Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të Premte një 23-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. D., i cili gjatë një konflikti me një shtetas e kishte kanosur me armë sportive.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 18, Durrës, gjatë një konflikti midis tyre, kanë organizuar punën dhe si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi i menjëhershëm i shtetasit: A. D., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive dhe ka goditur me grushte, një shtetas. Në vijim të veprimeve për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 23-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan, pranga si ato të Policisë, municion luftarak dhe disa aparate celulare”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.














