• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ambasadorja e SHBA në OKB: Trysni ndaj Rusisë derisa të largohet nga Ukraina

19:00 : 08/11/2022
në BOTA

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield thotë se trysnia ndaj Rusisë do të vijojë derisa ajo të largohet nga Ukraina.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, ambasadorja Thomas-Greenfield e cilëson Shqipërinë si një partnere të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Zëri i Amerikës: Ambasadore Thomas-Greenfield, faleminderit për këtë mundësi. Bota sot po kalon momente të trazuar, në të cilat Këshilli i Sigurimit është angazhuar në linjë të parë. Megjithatë, ju keni gjetur kohën për të ardhur në Shqipëri. Cili ishte qëllimi i kësaj vizite, dhe çfarë biseduat me autoritetet shqiptare?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Në radhë të parë, më lejoni të them që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur marrëdhënie me njëra-tjetrën prej 100 vitesh. Pra, ne po festojmë 100 vite marrëdhënie. Por, më me rëndësi, Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit dhe ne angazhohemi me ta rregullisht. Ne jemi me ata dhe ata janë me ne, siç citohet të ketë thënë Sekretari Baker në shesh këtu shumë vite më parë.

Dhe kjo thënie ende qëndron. Unë jam këtu për ta pohuar sërish këtë marrëdhënie, të falënderoj Shqipërinë që është një partner i jashtëzakonshëm për ne në Këshill dhe për të pasur diskutime me anëtarë të qeverisë për prioritetet dhe interesat tona, ndërsa shkojmë drejt vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:

Trump: Afatet për mbylljen e “TikTok” në SHBA, zgjaten me 90 ditë

Shtëpia e Bardhë: Trump do të marrë vendim për Iranin brenda 2 javësh

Zëri i Amerikës: Agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat e shumëanshme që ka sjellë, janë sot ndër çështjet kryesore. A jeni e shqetësuar se rusët mund të kundërshtojnë rinovimin e marrëveshjes së grurit gjatë këtij muaji?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ajo marrëveshje për grurin ka qënë një kontribuese e rëndësishme për t’u përballur me disa nga rrymat në mjedisin e sigurisë ushqimore. Rusia dhe Ukraina prodhojnë sasi të rëndësishme gruri. Më shumë se 10 milionë tonë grurë kanë kaluar këtë tremujor, që nga nisja e marrëveshjes. Pra, është një arritje e rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare. Dua të lëvdoj veçanërisht, Sekretarin e Përgjithshëm për përpjekjet e jashtëzakonshme që ai dhe ekipi i tij bënë, duke punuar me Turqinë për të arritur këtë marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Njoftimi shumë i përkohshëm i Rusisë për daljen nga marrëveshja javën e kaluar shkaktoi shumë fërkime në treg. Pra, shpresa jonë është që kjo do të zgjatet. Marrëveshja e grurit është e rëndësishme për jugun e globit. Është e rëndësishme për Ukrainën. Dhe është gjithashtu e rëndësishme për Rusinë.

Zëri i Amerikës: Ka një diskutim për ta perjashtuar Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ka pasur dhe disa propozime. Cili është pozicioni i ShBA-së për këtë çështje dhe pse?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Aktualisht pozicioni ynë është realiteti. Realiteti është që Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë. Ne punuam gjatë vitit të shkuar për t’i izoluar, për t’i dënuar, në disa votime në Asamblenë e Përgjithshme, ku ata janë dënuar ashpër. Dhe ne do të vazhdojmë të ushtrojmë trysni mbi ta derisa të largohen nga Ukraina.

Zëri i Amerikës: Ambasadore Thomas-Greenfield, ekziston shqetësimi se nëse republikanët fitojnë shumicën në Kongres, ata do të shkurtojnë mbështetjen për Ukrainën. Ju vetë a jeni e shqetësuar?
Ambasadorja Thomas-Greenfield:
 Shiko, nuk do komentoj për politikën e brendshme, por do them që mbështjetja për Ukrainën ka qënë dypartiake dhe që Presidenti do punojë me cilindo Kongres që do jetë, për t’u siguruar që ne do vazhdojmë angazhimin tonë ndaj popullit të Ukrainës.

Zëri i Amerikës: Si e shikoni faktin që Irani po furnizon Rusinë me dronë, të cilët po përdoren në Ukrainë?
Ambasadorja Thomas-Greenfield:
 Ministri i Jashtëm i Iranit pranoi se janë ata që po i japin këta dronë. Ata lanë të kuptohet se i kishin siguruar vetëm në fillim dhe se nuk ishin të armatosur. E vërteta është se dronët iranianë janë përdorur për të sulmuar civilët në Ukrainë, duke thyer rezolutat e Këshillit të Sigurimit që ndalojnë një dërgesë të tillë armësh nga Irani dhe gjithashtu Rusinë t’i marrë.

Kështu, të dyja vendet janë përgjegjëse për këtë. Kjo tregon se Rusia duhet të varet nga Irani për të siguruar armatime dhe se Irani është i gatshëm t’i japë armë një shteti që ka sulmuar fqinjin e tij, një shteti i cili është anëtar i përhershëm i Këshilli të Sigurimit. Nuk është aspak sjellja që ne do të prisnim nga Rusia.

Nuk habitemi nga Irani. Por sërish, kjo është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe është diçka me të cilën duhet të merremi në Këshill.

Zëri i Amerikës: Në Këshillin e Sigurimit, Shtetet e Bashkuara u angazhuan së fundmi, së bashku me Shqipërinë, edhe lidhur me protestat në Iran. Nënpresidentja Kamala Harris, deklaroi pak ditë më parë se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të përjashtojnë Iranin nga Komisioni i OKB-së për statusin e grave. Si mendoni ta bëni këtë dhe sa e vështirë do të jetë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Si fillim, më lejoni të lavdëroj gratë kurajoze të Iranit të cilat po ngrihen dhe po protestojnë përballë sulmeve të tmerrshme që po përjetojnë në duart e qeverisë dhe të shpreh, siç kemi bërë dhe më parë, trishtimin tonë për vrasjen e Amini-t. Vendimi që Zëvendës-Presidentja njoftoi javën e shkuar është një vendim për të cilin ne do punojmë në vijim me anëtarët e tjerë të komitetit mbi statusin e gruas, për ta çuar përpara.

Irani nuk e meriton të jetë në këtë komision. Ky komision është për mbështetjen e grave. Është për të mbrojtur të drejtat e grave. Dhe asnjë vend që sulmon gratë, një vend që nuk i nderon të drejtat e grave, nuk duhet të jetë në këtë këshill. Ne patëm një takim informal shumë të suksesshëm, bashkë me Shqipërinë, ku dënuam sulmet që po ndodhin në Iran.

Dhe ky dënim ka ardhur nga një numër i madh shtetesh, të cilët e shohin se çfarë po u ndodh grave dhe burrave kurajozë iranianë që po protestojnë në rrugë.

Zëri i Amerikës: Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë është rritur shqetësimi rreth ndikimit rus në Ballkan. Sa problematik është sipas jush ky ndikim dhe çfarë do të mund të bëhej për t’iu kundërvënë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: E dini, kemi pasur diskutime me qeverinë e Shqipërisë për situatën në Ballkan. Ne i mbështesim përpjekjet për ta stabilizuar situatën. Ne sapo kaluam rezolutën e Këshillit të Sigurimit për forcën e stabilizimit, për ta mbajtur këtë forcë këtu. Dhe ne do vazhdojmë të punojmë me vendet e rajonit për të çuar përpara një marrëveshje që do mundësojë paqen në atë rajon.

Dhe kjo është diçka për të cilën jemi angazhuar dhe jemi angazhuar të punojmë me qeverinë e Shqipërisë për këtë.

Zëri i Amerikës: Një pyetje të fundit. Cili është ai problem që si Ambasadore në OKB, ju shqetëson më shumë, le të themi, që ju lë pa gjumë natën?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ndryshon nga dita në ditë. Por do thoja që gjëja kryesore që më lë pa gjumë është që ne kemi një anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit që po rrezikon dhe sulmon një fqinj, që po vë vërtet në rrezik paqen dhe sigurinë dhe që nuk po nderon pozicionin që ka si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Ndikimi që kjo ka, dua të them, në besimin që bota ka në Këshillin e Sigurimit, që po vë në pikëpyetje aftësinë tonë për t’u përballur me këtë situatë.

E di që ne po përballemi me situatën. E di që ne po e izolojmë Rusinë, por e di që kjo do të thotë që ne duhet t’i shtojmë shumë përpjekjet tona për të reformuar Këshillin e Sigurimit dhe mënyrën se si i adresojmë kërcënimet për paqen dhe sigurinë në të ardhmen.

Etiketa: OKBSHBAUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Afatet për mbylljen e “TikTok” në SHBA, zgjaten me 90 ditë

20:33 : 19/06/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Trump do të marrë vendim për Iranin brenda 2 javësh

19:51 : 19/06/2025
BOTA

“Duhet zgjidhje diplomatike”, Starmer i bën thirrje Trump të mos ndërhyjë ushtarakisht në Iran

17:28 : 19/06/2025
BOTA

La Repubblica: SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

15:25 : 19/06/2025
BOTA

Zelensky bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë

13:13 : 19/06/2025
BOTA

Trump merr planet nga Komanda, SHBA gati të godasë në Iran

21:28 : 18/06/2025
Para

Mposht në finale Brazilin, videoloja e famshme parashikon fituesin e Botërorit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com