• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës me faktin brenda, sa një kullë

12:33 : 23/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Fakti është ca brenda, e ca jashtë, sepse është aq i madh sa nuk e nxë asnjë vrimë ku të fshihet. I madh sa një kullë. Provat janë të dukshme. Shkresa, denocime publike, ekspertiza apo dëshmi që flasin vetë dhe ulërijnë: jemi këtu, të larta, të mëdha dhe pa leje. Oligarkia po i sfidon, duke u mbyllur gojën prokurorëve dhe hetuesve jo me beton, por me dyshimin e madh për afera. Çuditë tona nuk kanë të ndalur sepse kryeministri Edi Rama, pasi u kanë dhënë leje ndërtuesve për ngritjen e pallateve dhe kullave, në çdo cep të lirë, u hakërrehet prokurorëve duke i sfiduar herë më paaftësi e herë me dyshimin se brenda drejtësisë ka korrupsion.

Prokurorisë së Tiranës i mjafton vetëm një firmë e vulë nga prokurori për të dërguar dosjen në gjykatë për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm”. Dënimi? Minimalisht oligarkët e ndërtimit mund të dënohen me ca orë të mira punë publike, me fshesë në duar duke pastruar rrugët e Tiranës, apo dikush tjetër duke vaditur lulet në taracën e Bashkisë Tiranë, aty ku Lali Eri marton çiftet e reja Rilindas.

Janë 15 raste të evidentuara që kanë shkuar në prokurori në një formë apo një tjetër, qoftë edhe me denocime publike për spektakël propagandistik të qeverisë. Prokuroria mund të nisë në çdo kohë hetimet, por edhe pas ndryshimit të kreut të akuzës në kryeqytet, faktet i mbajnë brenda.

Asnjë oligark nën akuzë, asnjë biznesmen i lidhur mish e thua me qeverinë nuk po procedohet dhe si për ironi therëse, që bjerr shpirtrat e qytetarëve, Rama ka kohë edhe të bëjë hokatarin. “Është pazar me oligarkët për t’ua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat e katet pa leje”! Ja që as kjo s’ishte e vërtetë. “Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor”!-shkruan dhe sfidon kryeministri Edi Rama, duke dhënë po vetë përgjigjen: “Gënjeshtër e madhe edhe kjo, sepse qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”.

Lexo edhe:

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

Rikthehet “fantazma” e 2016-ës/ Prokuroria e SHBA-ve nis hetimet për origjinën e çështjes Trump–Rusi

Po si flenë të qetë prokurorët e Tiranës me gjithë atë fakt brenda? Ministri i Brendshëm shëtit me kamera nga pas duke treguar me gisht pallatet pa leje, nënkryeministrja Balluku habitet sesi oligarkia ndërtoi në sytë e inspektorëve bashkiak, policisë së rendit e madje edhe nën hëndën e prokurorëve. Këta të fundit kanë gjetur një zgjidhje të mesme të artë. Dërgojnë pafund në gjykatë dosje për “ndërtime pa leje” duke dënuar qytetarë që hapin një dritare, që savotojnë banesën, shtrojnë pllakat, apo ngrenë një çati që mos i mbysë shiu brenda fëmijët.

Për këtë kategori prokurorët, kryesisht këta të Tiranës, tregojnë dhëmbët, duke u përplasur në sy Kodin Penal për ndërtimet e paligjshme, ndërsa kur vjen çështja e kullave pa leje dhe pallateve që të zenë frymën e diellin heshtin, duke mbajtur me qejf mbi vete edhe kryeministrin që bën qejfin e tij sa herë dëshiron, i cili penetron thellë e më thellë propagandën.

Minimalisht çdo dosje e ndërtimeve pa leje ka me dhjetëra persona përgjegjës që duhen dërguar para gjykatës. Së pari oligarkët për akuzën e ndërtimit pa leje dhe më pas dhjetëra inspektorë të Inspektoriatit Urbanistik Vendor, të Ispektoriatit Kombëtar dhe pononjës të policisë së shtetit.

Janë çështje që nuk kërkojnë hetime të thella, as prova materiale dhe ekspertiza. Mjafton të kenë në duar lejen e ndërtimit, verifikimin në terren nëse është zbatuar dhe më pas për çdo parregullsi në ngritjen e kateve pa leje dosja kospitet për në gjykatë. Loja do vazhdojë me kryeministrin që bën sikur denocon oligarkinë, me këta të fundit që blejnë pafajësinë me fajin e ndërtimit të paligjshëm dhe me prokurorët që “rrisin katet e shukave” për të bërë “drejtësi” ndaj të pamundurve që ndertojnë një kotec apo një çati. Fakti e paska gjetur një vrimë, qenka në prokurorinë e Tiranës.

Etiketa: hetimekate pa lejeNdërtim i paligjshëmoligarkeProkuroria e Tiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
BOTA

Rikthehet “fantazma” e 2016-ës/ Prokuroria e SHBA-ve nis hetimet për origjinën e çështjes Trump–Rusi

18:28 : 05/08/2025
AKTUALITET

SPAK i komunikoi akuzat/ Reagon Meta: Ja dy kërkesat që i ngritëm me forcë për t’u hetuar

15:39 : 04/08/2025
BOTA

SHBA/ Nisin hetime ndaj ish-prokurorit Jack Smith

10:33 : 03/08/2025
AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
Në foto: Ceno Klosi në SPAK
AKTUALITET

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

22:00 : 31/07/2025
Para

Grabitën dhe i morën jetën 89-vjeçarit në Mallakastër, lihen në burg dy autorët

TË GJITHA

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com