• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Si do të zëvendësohen mandatet e deputetëve serbë të cilët dhanë dorëheqjen?

16:16 : 09/11/2022
në RAJONI

Dhjetë deputetë të Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë serbë në institucionet në veri të vendit.

Dorëheqjet kanë nisur fundjavën e kaluar, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Komuniteti serb, si më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë, i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120.

Se çfarë do të ndodhë tani me mandatet vakante, për Radion Evropa e Lirë flasin ekspertë të Ligjit për zgjedhje dhe të Kushtetutës së Kosovës.

Cili është hapi i parë pas dorëheqjes së deputetëve?

Lexo edhe:

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021, Lista Serbe ka fituar më së shumti vota nga partitë e komunitetit serb në Kosovë.

Sipas rezultatit të këtyre zgjedhjeve, mandatet i kanë fituar deputetët: Sllavko Simiç, Igor Simiç, Millana Nikolliç, Zoran Mojsilloviç, Ivan Todosijeviç, Verica Qeraniç, Branisllav Nikoliç, Millosh Peroviç, Lubinko Karaxhiç dhe Jasmina Deçiç.

Megjithatë, Todosijeviç nuk e ka marrë mandatin e deputetit, për shkak të një dënimi nga Gjykata në Prishtinë, dhe vendin e tij e ka zënë Dragana Antonijeviç

Sipas procedurave që parasheh edhe ligji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë më 8 nëntor kërkesën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që t’i rekomandojë emrat, të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe që kanë dhënë dorëheqje.

Tani, KQZ-ja ka pesë ditë pune kohë për t’iu përgjigjur kërkesës së presidentes.

Kush mund t’i zëvendësojë deputetët e dorëhequr?

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë parasheh që në rast të lirimit të një mandati nga një deputet – për çfarëdo arsyeje, përfshirë edhe dorëheqjen – zëvendësimi i tij bëhet “nga kandidati i ligjshëm në radhë i së njëjtës gjini, i cili ka fituar numrin më të madh të votave” në emër të listës me të cilën ka garuar.

Në zgjedhjet e fundit, Lista Serbe ka garuar me 20 kandidatë, që do të thotë se KQZ-ja mund t’i propozojë 9 kandidatët e mbetur për t’u betuar si deputetë.

Këta kandidatë janë: Millan Kostiç, Zoran Maksimoviç, Svetisllav Gjokiç, Ksenija Bozhoviç, Radosh Mihajlloviç, Bilana Makshiç, Millan Joksimoviç, Nenad Radenkoviç, Ollivera Zdravkoviç.

Çfarë ndodh nëse këta kandidatë nuk pranojnë të bëhen deputetë?

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk i është përgjigjur kësaj pyetjeje deri në publikimin e këtij artikulli.

Por, ish-kryetarja e KQZ-së dhe gjyqtarja, Valdete Daka, thotë se për deputetë mund të propozohen edhe serbë që kanë garuar në zgjedhje nga subjekte të tjera politike.

“Nëse ata [kandidatët nga Lista Serbe] refuzojnë ta marrin mandatin, aplikohet e njëjta procedurë derisa të ketë kandidatë nga ai subjekt. Nëse nuk ka nga ai subjekt, atëherë kërkohen nga subjektet që kanë garuar në zgjedhjet e fundit të përgjithshme për vendet e rezervuara për etnitetin serb”, thotë Daka.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë garuar edhe dy subjekte të tjera nga komuniteti serb: Lidhja Demokratike Serbe dhe Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Kandidatë nga e para kanë qenë: Sllavisha Petkoviç, Mihajllo Shqepanoviç, Jasmina Zdravkoviç, Srbolub Andrejeviç dhe Esada Rexhepi, ndërsa nga e dyta: Millan Dabiç, Cvetko Velkoviç dhe Rada Trajkoviç.

A funksionon Kuvendi pa dhjetë deputetët e pakicës serbe?

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të jetë gati tërësisht funksional edhe nëse pozitat e deputetëve nuk plotësohen, thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Visar Morina.

“Nuk është se ka ndonjë pengesë kushtetuese që Kuvendi i Kosovës të mos mund të funksionojë”, thotë ai.

Sipas Morinës, votat e deputetëve nga komunitetet pakicë janë të domosdoshme vetëm kur në Kuvend dalin në votim ndryshimet kushtetuese.

Më 7 nëntor, kur deputetët serbë kanë dorëzuar dorëheqjet, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se puna e këtij institucioni nuk rrezikohet.

A mund të dërgohet çështja në Gjykatë Kushtetuese?

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se plotësimi i vendeve në Kuvend mbetet i diskutueshëm, në qoftë se përfaqësuesit tjerë të Listës Serbe nuk i marrin mandatet e deputetëve.

Kjo, pasi partitë e tjera të komunitetit serb së bashku kanë vetëm 8 kandidatë për deputetë.

Cakolli thotë se në këtë situatë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të parë se si mund të procedohet tutje.

Por, profesori Morina shprehet skeptik nëse Gjykata Kushtetuese mund të japë opinion në lidhje me këtë situatë.

“Gjykata Kshtetuese, viteve të fundit, ka manifestuar tendenca të vetëpërmbajtjes gjyqësore. [Për] raste të tilla të dhënies së opinioneve, apo këshillave, apo interpretimeve kushtetuese të kësaj natyre, gjykuar nga praktika e viteve të fundit, nuk është se ka dhënë shenja se është e gatshme të japë”, thotë Morina.

Përveç dhjetë deputetëve serbë, dorëheqje nga pozita kanë dhënë edhe zyrtarët serbë në sistemin e drejtësisë, policisë dhe atë komunal në veri të Kosovës, si dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, i cili po ashtu vjen nga komuniteti serb.

Ata e kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Beogradi zyrtar, që ushtron kontroll mbi ta, insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por Prishtina zyrtare nuk heq dorë nga vendimi i saj./ Marrë nga REL

Etiketa: deputetkosoveliste serbeSerbitensioneveri

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
RAJONI

“Kosova nuk është e përgatitur”, Oda Amerikane kërkon shtyrjen e liberalizimit të energjisë

15:29 : 09/05/2025
RAJONI

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:40 : 09/05/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja do ftojë partitë politike në një takim për zhbllokimin e situatës

10:36 : 09/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
Para

Son gëzon tifozët, sulmuesi konfirmon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

TË GJITHA

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

22:08 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com