• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, zgjedhjet për Kongresin dhe pritshmëritë

20:19 : 07/11/2022
në BOTA

Nesër më 8 nëntor në Shtetet e Bashkuara mbahen zgjedhjet për Kongresin. Amerikanët do të votojnë për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe për 35 nga 100 vendet e Senatit. Po nesër votohet edhe për 36 guvernatorë shtetesh, si dhe për qindra zyrtarë të tjerë lokalë në mbarë vendin.

Deri tani kanë votuar mbi 40 milionë amerikanë, në një proces votimi të hershëm, një pjesëmarrje kjo më e lartë krahasuar me të njëtën periudhë të zgjedhjeve për Kongresin të vitit 2018.

Aktualisht Kongresi kontrollohet nga demokratët, me një diferencë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe me një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë 50 me 50. Anketat parashikojnë që balanca e pushtetit pas 8 nëntorit të ndryshojë në favor të republikanëve. Ajo që nuk është e qartë është se sa e thellë do të jetë fitorja e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Atyre u duhet fitorja e një shifre neto prej 5 vendesh për të fituar shumicën, por ka parashikime që republikanët mund të fitojnë deri 25 vende më shumë, çka do të përbënte një fitore të thellë.

Për kontrollin e Senatit, gara do të jetë më e fortë dhe duket se do të varet nga disa gara të veçanta si ato në Pensilvani, Xhorxhia, Nevada, Arizona dhe Uiskonsin. Sot demokratët e kontrollojnë Senatin vetëm falë votës së nënpresidentes Kamala Harris. Historikisht, partia që kontrollon Shtëpinë e Bardhë, përson humbje në zgjedhje për Kongres, që përkojnë me mesin e mandatit të presidentit. Këtë vit duket se faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë tek votuesit janë problemet ekonominë, si inflacioni i lartë, problemet që kanë të bëjnë me kriminalitetin, apo dhe niveli i ulët i mbështetjejes, që gëzon Presidenti Joe Biden. Aktualisht vetëm 40% e votuesve thonë se mbështesin punën që ai po bën si president. Megjithatë demokratët shpresojnë që reagimi i votuesve për çështje të tilla si aborti, apo rreziku që i kanoset demokracisë, insitucionit të votës së lirë që është përballuar me sfida të forta që pas zgjedhjeve të 2020, do t’i ndihmojë shanset e tyre, siç u shpreh dje Senatori Demokrat Cory Booker.

“Edhe pse ekonomia jonë po paraqet probleme, njerëzit do të mendojnë dhe thonë: një minutë: kjo është partia që po përpiqet të mbrojë sindikatat. Kjo është partia që u sigurua për të ulur koston e ilaçeve me recetë dhe për të ulur koston e kujdesit shëndetësor. Në fund të fundit, kjo është partia, që po përpiqet të mbrojë liritë themelore si e drejta për të vendosur vetë mbi trupin tënd. Pra, mendoj se ky është një sezon i vështirë zgjedhor, por shoh gjithësesi një mundësi për ruajtur kontrollin e Senatit“, thotë senatori demokrat Cory Booker.

Lexo edhe:

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Disa kandidatë republikanë kanë vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve duke u kapur pas pretendimeve të rreme të ish-presidentit Donald Trump për manipulim të zgjedhjeve të 2020. Ndaj organizata si ‘Qendra Carter’ në Atlanta, themeluar nga ish-presidenti Jimmy Carter dhe bashkëshortja e tij, Rosalynn, po përgatisin vëzhgues jopartiakë për zgjedhjet në kontenë Fulton të Xhorxhias, një shtet ku gara për një vend në Senat paraqitet tejet e ngushtë.

Kandidati demokrat, pastori Raphael Warnock, përballet me republikanin dhe ish-futbollistin Herschel Walker.

“Amerikanët, kanë filluar të kenë më pak besim tek zgjedhjet. Ka më pak besim nga ana e publikut, ndaj ne i shohim vëzhguesit jopartiak si një hap mes shumë të tjerash që kontribuon në më shumë mirëkuptimim e besim tek procesi zgjedhore”, thotë David Carroll, përfaqësues i qendrës Carter.

Në Pensilvani, demokratët duket se e kanë humbur avantazhin që kishin prej disa muajsh në garën për në Senat mes kandidatit demokrat John Fetterman dhe personalitetit televiziv të njohur, mjekut Mehmet Oz, që gëzon mbështetjen e ish- Presidenti Trump. Gara mes tyre paraqitet tashmë e ngushtë.

Republikanët synojnë të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit dhe të detyrojnë presidentin Biden të ndryshojë përparësitë e presidencës së tij.

“Kjo do të jetë një thirrje për zgjim për Presidentin Biden dhe shpresoj që ai t’i përgjigjet, sepse ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit ka shkaktuar vërtet shumë probleme në Amerikë. Shpresoj që Presidenti Biden të shohë atë që amerikanët do t’i thonë të martën, e cila do të jetë: “Nuk jemi të lumtur dhe ne kemi nevojë për një axhendë tjetër”, Mendoj se një Dhomë e Përfaqësuesve e një Senat udhëhequr nga republikanët do të punojnë për të përmbushur premtimet e bëra dhe shpresoj që Joe Biden-i ta dëgjojë këtë”, thotë governatori republikan i Virxhinias Glenn Youngkin.

Të gjitha sinjalet tregojnë se republikanët do të sigurojnë një avatazh të madh martën, por ajo çka mbetet për t’u parë është nëse bëhet fjalë për një fitore të vogël, apo të thellë.

Zgjedhjet për Kongresin dhe ndikimi tek zgjedhjet presidenciale

Në një mënyra a tjetër, këto zgjedhje do të kenë ndikim tek zgjedhjet presidenciale. Një rezultat i dobët për demokratët mund të minonte argumentet e Presidentit Biden për një mandat të dytë. Pse ai e meriton të rikandidojë, çfarë mund të jepte më shumë kur sondazhet vetë edhe në mesin e demokratëve nuk e kanë favorizuar atë për një mandat të dytë, shtuar këtu edhe kriterin e moshës, së shpejti ai do të jetë 80 vjeç.

Një natë e mirë për republikanët nga ana tjetër do të shfrytëzohej me siguri të plotë nga zoti Trump si dëshmi e fuqisë së tij politike, e që do t’i shërbente të shpallte kandimin për herë të tretë për Shtëpinë e Bardhë. Gjë që ai nuk e ka përjashtuar. Ndërsa në kampin demokrat, nuk kemi dëgjuar të përmendet asnjë emër tjetër përveçse ai i presidetit Biden, në kampin republikan, rezultatet në zgjedhjet për Kongresin do t’u shtrojnë rrugën edhe disa kandididatëve të tjerë.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, po shqyrton gjithashtu mundësinë për të kandiduar më 2024, pavarësisht nëse zoti Trump kandidon ose jo. Dukshëm mes të dyve ka tension, dhe kjo u vu re edhe në tubimet elektorale dje në Florida, ku të dy, shmangën njëri-tjetrin duke marrë pjesë në dy tubime të ndryshme. Por deri në 2024 ka ende shumë kohë dhe gjërat mund të ndryshojnë. Gara e nesërme për Kongresin është nga më të rëndësishmet dhe me më shumë ndikim për zhvillimet e ardhme politike në Shtetet e Bashkuara.

/VOA/

Etiketa: SHBAZgjedhjet në SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
Para

Tensione dhe ulërima, agravon takimi i Petros me Irisin

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom