• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia bën bilancin, arrestohen 115 persona, sekuestrohen rreth 1 ton kanabis

14:13 : 13/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT

Policia e Shtetit, ka bërë bilancin në një javë ku janë kryer 28 operacione dhe megaoperacione policore, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe të çdo paligjshmërie.

Si rezultat i tyre, janë sekuestruar rreth 1 ton kanabis, 13 armë zjarri, 815 g kokainë, 110 g heroinë dhe 250 bimë narkotike, si dhe janë vënë në pranga 115 shtetas, për veprimtari të ndryshme kriminale.

Janë kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 15 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

“ Megaoperacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, nën koordinimin e EuroJust, u zhvillua nga skuadrat e përbashkëta hetimore, të përbëra nga Policia e Shtetit, SPAK, Policia dhe autoritetet gjyqësore spanjolle, për goditjen e veprimtarive kriminale në subjektet call center.

Megaoperacioni policor antidrogë “STUHIA”, në qarkun e Beratit, u finalizua me sekuestrimin e rreth 870 kilogramëve lëndë narkotike kanabis dhe 3 armëve të zjarrit, si dhe me vënien në pranga të 11 shtetasve, si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Lexo edhe:

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

Megaoperacioni policor antidrogë “TENTAKULAT”, në Tiranë, rezultoi me sekuestrimin e 745 g kokainë, 110 g heroinë, 1.3 kg kanabis, 5 peshoreve elektronike, si dhe shumave të parave. Për shpërndarje të drogave në doza, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, u vunë në pranga 15 shtetas.

Operacionet policore “Derveni” dhe “Vijimi”, në Krujë, çuan në zbulimin e 6 ambienteve të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. U vu në pranga 1 shtetas dhe u gjetën 250 bimë narkotike e fidanë narkotikë në vazo.

Gjatë operacionit “Vespa”, në Shkodër, u godit një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e drogave të ndryshme. U vunë  në pranga 4 shtetas dhe u sekuestruan sasi kanabisi, sasi kokaine, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.

 Operacioni “Presentation”, në Elbasan, u finalizua me sekuestrimin e 33.5 kg lëndë narkotike kanabis e municioni luftarak, si dhe me vënien në pranga të 2 vëllezërve që e mbanin lëndën narkotike në banesë dhe në automjet.

Gjatë operacionit policor antidrogë “Restart 12”, në Kapshticë, u vu në pranga një 64-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 9.2 kg kanabis që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 Operacioni policor “Krane”, në Sarandë, u finalizua me sekuestrimin e 2.7 kg kanabis dhe me vënien në pranga të 2 shtetasve që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike, drejt Korfuzit.

U vunë në pranga 2 shtetas që vodhën duke kanosur me armë zjarri, në banesën e një 40-vjeçari, në fshatin Brret, Krujë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u sekuestruan arma e krimit, municion luftarak dhe sendet e vjedhura.

 Në PKK Port Durrës dhe në Shkodër janë goditur 2 raste të kontrabandës së sasive të konsiderueshme të medikamenteve mjekësore; në Korçë është goditur një rast i kontrabandës së naftës dhe në Tiranë është goditur një rast i kontrabandës së aparateve celulare.

-Janë sekuestruar 965 kuti me medikamente mjekësore, 26 aparate celulare dhe sasi nafte, të kontrabanduara. Janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë në hetim, 7 të tjerë.

 Operacionet policore “Poker” dhe  “Game Over 2”, në Tiranë dhe në Kurbin, çuan në pranga 18 shtetas që organizonin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, 3 prej tyre organizatorë. U sekuestruan 2 tavolina pokeri, 11 makineta, çipsa, shuma parash e sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.Si rezultat i operacionit “Ngujimi”, të zhvilluar në Tiranë, u arrestua një 52-vjeçar që mbante të ngujuar, në banesë, dhe dhunonte bashkëshorten e fëmijët e tyre të mitur.

  U parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri mes 2 shtetasve (kushërinj). Në kuadër të operacionit “Dorëz”, në Tiranë, u vu në pranga shtetasi që kanosi me armë zjarri dhe u sekuestrua arma.

Policia e Fierit zbardhi dhe dokumentoi me prova ligjore, një aksident rrugor me pasojë vdekjen. U identifikua dhe u arrestua autori

  Në kuadër të operacioneve “Perimetri 199” dhe “Road Guard 49”, në Korçë dhe në Gjirokastër, u arrestuan 2 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

 Janë goditur 11 raste të vjedhjes së pronës ose pasurisë dhe janë vënë në pranga 7 shtetas.

Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 16 raste të krimeve mjedisore, 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 35 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 621 leje drejtimi, nga të cilat: 530 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 42 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Përmes përdorimit të alkool-testuesve janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, nga këta: 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

 

-Policia Kufitare me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Janë goditur 8 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 1 rast i “Trafikimi i narkotikëve”, 1 rast i “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si rezultat i të cilit u sekuestruan 25 000 euro të padeklaruara, 1 rast i “Kontrabandës me mallra të licencuara” dhe 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”.

U dokumentua veprimtaria kriminale dhe u arrestuan autorët e trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet PKK Rinas, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet policore turke.

Mirëmenaxhim policor profesional për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tubimit të datës 12.11.2022, të zhvilluar në Tiranë, dhe për parandalimin e ngjarjeve që mund të cënonin sigurinë e tubuesve. U shoqërua një shtetas që përbënte rrezik për jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë. I shoqëruari qarkullonte me mjet prerës (thikë), në mes të pjesëmarrësve në tubim. Angazhim maksimal nga shërbimet e Policisë, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor, si dhe për të garantuar, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, vijimin e procesit mësimor sa më të sigurtë. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, njofton policia.

Etiketa: arrestimedroghekanabismakinapoliciaraport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025
AKTUALITET

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
Para

Befason i besuari i Kremlinit: Putinit i janë ofruar kushte dorëzimi nga Perëndimi!

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com