• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Portin e Durrësit po e merr klani Rama-Vuçiç-Karriç dhe Lukashenko

19:58 : 09/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Edi Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe”. Kështu u shpreh këtë të Mërkurë kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë një takimi me banorë të degës 4 së PD-së në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për vjedhje të qytetarëve.

Kreu i PD-së u ndal dhe te projekti i Portit të Durrësit, duke deklaruar se po e merr klani Rama-Vuçiç-Karriç, bashkë me Llukashenkon e Bjellorusisë.

“Ky u thotë se unë udhëtoj me avion, 22 milionë euro, 137 udhëtime me çarter. Nuk janë paratë tuaja këto. Blen instilacionin për ta vendosur në oborrin e brendshëm të kryeministrisë ku nuk e shikon asnjë njeri, 4 milionë euro. Nuk keni punë thotë, çfarë ju duhet ju se çfarë bëj me paratë. Por paratë nuk janë as ndonjë trashëgimi e Edvin Kolekës, as ndonjë minierë në Surrel, janë të gjitha mund e djersë e juaja. Janë kafshatë, taksa mbi të ardhurat tuaja, mbi çdo gjë që blini, ose borxhe që merren. Edi Rama dhe kjo qeveri ka shfrytëzuar fatkeqësitë jo për të ua lehtësuar ju qytetarëve gjendjen në këto fatkeqësi, por për të ua rënduar sa më shumë gjendje…”, u shpreh Berisha.

“Mburrej sot në parlament se kemi rritur të ardhurat. Sigurisht nëse dyfishohet TVSH-ja për shkak të rritjes së çmimit, natyrisht qytetarët i paguajnë ato. Por çfarë bënë qeveritë të cilat e kuptojnë kanë ndërgjegje se janë para që u grabiten qytetarëve? Ua kthejnë atyre. Ua ktheu qeveria e Kosovës, 100 euro çdo pensioniste, studentin, punonjësit të ndërmarrjeve publike, 400 euro çdo fermeri për një hektar grurë, ua ktheu bizneseve për të përballuar çmimet.  Çfarë ktheu ky? Cili prej jush ka ndjerë një lehtësim nga kjo peshë e rëndë? Asnjë. Përveç ortakëve të tij që vjedhin çdo orë në prokurorime. Edi Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe. Ai është armik se ka shndërruar votën në fiktive. Në diktaturë votohej çdo 4 vite, por vota dihej, rezultati dilte ai që donte diktatori. Ndaj dhe sot ne mblidhemi këtu me vendimin për tu përballur me të dhe për ti dhënë atij përgjigjen që meriton”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Dosja “Partizani”/ PD: Rama ka firmosur 8 herë për këtë çështje, por ndaj tij nuk ka hetim

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

Porti i Durrësit

Kreu i PD-së u shpreh se pronarët e rinj të portit të Durrësit fshihen nga qeveria.

“A e dëgjuat ju se si me procedurë urgjente po sjellin në parlament ligjin e privatizimit për veten e tij dhe Aleksandër Vuçiç të Portit të Durrësit. Porti i Durrësit ka një territor 1.2 milionë metër katror. Porti i Durrësit përbën si truall ndërtimi me vlerë minimumi 3 miliardë Euro. Porti i Durrësit i zhvilluar në ndërtime siç pretendon ai Dubai City, mund të shkojë në vlerë edhe 3 miliardë të tjera. Por kush janë këta që marrin portin? A ka shqiptarë që e dinë? Jo. Ju bëj thirrje durrsakëve të pyesin, se kush janë këta që po marrin portin e Durrësit. Kush e merr këtë pasuri përrallore publike të shqiptarëve.  Ua them unë kush e merr. E merr një kompani në pamje të parë emiratesh, por në pamje të parë në thelb, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Nebojsha dhe Dragomir Karriç, pra kompanitë e vëllezërve Karriç të cilët të gjithë aksionet i kanë me Llukashenkon e Bjellorusisë.  Pra në vend që këtë pasuri ta gëzojnë shqiptarët, portin e tyre mijëra vjeçarë ta zgjerojnë, shndërrohet në pasuri private të klanit Rama-Vuçiç-Karriç dhe Aleksandër Llukashenkos”, deklaroi Berisha.

“Ai mund të thotë se këta nuk janë të vërteta? Dil e thuaju shqiptarëve se nuk janë të vërteta o hajdut. Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie. E njëjta skemë përdoret në këtë rast, përjashtim nga taksat. Identike skema që Llukashenko ka përdorur me vëllezërit Karriç. Pra çfarë po ndodh me qytetarin. Pasuritë publike po shndërrohen në mallkim për qytetarin dhe parajsë për qeveritarët. Kjo ndodhte vetëm në sistemet mizore koloniale dhe kurrë në sistem demokratik”, shtoi ai.

Etiketa: PDporti i durresitSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ PD: Rama ka firmosur 8 herë për këtë çështje, por ndaj tij nuk ka hetim

12:41 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025
AKTUALITET

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

15:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
Para

VIDEO/ Turkaj dhe Herald Marku pranë barazimit, Reja ndëshkohet me të verdhë!

TË GJITHA

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

20:41 : 06/07/2025

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

20:24 : 06/07/2025

Aksident me vdekje në Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

20:14 : 06/07/2025

Sa larg mund të shkojë partia e Elon Musk? Plani për ta detyruar Trump të negociojë

20:06 : 06/07/2025

VIDEO/ Në Elbasan, pas plehrave, u venë zjarrin edhe varrezave

19:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com