• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Asfalt elektoral”, Llatja i Elbasanit shpenzon 1.5 mln euro për mbushjen e gropave!

22:30 : 10/11/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Erdhën zgjedhjet, “hapet thesi”. Të paktën në Elbasan, ku kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ka akorduldar një shumë të majme për të mbushur gropat në rrugë. Nëse deri më tani ai po vegjetonte, duke pritur investime “nga lart”, në vitin elektoral, ai do të mbushë gropat në rrugë dhe sheshe në qytete dhe fshatra. Por, nëse s’i ka bërë deri më tani, përse kujtohet në këtë kohë?! Apo zhvendosja e zyrave të bashkisë e ka çoroditur?

Por, duke pasur një “barrë” të rëndë, pasi është “hija” e paraardhësit, Qazim Sejdini, Llatja e ka pasur tepër të vështirë të drejtojë. Aq më tepër, duke pasur edhe mbështetjen e Taulant Ballës, i cili në shumë raste e ka nxjerrë nga situate. Megjithatë, veprimet e Llatjes, duke shpenzuar miliona euro për kamera sigurie në qytet dhe tashmë miliona të tjera për të mbushur gropat, lënë shumë për të dëshiruar. Aq sa është vënë në diskutim edhe rikandidimi, pavarësisht se ka suport të madh nga pas.

Shpallja e njoftimit të tenderit për asfaltin elektoral në Elbasan

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Elbasanit ka hapur një tender me objekt “rikonstruksion dhe riasfaltim i gjendjes ekzistuese të rrugëve dhe shesheve në Bashkinë Elbasan”. Pra, i rrugëve egzistuese, ku me investimin e ri vetëm sa do të mbushen gropat. Madje, në të njëjtin dokument shkruhet se investimi do të jetë në lagjey “Haxhias”, “Çlirimi”, “Shënkoll”, “Dyli Haxhire” dhe “Partizani”. Por, ai do të shtrihet edhe në Njësitë Administrative Shushicë, Shirgjan, Gjergjan, Bradashesh, Labinot Mal, Labinot Fushë, Papër. Një mori lagjesh dhe njësish ku do të ndërhyhet. Apo të paktën, në të gjithë Elbasanin! Por, me sa para’ do e rregullojë Elbasanin kryetari Gledian Llatja?! Në dokumente thuhet se fondi limit i këtij tenderi është 151.666.667 lekë pa TVSH. Ose me TVSH 1.5 milionë euro. Me këtë shumë, makinat e firmës që do kontraktohet vetëm sa do të qarkullojnë në këto njësi administrative dhe jo më ti rregullojnë. Nisur edhe nga fondi, gjithccka ka të bëjë me zgjedhjet, ku si ccdo herë, pushtetarët do të marrin gërshërët në dorë dhe do të përurojnë mbushjen e gropave!

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Ndërhyrjet parashikohen në të gjithë qytetin dhe njësitë në Elbasan!

Në dokumentet shoqëruese, Bashkia e Elbasanit ka listuar edhe vendet se ku do të ndërhyhet. “Qëllimi është ndërhyrja për përmirësimin e shtresave rrugore në rrugët egzistuese të brendshme, të rrisë cilësinë e lëvizjet së qytetarëve, përmirësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë e lëvizjes. Me anë të kësaj ndërhyrje rritet qendrueshmëria e rrugës për një periudhë më afatgjatë, kundrejt një kostoje relativisht të ulët. Mënyra për përmirësimin e shtresave rrugore do të realizohet në varësi të kushteve fizike dhe teknike të rrugëve egzistuese” thuhet në këto dokumente. Më tej thuhet se gjendja teknike e shtresave konsumuese rrugore në këto segmente është jashtë standarit dhe lëvizja e automjeteve bëhet në vështirësi. “Në shumë raste dëmtimet e shtresave rruore janë dëmtuar deri në thellësi, në të cilat janë krijuar gropëzime dhe ccedime të konsiderueshme, të cilat në raste të veccanta bëhen shkak edhe për aksidente serioze në këto akse rrugore” thuhet në dokumente. Pra, e shkruar mjaft qartë se 1.5 milionë eurot do të jenë për mbushje gropash. Po përse këto sheshe dhe “rrugë” u harruan gjatë viteve?! Përse tani ky asfalt?

Ndërhyrjet parashikohen në të gjithë qytetin dhe njësitë në Elbasan!

Etiketa: asfaltimi i rrugevebashkia e ElbasanitGledian Llatjatenderzgjedhje elektorale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
Para

Drogë nuk ka, përse Rama dekoroi gjeneralin italian?

TË GJITHA

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut, do të jetë avokate e zv.kryeministres

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com