• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkodra “nën” ujë/Berisha-Ramës: Je hajdut! Spahia: KESH i rrezikoi jetën qytetarëve

15:03 : 21/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Nga Shkodra e përmbytur ku udhëtoi me urgjencë paraditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me kryebashkiakun Bardh Spahia.

Berisha nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili mori guximin t’i përgjigjej në rrjetet sociale pas fjalës së liderit të opozitës gjatë ndalesës në fshatin Kuç, ku tha se Rama dhe Balluku janë verbuar nga paraja, duke hapur digat e HEC-ve të Komanit dhe Vaut të Dejës, në një kohë që shesin energji me çmim 4 herë më të ulët se vlera e tregut.

“Hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje”, ishte postimi i Ramës në Tëitter, të cilit Berisha iu përgjigj duke thënë se shefi i qeverisë është hajduti më i madh në historinë e kombit.

Berisha tha se gazetarët dhe qytetarët nuk mund të kontrollojnë dot tenderat e KESH, aty ku po vidhen miliona euro me kontratat për blerje energjie, pasi qeveria ndërtoi platformën dixhitale për t’i fshehur ato.

“Përgjigja ime është ai në çdo akt që firmos fap fap fap vetëm vjedh. Vjedh, vjedh. Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument, si mund të vjedh një burrë 2 metra. Janë afera njëra pas tjetrës që e nxjerrin hajdutin më të madh të kombit shqiptar, që kur është themeluar, unë nuk dua por vetëm me energjinë të ndalem. A keni pare, keni marrë pjese, kontrolluar një tender të vetëm për energjinë, përpara një zv ministër i merrte gazetaret dhe hapte zarfet para juve. Sot çfarë ndodh me KESH-in? Asnjë qytetar nuk kontrollon asnjë tender te KESH. Para një viti hapen tender për një platforme dixhitale prokurimesh, ne shkurt dështoi tenderi. Ne korrik na shfaqet si fantazme platforma dixhitale, askush se di kush e ndërton. Është një nga hajdutet që merr pjesë ne vjedhjet e KESH, që asnjë gazetar dhe qytetar të mos marre vesh kurrë se kush merr pjesë në tender. Kanë hapur portat e kaskadës verës, kanë shitur me 40 euro megavat klientëve dhe e kane eksportuar me 140 euro megavatin. Rama të behet burrë e ti çoj në gjykatë, në SKAP-in e tij, e kontrollon fund e krye. Vet është i zhytur deri në vesh”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Masakra në Shkodër/ Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Rama, disa prej tyre ishin aktivë në fushatë

Mot i keq në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës u ndal te gjendja në terren duke thënë se ka indicie se po përkeqësohet dhe se jeta e banorëve të zonave të përmbytura është në rrezik.

“Ka nevojë jetike urgjente pasi gjendja nuk po përmirësohet por përkeqësohet. Kemi pasur nevojë për shtim konsistent të burimeve njerëzore dhe logjistike, shtim të personelit ushtarak dhe mjeteve ushtarake dhe ardhjen me urgjencë te forcave te emergjencave civile me pajisjet e tyre. Situata vazhdon të mbetet serioze sa i takon Guri i zi, fshati Kuç, në disa lagje të qytetit, Ajasëm dhe Bahcallëkut. Ka ujë edhe në godina. Situatë e vështire edhe në Nënshkodër, në fshatin Obot, edhe në Dajc situata në përkeqësim”, deklaroi Spahia.

Sipas tij përmbytja është produkt i hapjes së portave te HEC-ve pa paralajmëruar, një akt i KESH për të cilin tha se rrezikoi gjithë qytetarët e Shkodrës.

“Shto këtu edhe izolimin e Shkodrës nga rrëzimi i urës së vjetër të Bunës nga vërshimi i ujit pas hapjes se portave të hidrocentralit dhe dëmtimi i urës aktuale të Bahcallëkut. Është situatë e paprecedent. Qytetarët ishin në rrezik serioz për jetën e tyre”, shtoi Spahia.

Etiketa: bardh spahiamoti i keqpermbytet shkodrapermbytjeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Masakra në Shkodër/ Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Rama, disa prej tyre ishin aktivë në fushatë

14:46 : 08/09/2025
BOTA

Mot i keq në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

20:00 : 07/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Ramaduro e vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

18:02 : 07/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli
AKTUALITET

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

17:48 : 05/09/2025
AKTUALITET

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

14:28 : 03/09/2025
Para

Dëshmia e Çapjes: Avokati im u vra se kishte përgjimet e një politikani të lartë

TË GJITHA

Britania ndryshon skemën: Azilkërkuesit nga hotelet në kazerma

16:35 : 08/09/2025

Kriza politike në Francë, Macron përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja dhe dorëheqjen

16:24 : 08/09/2025

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

16:14 : 08/09/2025

Kantierët që nuk mbarojnë/ Mijëra fëmijë në Kombinat e Astir, “eksod” për t’u shkolluar

16:13 : 08/09/2025

“Ruji fëmijët….”/ Ja si Ragip Gila udhëzonte të vëllanë për armët dhe dr*gën që iu gjetën në banesë

16:06 : 08/09/2025

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

15:51 : 08/09/2025

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër torturës

15:40 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com