• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Krim makabër”, flasin familjarët e të moshuarit që humbi jetën pasi u grabit

10:37 : 20/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ndërron jete ne spital 89-vjecari Çaush Shehaj, i cili ra pre e grabitjes me arme ne banesën e tij në fshatin Klos të Mallakastërës.

Raportohet se i moshuari nuk u ka mbijetuar dot plagëve si pasojë e goditjeve të forta nga ana e 2 grabitësve që ju futën në shtëpi dhe e dhunuan, kërcënuan me armë e i vodhën një shumë parash.

Lidhur me ngjarjen për Ora News kanë folur Asqeri Çela dhe Astrit Çela, nipërit e 89 vjeçarin. Ata kanë treguar se i afërmi i tyre është dhunuar në mënyrë barbare nga grabitësit. Në të gjithë trupin ka pasur hematoma. Ata thonë se i moshuari jetonte i vetëm në banesë me bashkëshorten e tij të semurë nga skleroza. Ndërkohe që 4 fëmije të martuar të 89 vjeçarit ndodhen në emigrim.

Sipas tyre ky është rast i përsëritur, pasi ka ndodhur edhe një herë tjetër kur i kanë vjedhur çiften por s’kanë gjetur para. Të afërm të të moshuarit kanë kërkuar të vihet në vend drejtësia dhe të marrin dënimin e merituar për autorët e kësaj vrasje të rëndë.

“Krim makabër. Është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë. Ka shkuar policia një herë, mori shenjat e gishtave ai eksperti. Nuk u bë gjë herën e parë. Shkuan tani, e vranë. Humbi jetën sot. Gruan e ka të sëmurë, fëmijët i ka Greqi. ka dy djem dhe dy vajza. Ne duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha ai.

Lexo edhe:

Pas Luvrit, tjetër grabitje në Francë: Zhduken mijëra monedha nga muzeu Diderot

Francë/ Muzeu i Luvrit rihapet 3 ditë pas grabitjes së bujshme

Vetë bashkëshortja e viktimës tha se janë goditur të dy nga dy të rinjtë.

“Nuk ishte sëmurë por iku. Më kanë goditur, të dyve”, tha bashkëshortja. Ndërsa të afërm të çiftit thanë se e kanë gjetur të moshuarin në mes të shtëpisë, të gjakosur.

“Neve pamë që ishte goditur, dhe ishte në gjak. Ishte në mes të shtëpisë. Ambulanca erdhi menjëherë. Ja dera tek është, shiko, e kanë shqyer. Edhe herën e parë kështu e bën. Këta i kanë rënë në këmbë se këtu gjetëm baltë. Të shikosh jastëkun e motrës sime. Nuk tha asnjë fjalë ai“, tha kunata e 89-vjeçarit.

“Vajta të merrja qumësht e takova gruan e më tha Caushin e kanë bërë gjak. E gjet shtrirë tërë gjak. Erdhi hajduti me automatik. Ishte i gjakosur në tapet. Ka gjurmë akoma“, tha një tjetër e afërme e familjes Shehaj.

 

  • Ngjarja

Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Klos të Mallakastrës.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë arrestuar nga policia. Ata kanë arritur të marrin 5 mijë lekë nën kërcënimin e armës.

I moshuari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Në gjendje të lirë është proceduar një i mitur, 16-vjeçari F.Ç për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

 

Çfarë njoftoi policia?

Autorët e dyshuar të ngjarjes, Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë arrestuar nga policia.

“Bazuar në provat e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në ndërveprim me të gjitha strukturat e DVP Fier dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Klosi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. H., 22 vjeç, banues në Fier dhe M. G., 28 vjeç, banues në Portëz, Fier”, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Etiketa: Çaush ShehajdhuneemihgrimfamiljaretfemijetGrabitjevdes

Lajme të lidhura

BOTA

Pas Luvrit, tjetër grabitje në Francë: Zhduken mijëra monedha nga muzeu Diderot

18:14 : 22/10/2025
BOTA

Francë/ Muzeu i Luvrit rihapet 3 ditë pas grabitjes së bujshme

17:08 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
AKTUALITET

Itali – Babë e bir përleshen me “skifterët” shqiptarë që u hynë në shtëpi për të grabitur

11:02 : 22/10/2025
AKTUALITET

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025
RAJONI

U dënua nga Haga për krime luftë në Kosovë, vdes ish-gjenerali i ushtrisë serbe

16:02 : 20/10/2025
Para

Durrësi nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten disa rrugë

TË GJITHA

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025

Zjarr në një kabinë elektrike në Fier

19:34 : 24/10/2025

SHBA godet një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

19:18 : 24/10/2025

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

18:46 : 24/10/2025

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com