Në Shqipërinë tonë të vogël çdo ditë dëgjojmë lajme se si kafshë të ndryshme, rruge por edhe shtëpiake helmohen nga persona të ndryshëm e punonjës bashkie.
Ndërkohë që cepat e rrugëve tona mbushen plot me kafshë të helmuara dhe të ngordhura, në Greqinë fqinje ndodh krejtësisht e kundërta.
Një shtetas shqiptar ka treguar për JOQ ALBANIA se në një ishull të Greqisë, një trafik i madh është krijuar në rrugë pasi një pëllumb i plagosur ishte poshtë një makine. Sipas shqiptarit një grua erdhi dhe mori pëllumbin e plagosur. Shqiptarit i vjen keq për faktin se në vendin tonë kafshët vriten në mënyrë mizore, nga persona që mbajnë veshur kostumin e pushtetarit.
Ai lutet që edhe Shqipëria të bëhet si popujt e tjerë ndonjë ditë.
Mesazhi i shqiptarit:
Prsh Joq! Jetoj në nje ishull te Greqise. Sot ndaloj makina në rruge dhe u be rradhe e gjate trafiku nga ana e djathte, arsyeja ishte se poshte makines tij ishte nje pellumb i plagosur! Në pamundesi per te bere video sepse kisha duart e zena. Te gjithe buzeqeshen, erdhi nje grua dhe e mori pellumbin. Ketej te fusin në burg dhe per nje zog, por kane dhe tjeter edukate. Me vjen shume keq kur shoh lajme nga Shqiperia qe vrasin qente ashtu në menyre mizore.. Ishalla do e shohim ate ditë te behemi edhe në sadopak si popujt e tjere! Flm! Anonim.















