• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngjarje e pazakontë në Dimal/ Drejtoresha e shkollës dhunon e tërheq zvarrë mësuesen

23:52 : 23/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dimal, pasi mësuese Edlira Spahiu thotë se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9-vjeçare “5 Maji” ku ajo punon. Spahiu shprehet për emisionin “Stop” se ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të veçanta.

“Drejtoresha që kur ka ardhur pra 6 vjetësh në atë shkollë gjithmonë më ka sulmuar. Ka qenë dhunë verbale, dhunë psikologjike, ka përdorur gjithmonë prindër dhe nxënës kundër meje sepse unë kam qenë e preferuara e thashethemeve të saj. Kjo ka qenë arsyeja se nuk ka pasur ndonjë arsye që të më dhunojë. Nuk kam marrë asnjëherë asnjë masë disiplinore as nga drejtoresha e shkollës, as nga Drejtoria Arsimore, as nga zyra Arsimore.

Pavarësisht se shkolla dispononte orë mësimore që unë të vazhdoja të jepja lëndën e gjuhës, drejtoresha e shkollës, në bashkëpunim me drejtorin e arsimit, zotin Selman Hodo, bashkëpunoi që të largohesha aty dhe ia arriti qëllimit. Orët e mia ia shpërndau mësuesve të tjerë, ndërkohë filloj dhe punoj jashtë profilit, mësuese për nxënës me aftësi të kufizuara”, tha denoncuesja.

Më tej ajo shtoi: Duke qenë se më erdhi në majë të hundës nga intrigat që drejtoresha nuk ndalon së bëri ndaj meje, në Shtator kam bërë një ankesë me shkrim në Zyrën Arsimore dhe e kam dorëzuar tek juristi. Objekti i ankesës ishte: Përdor nxënës dhe prindër kundër meje.

Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën.

Lexo edhe:

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, dy të arrestuar në Durrës (EMRAT)

“Që nga ai moment drejtoresha jo vetëm nuk ndryshoi sjellje, por ka marrë më zemër, është fuqizuar më shumë për intrigat e saj saqë arriti të përdorë dhe dhunë fizike. Më kapi duart ajo. Më kapi parakrahët. Më ka marrë zvarrë dhe më ka futur në klasë. Më futi në një klasë”, u shpreh denoncuesja.

Kjo e fundit i thotë titullares, se do të shkojë në polici dhe do ta denoncojë edhe në “Stop”, dhe sjella e drejtoreshës ndryshoi në të kundërt.

“Pas aktit të dhunës i them drejtoreshës që do shkoj tek “Stop” dhe do të bëj denoncimin në polici, drejtoresha më vjen nga mbrapa duke më thënë “hajde në shkollë se të presin nxënësit”. Rojen nuk e lejonte të hapte portën dhe duke ndryshuar një sjellje dhe një ton 100% me mua”, tha denoncuesja për “Stop”.

Drejtoresha: Hajde me mua, hajde!

Mësuesja: Të lutem!

Drejtoresha: Hajde me mua thashë! Po hajde pra! Hajde me mua!

Mësuesja: Moj të lutem! Do më lesh pak?

Drejtoresha: Hajde!

Mësuesja: Jo, jo, jo! Moj të lutem, nuk e dua ditën e punës sot!

Drejtoresha: Të lutem, tani!

Mësuesja: Moj të lutem, largohu pak nga mua!

Drejtoresha: Nuk do largohesh, se do rrish tek puna ime ti!

Mësuesja: O ti! (rojes) Hape një çikë derën, të lutem!

Drejtoresha: Më fal një sekondë, se janë edhe punëtorët aty! Çfarë po bëhet tek kjo shkolla? Se tmerrohen edhe fëmijët, o Eda…

Mësuesja: Sot, sot po largohem.

Drejtoresha: Moj, nuk do largohesh ti!

Mësuesja: Hiqe ditën! Nuk kam nevojë as për një ditë, as për 1 vit. Kjo që jam, jam…nuk jam e pasur…

Drejtoresha: Po hajde moj Eda, në qoftë se merremi bashkë të dyja! Po ç’ke moj Eda, se do të të çoj unë tek shtëpia. Nuk do ikësh vetë! Do të të çoj unë!

Mësuesja: Jam e fuqishme!

Drejtoresha: Kape krahun!

Mësuesja: O ti Geni! (rojes) Të lutem hape një çikë derën mos të.. !

Drejtoresha: Po mos bëj skandal, se është turp!

Mësuesja: Po më detyron.

