• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama në burg”, gomonia dhe apeli për ndërkombëtarët/ Mesazhet nga protesta

19:38 : 12/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pjesëmarrje masive u shënua këtë të Shtunë në protestën para kryeministrisë që nisi rreth orës 16:00 dhe përfundoi rreth orës 19:00.

Protesta e thirrur nga opozita u zhvillua e qetë me përjashtim të një incidenti në fund të saj, me shoqërimin e një të riu pasi u hodh bojë e kuqe ndaj fasadës së kryeministrisë.

Mesazhet e qytetarëve

Për gazetarët, qytetarët treguan arsyet pse iu bashkuan protestës. Çmimet e rritura, taksat e larta, pasiguria për jetën, mungesa e shpresës ishin disa nga arsyet që u përmendën. Të tjerë folën me pankarta.

“Rama është një brand në korrupsion”; “Edi Rama arkitekt i shpopullimit”; “Pa ik Rama dhe Velia’; Shqipëria nuk shpëton”, “”Rama – Veliaj – Agacci zotërinjtë 420 milionë”, ishin disa nga prej tyre.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

486b8c9e-7b2f-4ee2-9227-f6bcb7cfece3
4
sor
njn

Një gomone me flamurin e Shqipërisë dhe Britanisë ishte e pranishme mes qytetarëve për të sjellë në vëmendje dramën e shpopullimit të vendit, gjatë qeverisjes Rama.

Mesazhet nga podiumi i protestës

Disa fjalime u mbajtën në podiumin e protestës nga aktivistë, politikanë si edhe qytetarë jo të njohur publikisht. Korrupsioni qeveritar, shpopullimi, vrasja e shpresës, mosmbështetja dhe vjedhja nga qeveria ishin disa nga arsyet që u dhanë prej tyre si shkak për pjesëmarrje në protestë.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia tha se tubimet duhet të vijojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Të fundit, fjalën e morën kreu i PL-së Ilir Meta dhe kryetari i PD-së Sali Berisha. Të dy thanë se Rama do të rrëzohet nga pushteti së shpejti dhe paralajmëruan vënien e tij para drejtësisë.

Deklarata e Berishës

“Ky miting është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar të bashkoheni me ne, në mënyrë që Ramës t’ja shkurtojmë ditët, ti presim biletën për aty ku e ka vendin. Slogani juaj ‘Edi Rama o hajdut, boll vodhe, shko në burg’ do bëhet realitet”, u shpreh kreu i PD-së Berisha.

Një apel e bëri edhe për ndërkombëtarët. “Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës se Rama është armiku i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh duhet tu deklaroj se Shqipëria s’do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Berisha u bëri apel qytetarëve ti bashkohen protestave.

“Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese, për të qenë vend besimi. Edi Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator mizor dhe i egër, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë atë sa më parë. Çdo shqiptar që dëshiron dyfishimin e rrogave, pensioneve, ndihmës ekonomike, që do të shkollojë fëmijët në Shqipëri, të bashkohet me ne kundër Edi Ramës. I garantojmë se janë të gjithë potencialet për një paketë antikrizë që çmimet të mos jenë më të larta se në Kosovë e Maqedoni, që rrogat të dyfishohen, që nafta të mos jetë më e shtrenjtë. Ne garantojmë përgjysmimin e taksave për fermerët, garantojmë çmime energjie të paktën tre-katër herë më të ulët se sot. Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe treg të lirë. Qytetarëve shqiptarë, që duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, i ftojmë të bashkohen me ne, se e ardhmja është mes nesh. Më mirë të përzëmë një njeri, sesa të përzihemi ne prej tij. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin, për entuziazmin tonë. T’ia japim ne të gjitha këto dhe ajo do ia kthejë me mirësi çdo shqiptari. Dhe njëherë, Zoti u bekoftë ju, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Zoti e bekoftë votën tuaj, familjet tuaja. Rroftë Shqipëria”, u shpreh kreu i PD-së.

Incidenti

Me mbylljen e fjalës së Berishës, qytetarët u ftuan nga dirigjenti i protestës që të ndezin qirinj para kryeministrisë “për të vrarët nga pushteti”, duke u përmendur Ardit Gjoklaj, Klodian Rasha dhe Lear Kurti. Pas kësaj, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë futur në shkallët e kryeministrisë. Disa prej tyre kanë ndezur qirinj. Në fasadën e kryeministrisë u hodh bojë kuqe në shenjë revolte.

Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar një person.

Për gazetarët, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se i riu u shoqërua pasi donte të vendoste një flamur të Shqipërisë te dritarja e kryeministrisë. “Për këtë flamur, donte ta vendoste te penxherja e kryeministrisë. Kaq e thjeshtë është. Po të ishte flamuri serb nuk do ndërhynin”, tha ai.

Policia, nga ana tjetër, njoftoi se protestuesi kishte thikë me vete.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në përfundim të tubimit kanë konstatuar një shtetas që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara. Shërbimet e Policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar shtetasin J.Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e bluve.

Pas kësaj, protestuesit u shpërndanë.

“Protestat do të vijojnë”

Pas fjalës në podium, kreu i PL-së Ilir Meta u shpreh për gazetarët se protestat do të vijojnë.

“Do vazhdojnë protestat pa mbarim. Koha e Ramës ka përfunduar, shpresëvrasës që s’ka asnjë legjitimitet. Rama ka goditur pluralizmin politik. Kemi energjitë e duhura për zgjedhje dhe protesta. Do mbrojmë lirinë dhe Atdheun. Referendum dhe primare”, tha Meta.

Etiketa: Edi Ramaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
Para

Protesta/ Balla injoron qytetarët: Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com