• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera “Balluku-Veliaj”: Kush i vodhi 80 mln $ për impiantin e ujërave të zeza?!

09:21 : 09/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Skandalet me shumë zero nuk po i ndahen kësaj qeverie. Nga inceneratorët, gjoba e Beketit, fshehja e vendimit 100 mln euro për Bankers, rrugët e florinjta e shumë e shumë të tjera. Por, në vend që qeveria të reagojë për këto padrejtësi, pasi keq qeverisja ka sjellë shpopullimin e Shqipërisë, krerët tanë të shtetit merren me propaganda boshe. Sajojnë lloj-lloj historie që vëmendja e të gjithëve të hiqet nga problemet reale. Madje, kanë në dorë çekiçin e gjyqtarëve për të mbyllur televizione apo “zihen” me TV kombëtare! Po për këto abuzime, a do të flasin institucionet e reja të drejtësisë?!

Natyrisht, kuadri ligjor është ngritur, madje janë ngritur edhe SPAK apo BKH-ja. Kjo e fundit e ngjashme me FBI-në në USA. Por, rezultatet duken shumë larg, pasi këto institucione të reja vetëm sa janë përdorur për njërin apo tjetrin grup. Abuzimet me fondet publike janë evidente. Në rrugë të vogël apo të madhe. Një ndër to, nëse nuk e ka në vëmendje SPAK-u, po ia kujtojmë ne; impiantin 80 milionë USD të ujërave të zeza!

Më sipër shkruajtëm në “rrugë”, pasi gjurmët janë vërtetë në rrugë! Gjithkush që ka kaluar, apo ka përshkuar rrugën “Pallati me Shigjeta – Kombinat” ka parë disa gropa të mëdha në formë të rrumbullakët që ngushtojnë këtë aks. Ato janë ndërtuar disa vite më parë dhe kanë mbetur njësoj, të papërfunduara dhe rrezik i madh për përdoruesit e kësaj rruge.

Lexo edhe:

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

Në foto: Gjurmët e projektit që ka mbetur i papërfunduar
Në foto: Gjurmët e projektit që ka mbetur i papërfunduar
Në foto: Gjurmët e projektit që ka mbetur i papërfunduar

Por, si fillon historia e këtij investimi dhe kush janë të përfshirë?! Dy janë emrat më të përfolur, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Por, le t’i marrim me radhë. Investimi ka filluar në korrik të vitit 2014, ku ish-Ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, përuroi nisjen e punimeve. Sipas tij, Tirana do të pajisej me një impiant të përpunimit dhe pastrimit të ujrave të zeza që do t’u shërbente mbi 350 mijë banorëve.

“Projekti i vendosur në zonën e Kasharit po bëhet realitet nga kontraktori italo-japonez falë një kredie të butë të dhënë nga qeveria e Japonisë prej rreth 79 milionë USD. Projekti synon një rrjet të kanalizimeve prej 11 km, por dhe në vetë impiantin e përpunimit me një kapacitet rreth 95 mijë litra në ditë” tha ish-ministri.

Në dokumente, parashikohej se punimet do të realizoheshin brenda një periudhe kohore prej dy vitesh. Kontrata u firmos në janar 2014, ndërkohë që data e fillimit të projektit ka qenë 16 qershor 2014. Data e mbarimit ishte 16 tetor 2018, pra plot 4 vite më parë. Punimet s’kanë përfunduar. Ujërat do të merreshin në Lumin Lana, pranë “Pallatit me Shigjeta”, por gjurmët e projektit janë ende evidente.

Për “groposjen” e këtij investimi, po shpenzohen 170 milionë lekë të rinj

BoldNews.al ka mësuar se kontrata me firmën fituese është prishur në vitin 2018, pasi “përfunduan paratë”. Por, investimi s’kishte përfunduar! Kush i vodhi këto para? Çështja është në Gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër.

Fatura që mund ti vijë Shqipërisë pritet të jetë tepër e kripur, por që për të “fshehur” abuzimet, këtu hyn në “lojë” ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Nëpërmjet AKUK-ut, është hapur tenderi për mirëmbajtjen e objektit “përmirësimi i sistemit të kanalizimeve të Tiranës së madhe” sipas fondit limit prej 17.000.000.

Në dokumentet e këtij tenderi, institucioni nën varësinë direkte të Ballukut thotë se “ne 19 korrik 2018 AKUK ka bërë efektiv terminimin e kontratës së kontraktorit”. Më tej shkruan se puna pas kësaj faze është fokusuar në determinimn përfundimtar të punimeve si dhe në ruajten dhe mirëmbajtjen e kantierit deri në momentin e lidhjes së kontratës me subjektin që do të realizojë punimet e mbetura. “Prioritet ka pasur siguria e kantierit, veçanërisht mbyllja e hapësirave me risk të lartë si shaftet, pusetat etj” thuhet në dokumente.

Me këto para’ synohet që të hiqen shkurret dhe barërat në pjesët e impiantit

Në dokumentet e tenderit, thuhet se me këto para’ do të bëhet mirëmbahet e gjithë sipërfaqja e impiantit. “Në këtë zë përfshihet prerja e shkurreve dhe barërave që gjenden në gjithë sipërfaqen e kantierit dhe sistemimi i zonës me rrezikshmëri rrëshqitje. Rreth e rrotull strukturave gjenden shkurre dhe barëra që rrenjet e tyre mund të dëmtojnë themelet apo vetë muret e gjithë strukturave që gjenden në kantier” thuhet në dokumente.

Gjithashtu do të pastrohen mbeturinat që gjenden në shtratin e kanalit. Do të mirëmbahen linjat egzistuese të drenazhimit në impiant.

Në foto: Njoftimi i Bashkisë së Tiranës për vizitën e Veliajt në Japoni për impiantin

Por, si futet në këtë aferë Erion Veliaj? BoldNews.al bëri një vëzhgim në faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës, ku rezulton se Veliaj ka ndërmjetësuar për financimin e këtij projekti. Fotoja më sipër është e një vizite të tij në Japoni, ku Bashkia shkruan “qeveria japoneze mbështetëse për financimin e projektit të menaxhimit të ujërave të zeza”. Por, nëse kjo qeveri është mbështetëse dhe se akordoi para’, ku “avulluan” 80 milionë euro?! A ka gisht Balluku? Po paraardhësit e saj? Për çfarë po e “ndihmon” Balluku kreun e Bashkisë së Tiranës, Veliajn? Apo anasjelltas? Nga faktet e analizuara, rezulton se të dy janë të përfshirë. Por, presionet e klaneve të brendshme në PS po sjellin që ata të bashkëpunojnë, të paktën për të shpëtuar “lëkurën” e tyre. Bëhet fjalë për rreth 80 milionë USD.

Etiketa: AKUKbashkia tiranebelinda ballukuEdmond HaxhinastoErion Veliajimpiantin e ujerave te zezainvestimish-Ministri i Infrastrukturëskantierkontraktor italo-japonezprojekt 3dtendervjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

13:36 : 16/07/2025
AKTUALITET

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

18:09 : 15/07/2025
AKTUALITET

Elbasan/ I riu thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh një automjet

12:56 : 15/07/2025
Para

E rëndë/ Nëna dhe 8 fëmijët digjen për së gjalli në shtëpi, shumica ishin në krevat

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com