Drejtoresha: Po nuk më detyron, por hajde!

Mësuesja: Mos më fol më! O Geni! (rojes) Hape një çikë derën, se boll kam folur me ty unë!

Drejtoresha: Po një sekondë! Të lutem unë tani, për hir të fëmijëve, që po presin për mësim! Hajde me mua!

Mësuesja: Po ç’të të vij unë më?

Drejtoresha: Po një sekondë pra…!

Mësuesja: O Geni! (rojes) Hape një çikë! Më fal, të shkela! Të shkela, padashje!

Drejtoresha: Po s’ka gjë, më shkel moj!

Mësuesja: O Geni, hape një çikë…!

Drejtoresha: Mos me bëj ketë në rrugë moj…!

Mësuesja: Po tani ti, mos më detyro të dal nga vetja!

Drejtoresha: Po mirë, oj Eda, do thonë, që kemi shkalluar nga mendja ne?

Mësuesja: Jo më, nuk jam e shkalluar unë. Unë po i lutem atij, hape pak derën!

Drejtoresha: Hajde me drejtoreshën ketu! Më kap prej krahu! Po më kap prej krahu, moj..!

Mësuesja: O Geni, hape derën, se do dal! Hape derën, se do dal, po të them!

Spahiu u ankua në Zyrën Arsimore në policinë e Dimalit dhe u paraqit edhe te mjeku dhe rasti i kaloi prokurorisë.

“Çështja ka kaluar në prokurori. Shkoj në shkollë. Nga moment që ka marrë vesh denoncimin që unë kam bërë në polici, është bërë vigjilente në veprimet e saj sepse e kam shprehur se nëse nuk gjej drejtësi në institucionin përkatës do t’i drejtohem “Stop”. Kërkoj të punoj e qetë pa presione psikologjike, pa dhunë siç më ndodhi. Të vazhdoj të punoj siç duhet, të mos ndjehem e tensionuar dhe e kërcënuar. Nuk besoj se është rast i vetëm sepse drejtoresha ushtron dhunë në çdo kohë tek të gjithë. Prandaj kësaj drejtoreshe i duhet thënë “Stop””, tha denoncuesja.

Kur gazetarja e “Stop” takon drejtoreshën për ta pyetur, kjo e fundit nxjerr pretendimin se mësuese Edlira ka dhunuar nxënësit.

“Nuk është e vërtetë. Fëmijët dhunohen”, tha drejtoresha.

Me pak fjalë drejtoresha vuri në dispozion një fletë formati me shkrim dore me emrat e nxënësve të një klase bashkëngjitur me firmat dhe një datë 4 Nëntor 2022. Por drejtoresha ka harruar një detaj të vogël sepse më 4 Nëntor mësuesja është pajisur me raport mjekësor. Jo pak, por drejtoresha del blof.

Gazetarja: O zemër o yll bote ke dalë blof.

Drejtoresha: Të lutem eja, hajde, hajde.

Gazetarja: Hajde këtu. Drejtoresha ke ndonjë letër?

Drejtoresha: Kam kolektivin, mësuesit dhe prindërit këtu.

Pra me pak fjalë titullarja e kësaj shkolle nuk ka asnjë argument për pretendimin e saj për dhunë. Nëse do të kishte një të tillë do merrte masa.

Meqë ka ankesa nga të dyja palët, “Stop” shkoi tek juristja e ZVA Dimal, Dinora Mjeshtri e cila thotë se ka vetëm ankesë nga ana e arsimtares për titullaren.

Pasi pa pamjet e kësaj titullare, drejtori ZVA në Dimal, Isuf Bazaj, tha se do të ngrejë grupin e punës dhe do analizohet sjellja e drejtoreshës së shkollës.

“Ndaj një drejtoreshe të tillë sigurisht që do të merret një masë”, u shpreh drejtori./tvklan

Etiketa: Adelina ParangonidhunedrejtoreshaEdlira Spahiumesuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026
AKTUALITET

Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, dy të arrestuar në Durrës (EMRAT)

14:04 : 20/06/2026
AKTUALITET

Dhuna barbare ndaj çiftit Nika, identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga 5 autorët e dyshuar

14:05 : 18/06/2026
AKTUALITET

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë, njëri kishte armë

12:47 : 17/06/2026
AKTUALITET

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz/ EMRAT – DETAJE

09:25 : 17/06/2026
AKTUALITET

I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke!

08:13 : 13/06/2026
Para

Ish-mbrojtësi i Interit ngre stekën: Prisni të tjera fitore të mëdha

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet