Kryeministria është fortifikuar para protestës së opozitës.
Mbrëmjen e kësaj të Premteje, janë vendosur fortifikime në hyrjen kryesore të kryeministrisë.
Ditën e nesërme, opozita ka thirrur një protestë kombëtare në orën 16:00, para zyrës së Ramës.
Opozita ka lajmëruar pjesëmarrje masive.