• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Kurti e Vuçiç në takimin e përbashkët urgjent në Bruksel

12:23 : 21/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell

Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

Lexo edhe:

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.

Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.

Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.

Në BE nuk duan të përmendin ndonjë afat kohor se sa do të zgjasë takimi, por thonë se shpresojnë se ai do të përmbyllet deri në mesditë.

Borrell do të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza e tashme dhe shmangia nga eskalimi i mëtejmë i tensioneve në terren, me theks targat e veturave dhe kthimi i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Shtetet e Bashkuara thanë një ditë para takimit se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave, dhe se “në mënyrë aktive po i mbështesim këto përpjekje”.

SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale.

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 20 nëntor se nuk është optimist për takimin në Bruksel.

“Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, tha Vuçiq më 20 nëntor në një intervistë për televizionin Prva.

Kurti më 18 nëntor tha se Kosova është duke “bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër”

“Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive dhe në ditët në vijim do të shohim sa do të jemi të suksesshëm në këto negociata të reja”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori. Plani për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka paraparë tri faza.

Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh për ata shoferë, dhe e treta targat provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

Të mbështetur nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri kundërshtojnë këtë proces dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës – nisur nga policia deri te Kuvendi dhe Qeveria.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar sot në Bruksel pas më shumë se tre muajsh. Edhe pse atëherë ishte thënë se pritet të ketë një dinamikë të re në dialog dhe takime të nivelit të lartë së paku një herë në muaj, liderët e dy vendeve nuk janë takuar në kuadër të këtij procesi që nga muaji gusht./REL

Etiketa: albin kurtialeksandar vucicdhe presidentin e SerbisëJosep Borrellme kryeministrin e Kosovës

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

12:21 : 12/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren dhe shpreh gatishmëri për koalicion me partitë tjera

08:30 : 08/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
Para

FOTOLAJM/Përdhunoi e groposi 8-vjeçarin, sillet me forcë në gjykatë Klodian Çalamani

TË GJITHA

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş