• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLGJ: Qeveria s’ka parashikuar buxhet për zbatimin e Hartës Gjyqësore

17:01 : 04/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) Naureda Llagami u shpreh e pakënaqur të premten në komisionin parlamentar të Ligjeve për buxhetin e parashikuar nga qeveria për këtë sistemin gjyqësor.

Ajo tha se buxheti i akorduar në projekt-buxhet ishte 6 herë më i vogël se ai i kërkuar nga KLGJ-ja dhe se nuk ishin parashikuar fonde për zbatimin e Hartës së re Gjyqësore.

“Kemi kërkuar buxhet për zbatimine një projekti madhor si Harta Gjyqësore, por nuk e kemi atë mbështetje që do të donim”- tha Llagami duke theksuar disa herë se buxheti i kërkuar i dedikohej studimeve për instrastrukturën e godinave të reja të gjykatave.

“Godinat ekzistuese nuk plotësojnë standardet për zbatimin e hartës që nis implementimin nga shkurti 2023”- tha ajo duke sjell si shembull Gjykatën e Apelit Tiranë, ku do të duhen ambjente për të akomoduar 78 gjyqtarë dhe një trupë këshilltarësh ligjore.

Kryetarja e KLGJ-së tha se buxheti për zbatimin e hartës është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe i kërkoi komisionit të kishte parasysh rëndësinë e fondeve për nisjen e implementimit të hartës së re.

Lexo edhe:

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

Kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka e cilësoi të drejtë kërkesën dhe i kërkoi ministrisë së Financave që  të ulet me KLGJ-në dhe relatorin e buxhetit në komision dhe të rakordohen shifrat deri në miratimin nen për nen të projekt-buxhetit.

Ndërsa deputetët e opozitës ngritën pyetjen se si mund të miratohet harta e re gjyqësore pa parashikimin e një buxheti për realizimin e saj.

“Kur u miratua harta ju kemi pyetur dhe thatë që keni dakordësinë e qeverisë për financimin e zbatimit të saj, tani thoni ska parashikim në buxhet?”- tha Enkelejd Alibeaj.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave Vilma Çausholi mbrojti projeksionet e buxhetit dhe tha se për sistemin gjyqësor kishte rritje me 8% për vitin 2023.

“Për godinat është një vlerë 826 milionë po është e shtrirë në disa vite”- tha ajo, por shtoi se do të rishikoheshin dhe një herë shifrat deri në miratimin e tij.

Llagami u ankua dhe për fondin e ndërtimit të një godine të re për Gjykatën e Lartë.

“Zëri i buxhetit për Gjykatën e Lartë është miratuar në vitin 2022 por kemi vështirësi për të gjetur truallin dhe fondet i përdorëm për krijimin e hartës gjyqësore”- tha ajo, duke i kërkuar Ministrisë së Financave që ta njohë sërish si zë buxhetor në vitin që vjen.

/Reporter.al/

Etiketa: Harta gjyqesoreKLGJKomisioni i ligjeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025
AKTUALITET

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

14:06 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kritikat e Ramës, dosja “Eco Park”, aferat e Qeverisë dhe zgjedhjet/ Altin Dumani raporton tek “Ligjet”

20:01 : 14/10/2025
AKTUALITET

TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, Dumani: Do të ketë ndjekje penale nëse…

19:40 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Korrupsioni është në nivel të lartë, ka rritje të abuzimeve me fondet dhe tenderat

17:20 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Kemi hasur pengesa në hetimin dhe gjurmimin e kriptovalutave, duhen ndryshime ligjore!

17:06 : 14/10/2025
Para
Foto ilustruese

Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Moravë të Korçës

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com