• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vijon rritja e çmimeve/ Inflacioni 8.3% në tetor, rekord që nga koha e piramidave

11:38 : 08/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, VIDEO

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ndonëse ritmet janë ngadalësuar muajt e fundit. sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (inflacioni) që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po e merrte veten nga kriza që shkaktoi në ekonomi rënia e piramidave.

Sipas INSTAT, Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2022 është 8,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2022, krahasuar me Shtator 2022 është 0,4 %. Në shtator inflacioni kishte arritur një tjetër rekord të 24 viteve të fundit, në 8.2%.

Ushqimet dhe karburanti janë produktet që janë bërë më të shtrenjta për familjet shqiptare.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +5,09 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,00 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,70 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje.

Lexo edhe:

Leku që po kullufit euron

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Banka e Shqipërisë ka rritur ndërkohë katër herë normën bazë në ekonomi, në një përpjekje për të luftuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend. Nga niveli më i ulët historik që ishte në shkurt të këtij viti, prej 0.25%, norma bazë arriti në fund të tetorit në 1.75%. Bankat qendrore përdorin normat e tyre të interesit për ta bërë paranë më shumë apo më pak të shtrenjtë në mënyrë që ose të frenojnë ose të nxisin shpenzimet, pasi interesat bazë ndikojnë drejtpërdrejt në normat që bankat tregtare ofrojnë për familjet dhe bizneset.

Banka ka shprehur shqetësimin vazhdimisht për rritjen e presioneve inflacioniste në vend. “Rritja e çmimeve ka filluar të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të shportës, përfshi edhe ata artikuj, pjesa më e madhe e vlerës së shtuar të të cilëve krijohet në vend. Kjo ecuri sugjeron rritjen e njëkohshme të bazës dhe të intensitetit të presioneve inflacioniste. Rritja e presioneve të brendshme inflacioniste pasqyron veprimin e tre faktorëve. Së pari, pozicioni i mirë ciklik i ekonomisë shqiptare, i cili buron nga kërkesa e qëndrueshme për mallra e shërbime dhe nënkupton shfrytëzim të lartë të kapaciteteve të brendshme prodhuese, është shoqëruar me rritje të shpejtë të pagave. Së dyti, çmimet e larta të lëndëve të para, të naftës dhe energjisë, sjellin rritje të mëtejshme të kostove të brendshme të prodhimit. Së treti, rritja e inflacionit të pritur ndikon në rritjen e çmimeve të kontratave të së ardhmes”, thuhet në deklaratën e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, pas vendimit për rritjen e normës bazë.

Nuk e lehtëson situatën as inflacioni i importuar, që vjen nga partnerët kryesorë tregtare të vendit. Sipas Eurostat Inflacioni në eurozonë vlerësohet të ketë arritur një nivel të ri rekord prej 10.7% në tetor, një rekord maksimal historik. Ky do të ishte leximi i parë i inflacionit që kalon pragun e 10%. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi. Italia, norma vjetore e së cilës parashikohet në 12.8%, ndërkohë ka shënuar rritjen më të lartë nga muaji në muaj me një kërcim prej 4%. Ky shtet është partneri kryesor tregtar i vendit.

Nga erdhi rritja e çmimeve

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 16,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,6 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “Shërbimi arsimor” me 1,8 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,7 %, “Shëndeti” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 0,7 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 27,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,3 %, “bukë dhe drithra” me 17,1 %, “peshk” me 15,3 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,7 %, “mish” me 12,4 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 11,8 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2022, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %. “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 0,4 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 2,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,4 % secili.

Burim: INSTAT

Etiketa: Banka e ShqiperiseekonomiIndeksi i Çmimeve të KonsumitinflacionINSTATRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Leku që po kullufit euron

13:38 : 10/07/2026
AKTUALITET

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

09:03 : 10/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i ekonomisë shqiptare/ Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren

11:26 : 09/07/2026
AKTUALITET

Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve

09:49 : 09/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie

12:32 : 04/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”

10:24 : 04/07/2026
Para

Pamjet e rënda të luftës Rusi-Ukrainë, ushtarë të larë në gjak e breshëri plumbash

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş