• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Fierit/ Kush janë të shpallurit në kërkim

21:22 : 16/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Listës së 14 urdhërave të arrestit të lëshuar për rastin e inceneratorit të Fierit në mars të këtij viti, iu shtuan sot dhe 11 emra të tjerë. Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme bëhet e ditur se këto urdhra lidhen me elementë e rinj që janë zbuluar gjatë hetimeve dhe për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në pranga ka përfunduar mbikëqyrësi i punimeve Arben Dervishi, i cili dyshohet se ka miratuar kryerjen e punimeve që në të vërtetë nuk janë realizuar, duke i krijuar kështu mundësi kompanisë që të përfitojë të paktën 4 milionë euro. Prokuroria thotë se ai është shpërblyer nga aksioneri kryesor i shoqërisë koncensionare, Klodian Zoto, i cili rezulton t’i ketë paguar atij bileta avionësh, udhëtime private jashtë vendit, përfshirë qëndrime në hotele apo bileta për ndeshje sportive në Itali.

Katër të arrestuar të tjerë, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, janë pronarë ose administratorë kompanish me të cilat koncensionari ka kryer blerje fiktive duke përfituar rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), për një shumë prej afro 500 mijë eurosh. Ata dyshohet se “kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k”.

Gajshtë personat e tjerë për të cilët janë lëshuar urdhëra arresti, janë në kërkim. Dy prej tre janë ish-administratorë të inceneratorit të Tiranës Arjola Kodra dhe italiani Giuseppe Ciaffaglione. Rasti i tyre nuk lidhet me hetimin e këtij inceneratori. Të dy dyshohen të kenë bërë pagesa fiktive në emër të babait të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, duke e paraqitur si të punësuar “Drejtor Kantieri”. Ai ka përfituar një pagë mujore prej 6 mijë eurosh për një periudhë nga tetori 2018 deri në janar 2020. I arrestuar në mars të këtij viti, ish-deputeti socialist përfitoi në tetor lehtësimin e masës së sigurisë, në arrest shtëpie, por u rikthye në burg javën e kaluar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Katër personat e tjerë, po ashtu në kërkim, janë ish administratori i inceneratorit të Fierit Luran Dusha dhe Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza, tre drejtuesë kompanish të lidhura me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar dhjetorin e kaluar.

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

Përmes tyre, sipas Prokurorisë së Posaçme janë bërë pagesa për punime të pakryera, për një vlerë për mbi 1.2 milionë euro, të cilat dyshohet se i kanë kaluar më pas në formën e ryshfetit, zotit Koka, përmes kompanive të tjera të familjarëve të tij. Këto kompani janë përmendur se kanë vënë në jetë të njejtën skemë dhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit, për të cilin janë mbyllur hetimet. Ndërkohë ato vijojnë dhe për inceneratorin e Tiranës, por deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë.

Afera e inceneratorëve shihet si një ndër rastet më të mëdha dhe flagrante të korrupsionit, ndonëse qeveria ka këmbëngulur t’i konsiderojë si veprime personale, aktet e zyrtarëve të saj të arrestuar.

/VOA/

Etiketa: inceneratori i fieritne kerkimspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
Para

Shqiptarët bëhen sërish “çështje” në Parlamentin britanik

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com