• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria fsheh kontratën e kateve shtesë me Armando Lilon e “Arlis shpk”

Kryeministri Edi Rama reklamoi në fund të shtatorit një kontratë noteriale për kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes së ndërtuar në tejkalim të lejes në kullën “Eyes of Tirana”, por qeveria refuzon prej gati 2 muajsh ta vendosë atë në dispozicion.

13:07 : 21/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Më 29 shtator, kryeministri Edi Rama shfaqi në video live në faqen e tij në Facebook një dosje të verdhë, për të cilën tha se përmbante kontratën e parë noteriale të lidhur mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë ndërtuese të kullës së njohur si “Eyes of Tirana” në sheshin Skënderbej.

Kontrata noteriale bazohej në vendimit kontrovers të 9 shtatorit, i trumbetuar se do të kalonte në pronësi të shtetit sipërfaqet dhe katet pa leje të pallateve shumëkatëshe dhe kullave të ndërtuara në zonat preferenciale të Tiranës.

Sipas Ramës, VKM-ja i kishte vënë me shpatulla pas murit ndërtuesit që kishin shkelur lejet e ndërtimit dhe deri atëherë “ia kishin hedhur duke korruptuar inspektorë, policë dhe gjyqtarë”. Ai tha gjithashtu se kontrata e parë noteriale i jepte mundësinë qeverisë që të merrte 4646 metra katrorë në kullën në qendër të Tiranës – sipërfaqe e cila do të përdorej sipas tij për “strehim social”.

Prej 29 shtatorit, BIRN ka kërkuar përmes ligjit për të drejtën e informimit një kopje të kontratës noteriale të reklamuar nga Rama, por është përballur me heshtje dhe refuzim nga Kryeministria për ta vënë në dispozicion dokumentin.

Lexo edhe:

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

Në 18 tetor, pasi kishte kaluar afati 10 ditë pune sipas ligjit për të drejtën e informimit, BIRN i rikujtoi kryeministrisë se nuk kishte kthyer përgjigje. Pas këtij e-maili zyra e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit në kryeministri pretendoi se kërkesa kishte mangësi formale dhe kërkoi ribërje të kërkesës sipas një modeli të gatshëm.

Edhe pasi BIRN plotësoi formalitetet, kryeministria refuzoi kthimin e përgjigjes duke sjellë në vend të saj citime prej VKM-së, në të cilat aludohej se zyra e kryeministrit nuk e kishte dokumentin me të cilin Rama u mburr publikisht. Vetëm pas ankimit të BIRN pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, kryeministria tha në korrespondecë se “nuk e zotëronte dokumentin”.

“Kryeministria, si autoritet publik, nuk e administron dokumentin që kërkohet, në kuptim të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit””, thuhet në përgjigje duke referuar si bazë VKM 589.

Kryeministria e plotësoi detyrimin ligjor për ta referuar kërkesën në Ministrinë e Financave vetëm më 16 nëntor dhe thuajse dy muaj pas kërkesës, BIRN nuk ka marrë ende përgjigje.

Sipas një vendimi të Këshillit Kombëtar të Territorit, kontrata në fjalë është kontratë premtim shitje mes Ministrisë së Financave dhe  kompanisë “Ideal Construction” sh.p.k, për kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes së ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit.

Në këmbim, kompania ndërtuese përfiton një leje të re ndërtimi nga KKT me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga ndërtimi në tejkalim të lejes së Bashkisë së Tiranës.

/BIRN

Etiketa: arlis shpkArmando Lilobashkia tiraneEdi Ramaeyes of tiranakate pa lejeministria e financaveQeveria shqiptarevkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kurti: Po përpiqem të edukoj Ramën dhe ndërkombëtarët me aftësitë e mia

10:43 : 28/10/2025
Para

Përmbytjet në vend/ Evakuohen mbi 50 familje në Lezhë dhe Shkodër

TË GJITHA

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025

Arsyen e vërtetë pak vetë e dinë/ Elgiti dhe Klea i japin fund martesës

17:38 : 28/10/2025
Filip Shehu, autori i vrasjes

Detaje nga vrasja në Tiranë/ Filip Shehu goditi me thikë në bark dhe qafë 34-vjeçarin

17:36 : 28/10/2025

FOTO/ Ky është autori i vrasjes në Berat, goditi 42-vjeçarin me thikë pas sherrit për kalin

17:29 : 28/10/2025

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025

Vrasja në Berat, 62-vjeçari qëlloi me thikë viktimën për një kalë! Autori me precedentë penal (EMRAT)

17:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com