik të këtij viti, pasi ngarkesa ka mbërritur në portin e Tivarit. Inspektorët e Sektorit për luftën kundër krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se do ta mbanin nën vëzhgim ngarkesën derisa të vinte porositësi për ta marrë, gjë që ndodhi sot

Etiketa: drogeFierkokainekolumbia

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Kush është Melissa Said? Influencuesja braziliane e akuzuar si mbretëreshë e drogës

15:23 : 28/10/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të shpallur në kërkim si pjesë e një organizate në Itali, arrestohen dy vëllezër në Durrës

10:11 : 28/10/2025
Para

E rëndë/ Nusja dhe djali dhunojnë të moshuarën në Fier (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com