• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shtëpia e barit” në Dimal, zbardhen DETAJET: Kujt i përkiste toka?

22:23 : 10/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat dhe DVP Berat, ku janë duke u marrë në pyetje rreth 150 persona të arrestuar në parcelat e hashashit në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.

Burime të brendshme nga Prokuroria e Beratit konfirmojnë se është sekuestruar 800 kg lëndë narkotike (hashash), pjesa më e madhe e paketuar dhe e bërë gati për tregtim.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, numri i personave të armatosur që janë arrestuar është 9 dhe të gjithë meshkuj, të cilët ruanin parcelat me hashash nga jashtë si dhe prodhimin e hashashit brenda serave.

Edhe pse ende nuk bëhet i ditur asnjë gjeneralitet i të arrestuarve, konfirmohet se asnjë nga punonjësit, duke filluar nga gratë që punonin brenda serave në kultivimin, vjeljen dhe paketimin e lëndës narkotike e deri tek drejtuesit, mbikëqyrësit, rojet etj., nuk janë nga qarku i Beratit.

Burimet e brendshme nga Prokuroria e Beratit konfirmojnë se të gjithë të arrestuarit janë nga zonat e veriut të Shqipërisë, pjesa më e madhe nga Fushë-Kruja dhe Lezha.

Lexo edhe:

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

FOTO/ Ky është çifti nga Korça që u gjet i vdekur brenda banesës në Francë

Po kështu, burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat bëjnë me dije edhe skemën e funksionimit të kësaj ferme hashashi, që lulëzonte prej më shumë se 3-muajsh në mes të serave të tjera në tokat bujqësore të fshatit Drenovicë.

Sera ishte marrë me qira dhe gratë që punonin në të flinin prej muajsh brenda serës me një sipërfaqe rreth 2 hektarësh, ku ishin përshtatur edhe ambiente fjetjeje me dyshek me ajër dhe dushe për t’u larë.

Sipas policisë, kjo mënyrë funksionimi e fermës së hashashit e ka bërë të vështirë identifikimin e saj. Kjo pasi, gratë nuk dilnin asnjëherë jashtë, ndërkohë që meshkujt iknin e vinin me mjetet e tyre private në zonë.

Por edhe kjo nuk është dukur e dyshimtë pasi dihej që sera ishte marrë me qira dhe në disa raste, për të mos rënë në sy nga pronarët e tjerë të serave përreth, vileshin dhe ngarkoheshim për tregtim domate e perime të tjera, që kultivoheshin në një perimetër të caktuar brenda kësaj sere.

Mësohet se sera është në pronësi të shtetasit Xhimi Dyli, i cili po merret në pyetje nga policia për të bërë të mundur arrestimin e personave që ua kishte dhënë me qira, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ende.

Parcelat e hashashit në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal u zbuluan dhe asgjësuan mëngjesin e sotëm gjatë një aksioni “top secret” të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Lënda narkotike ishte mbjellë në një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe serat ku ndodhej kanabisi kanë qenë ngjitur me atë të domateve dhe perimeve të tjera të mbjella brenda tyre.

Paketimi, sistemimi i drogës dhe përpunimi i saj kryhej brenda serës nga gratë e punësuara nga organizatorët dhe kokat e këtij aktiviteti kriminal./BW

 

Etiketa: drimalhetimeshtepi bari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është çifti nga Korça që u gjet i vdekur brenda banesës në Francë

13:40 : 14/11/2025
AKTUALITET

Gjendet i vdekur çifti korçar në Francë, çfarë dyshohet (EMRAT)

11:34 : 14/11/2025
AKTUALITET

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zjarri i rastësishëm zbuloi shtëpinë e barit në Belgjikë, dënohet banda shqiptare – EMRAT

20:12 : 07/11/2025
AKTUALITET

Hetimet për ‘Llogaranë’, socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend

16:38 : 06/11/2025
Para

“Asfalt elektoral”, Llatja i Elbasanit shpenzon 1.5 mln euro për mbushjen e gropave!

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com