• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ERE e keqe pranë Ramës

21:34 : 08/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Loja më shumë se e pisët me parimin kërcënim dhe falje, po zbatohet nga kryeministri Edi Rama dhe bishtat e institucioneve shtetërore që janë në varësi jo vetëm institucionale, por edhe karakteriale të kreut të qeverisë. Edhe këtë muaj çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për abonentët që kalojnë mbi 800 kilovat orë. Gjoja lajmin e “madh” të mirë e tha vetë Rama.

“Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë. Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI”, shkruan Rama.

Po kush ja “ngriu gjakun” qytetarëve të trembur nga dhuna verbale qeveritare që i kërcënon se do i rjepë paratë në xhep dhe më pas u thotë: ishte shaka? Në këtë lojë me energjinë që zë si korent këdo të varfër është përfshirë ERE (Enti Rregullator i Energjisë). Institucioni analizon situatën energjitike dhe përcaktopn çmimet, por në dy muajt e fundit që të gjithë përfaqësuesit e ERE-s janë kthyer në klloun të Ramës.

Fillimisht dalin me deklarata se kanë miratuar vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë. Tarifat janë vërtetë të frikshme ku për çdo shpenzim mbi 800 kilovat orë do të llogaritej çmimi 42 lekë nga 9.5 që është. Kështu deklaruan në tetor, ku vetëm një ditë para se të hynte në fuqi vendimi doli Rama dhe tha se qeveria kishte vendosur ta anulonte, për të shtyrë në muajt në vijim. Në fakt kjo ishte një lëvizje taktike e Ramës i cili i druhej reagimit popullor.

Lexo edhe:

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

I zhytur në ujërat e ndotura të korrupsionit, vendimi për rritjen e çmimit të energjisë do të derdhte qytetarët në rrugë. Rama u tërhoq, por ERE veshi sërish kostumin e kllounit për të dhuruar shfaqjen e radhës për “Mbretin e Rilindjes”.

Edhe për muajin Nëntor ERE u shfaq me të njëjtën deklaratë se do të rriste çmimin e energjisë, por si gjithnjë kjo ishte forma për të nxjerrë sërish “zemërbardhin” kryeministër i cili “mendon” për qytetarët…

Perversiteti propagandistik nuk përfundon me kaq. Pasi ERE tregohet “e keqe”, del “i miri kryeministër” dhe thotë se çmimi nuk do të rritet. Më pas futet lugunia e nëpunësve të administratës dhe “minjve të magazinave” të Rilindjes të cilët paguhen vetë për të bërë like apo komente në rrjetet sociale, të tipip: “faleminderit kryeministër që mendon për qytetarët”. Ka edhe një grup tjetër që hiqen si emigrantë dhe shprehen se në vendet ku jetojnë paguajnë fatura të larta të energjisë apo gazit, ndërsa në Shqipëri ka një “njeri zemërmadh” që e mban barrën vetë dhe mendon ditë natë vetëm për qytetarët.

Orgjia në rrjetet sociale që ngjiz propagandë vijon për shumë kohë dhe do të vijojë edhe në muajt në vazhdim, ku sërish ERE është gati të veshë kostumin e shfaqjes për rritej e çmimit dhe aty del superheroi që me një të rënë firmës zhbën gjithçka.

Qëllimi mbetet që për këtë fushatë të dalë “Mullai i madh” me mjekët të bardhë që hiqet si shëronjës populloor që flet butë dhe ngjall mirësi, duke numërua tespiet. ERE e keqe pranë Ramës! Shfaqja do të vijojë deri për zgjedhje, ndërsa “biletat” jepen falas për ata që kanë vendosur të shpëlajnë shqisën e të menduarit në lavatriçen qeveritare.

Etiketa: Edi Ramaenergji elektrikeere

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama sulmon inspektorët: Ndërtohet në mes të Tiranës, por shikojnë vetëm matanë Dajtit

14:35 : 19/09/2025
AKTUALITET

U sulmua nga Rama për ‘fshatin turistik’ pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

14:33 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025
AKTUALITET

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025
Para

Protestuesit në Malin e Zi kërkojnë largimin e Dritan Abazoviç

TË GJITHA

Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht Pogradecin me gol në shtesë, tre pikë dhe për Burrelin

18:07 : 19/09/2025

Inteligjenca irakiane shpëton liderin e Sirisë nga vrasja

18:00 : 19/09/2025
Close-up detail of American VISAClose-up detail of American VISA

Aplikimet për vizë jo-emigruese në SHBA, ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

17:44 : 19/09/2025

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

17:38 : 19/09/2025

Shtohet infertiliteti, në Shqipëri 1 në 6 çifte hasin vështirësi të konceptojnë një shtatzëni

17:31 : 19/09/2025

Bie ndjeshëm rendimenti i fasules në juglindje, fermerët në kërkim të varieteteve të reja

17:29 : 19/09/2025

SPAK “fali” Lirim Fezollarin/ Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për ta mbrojtur

17:14 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com