• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primaret në PD, mjeku i njohur prezanton kandidaturën për Bashkinë e Kukësit

15:21 : 11/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Dita e nesërme do të jetë afati i fundit për regjistrimin e kandidaturave në Primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale 2023.

Procesit i është bashkuar sot një tjetër emër, me mjekun e njohur Admir Sinamati që ka prezantuar kandidaturën në primaret e PD-së për Bashkinë e Kukësit.

Në fjalën e tij nga selia blu, Sinamati theksoi se shumica dërrmuese e demokratëve janë të bashkuar dhe se me rithemelimin e PD-së sipas një filozofie të mirëfilltë konservatore ku roli i anëtarit të partisë u ngrit në nivelin e kërkuar prej kohësh, tashmë nëpërmjet parimit te “Primareve”.

Fjala e Sinamatit:

Të nderuar anëtarë,

Lexo edhe:

Mjeku ligjor: Vdekja e futbollistit Dwamena të trajtohet si vrasje

U përllogarit gabim rezultati, kërkohet rinumërim votash në Kamëz, Tiranë e Dibër

të dashur simpatizantë, mbështetës dhe votues të Partisë Demokratike, të respektuar miqtë e mi drejtues të seksioneve, grupseksioneve dhe kryesisë së PD Kukës!

Jam para jush sot për t’iu falënderuar publikisht për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer morale, shpirtërore dhe politike, gjatë kësaj periudhe të ngarkuar dhe shumë të vështirë. Kohe kur kemi bashkëpunuar për të ruajtur vlerat e përbashkëta njerëzore dhe ideologjike, në shërbim të Kukësit dhe Shqipërisë, duke punuar dhe drejtuar së bashku Partinë Demoratike në Rajonin tonë.

Të dashur demokratë kuksianë!

Unë iu përgjigja thirrjes tuaj, në shenjë vlerësimi dhe respekti gjatë periudhës së përzgjedhjes së kandidatëve të PD për pushtet qendror e lokal në verë-vjeshtën e vitit 2020, por verdikti juaj në votimin e 25 Shtatorit 2020 nuk u njoh, pavarësisht se me votën tuaj më klasifikuat si më të mbështeturin. Kjo gjë ndodhi pasi asokohe ne Partinë Demokratike vendoste kryetarokracia dhe jo anëtarësia.

Gjithsesi nuk u dekurajova aspak, por i sigurtë në lidhjen tonë dhe besën e dhënë nuk u ndava asnjë minutë nga thirrja dhe bindja e shumicës prej jush.

Së bashku kontribuam në fitoren plebishitare të zgjedhjeve të 25 Prillit në Kukës, ndërsa pas 9 Shtatorit 2021 u ribashkuam rreth Dr. Berishës për të shpëtuar Partinë Demokratike nga pengmarrja dhe ia dolëm.

Ia dolëm të bashkojmë shumicën dërrmuese të demokratëve dhe të rithemelojmë Partinë Demokratike, sipas një filozofie të mirfilltë konservatore ku roli i anëtarit të partisë u ngrit në nivelin e kërkuar prej kohësh, -tashmë nëpërmjet parimit te “Primareve”, të sanksionuara në Statutin e votuar nga 4435 anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD.

Të nderuar miq, u ndjeva shumë i vlerësuar kur, pothuaj të gjithë kandidatët për kryetar të Degës së PD Kukës, në zgjedhjet e 17 Prillit 2022 iu bindën instiktivisht thirrjes se anëtarësisë, më kërkuan në mënyrë unanime dhe në konsensus të plotë ndërmjet tyre për të kandiduar dhe më vonë për t’u zgjedhur Kryetar i Degës së PD Kukës me rreth 92% te votave.

Të dashur motra e vëllezër demokratë.

Prej kohësh dhe në mënyrë të përsëritur kam marrë thirrje direkte, mesazhe të pafundme nga drejtues politikë lokale të PD –Kukës, anëtarë të thjeshtë të PD, miq, por edhe nga njerëz që nuk i kam takuar apo nuk i njoh fizikisht; per t’i prirë garës si kandidat i PD për kryetar të Bashkisë Kukës.

E vërteta është që: pas vitit 2005 kohë kur PD erdhi në pushtet, pavarsisht ofertave të bëra nga kabineti i kryeministrit Berisha për punësim në administratën e lartë të shtetit, unë iu ktheva me impenjimin maksimal Universitetit dhe profesionit tim të dashur Mjekësisë. Pas një pune të palodhur arrita të marr produktin final – vlerësimin nga profesorët e mi të nderuar, kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi vendas dhe të huaj. Arritjet e mia nuk i kam mbajtur thjesht si trofe për vete, por i kam ndarë me njerëzit në nevojë pa dallim përkatësie apo origjine dhe ky fakt më ka dhënë energji, fuqi dhe dëshirë për të vazhduar përpara.

Për shkak të dashurisë sime te pakufishme për Kukësin, formimit tim profesional si mjek, instiktit të brendshëm të shërbesës dhe ndjesisë së përuljes para njerëzve nevojtarë, i shtyrë nga kërkesa e vazhdueshme e sinqertë Juaja, kushtet në të cilat ndodhet per fat të keq Kukësi si dhe përgjegjësia që lind nga pozicioni politik, kam vendosur ta pranoj thirrjen tuaj dhe të KUKESIT, për të marrë pjesë si kandidat në “Primare” e PD Kukës.

Unë kam vendosur të marr pjesë në këtë proçes politik jetik dhe demokratik përzgjedhës, të kërkoj votbesimin tuaj për të më nominuar si kandidat i PD dhe opozitës aktuale për kryetar Bashkie në Kukës duke iu siguruar se:

– oferta ime është oferta e nje biri që e do pa kushte vendlindjen e tij,

– e një intelektuali që betohet në emër të parimeve të barazisë dhe së drejtës njerëzore,

– e një politikani që ka yll polar votën e lirë dhe besimin në vlerat e demokracisë,

-Oferta ime për Kukësin është oferta e një njeriu që punon për/dhe beson në Familje, në Zot dhe në Komb!

Misioni ynë i përbashkët është të punojmë pa u lodhur për të çliruar njëherë e mirë Kukësin nga uzurpatorët, të cilët përveç korrupsionit, arrogancës, dhunës, shpërfilljes po i servirin Kukësit dhe Shqipërisë emigracionin masiv dhe zbrazjen e shtëpive shqiptare.

Qëllimi ynë përkon me interesin e gjithë qytetarëve kuksianë, ndaj unë ndjehem i bindur dhe i sigurtë në realizimin e fitores sone ne zgjedhjet e 14 Majit 2023!

Zoti e bekoftë Kukësin!

Zoti i bekoftë patriotët dhe shqiptarët që e duan pa kushte Shqipërinë!

Etiketa: Admir sinamatiPrimaret ne PDzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mjeku ligjor: Vdekja e futbollistit Dwamena të trajtohet si vrasje

13:04 : 12/11/2023
AKTUALITET

U përllogarit gabim rezultati, kërkohet rinumërim votash në Kamëz, Tiranë e Dibër

15:18 : 20/05/2023
AKTUALITET

Berisha gjen “zgjidhjen” për të ndalur shit-blerjen e votës: Duhet votim me detyrim!

14:47 : 20/05/2023
AKTUALITET

Berisha: Aleanca Doshi-Rama-Basha vodhi bashkitë, komisionerët morën nga 10mijë euro

14:07 : 20/05/2023
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Maliqi: Në Kuçovë fitova, oligarku Pëllumb Salillari e rrëmbeu në tavolinë

13:45 : 20/05/2023
AKTUALITET

Hitleri “ngjallet” në Mat, fitues me FRD në garën për Këshillin Bashkiak

10:26 : 20/05/2023
Para

Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-lojtari i Teutës

TË GJITHA

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom