• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kapet sërish kokainë në kontejnerët me banane të “Bana King”

19:11 : 03/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një sasi kokainë është sekuestruar këtë të Enjte në Portin e Durrësit. Lënda narkotike është zbuluar në një prej kontejnerëve me banane të mbërritur në vendin tonë, nga Amerika Latine, e porositur nga kompania “Zico Company” e njohur edhe si “Bana King”.

Sipas informacioneve paraprake nga burime policore, janë rreth 30 kg kokainë të sekuestruara deri më tani, ndërsa kërkimet në kontejnerë vijojnë. Agjentët e antidrogës kanë patur informacione për lëndë narkotike, ndërsa kokaina në kontejnerin e mbërritur në port prej disa ditësh, u zbulua me ndihmën e qenit anti-drogë, shtuan të njëjtat burime.

Kjo është hera e disatë që në Portin e Durrësit kapen sasi të konsiderueshme kokaine. Po ashtu, nuk është hera e parë që sekuestrohet në kontejnerët e porositur nga “Bana King”, në pronësi të Trifon Murataj.

Kokaina e sekuestruar në vitin 2021

Në 30 dhjetor të vitit 2021, 109 kilogramë kokainë u zbuluan në një kontejner që ishte transportuar nga porti i Durrësit në drejtim të magazinave të “Zico Company” në Vaqarr të Tiranës. Tre persona u arrestuan nga policia, dy shoferë dhe një drejtues shitjesh të kompanisë “Zico”.

Lexo edhe:

Bie nga dritarja e tualetit të banesës, humb jetën tragjikisht një grua në Durrës

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

Sipas deklarimeve të një prej shoferëve, ai kishte shkuar për të marrë kontejnerin në Durrës në datën 28 dhjetor. Rrugës së kthimit, pranë fshatit Romanat, katër persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë ndalur. Gjithnjë sipas deklarimeve, njëri prej personave e ka kërcënuar me armë në kokë, ndërsa tre të tjerët kanë kontrolluar në kontejner dhe janë larguar pa marrë asgjë.

Shoferi ka vijuar rrugën dhe ka ndaluar sërish, pasi kishte një gomë të çarë. Ai ka njoftuar një shofer tjetër, për ta ndihmuar për gomën dhe janë nisur në drejtim të magazinave të “Zico Company”. Ai nuk ka preferuar të njoftojë policinë për “episodin e dhunshëm” me “maskat e paidentifikuar”.

Madje, nuk ka “shqetësuar” as shefat e tij në mbrëmjen e 28 dhjetorit. Por, vetëm një ditë më pas ka informuar përgjegjësin e shitjeve të kompanisë, Marson Murataj. Edhe ky i fundit, sërish është treguar mirëkuptues me Policinë dhe nuk i ka shqetësuar për t’i informuar mbi ngjarjen.

Vetëm në datë 30 dhjetor, pra gati dy ditë pas “shfaqjes së maskave të Romanatit”, kompania “Zico” informon policinë. E, kjo e fundit, deklaroi se zbuloi 109 kokainë në kontenierët me banane.

Arkat e zhdukura

Ndërkohë, në Korrik të këtij viti, 20 persona u arrestuan pasi 49 arka me banane të kompanisë ‘Bana King’, që dyshohet se kishin kokainë, u tërhoqën përpara se kontejneri të kalonte në skaner.

Në dosjen hetimore, thuhet se kontejneri vinte me 1200 kuti me banane dhe është konstatuar mungesë dhe zhvendosje kutish.

“Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës u vu në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit u ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku ruhen kontejnerët. Më pas, është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte i ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane”, thuhet në dosjen hetimore.

Në dosjen e Prokurorisë depozituar në gjykatë ,thuhet se kontejneri me banane, në të cilin mungonin 49 arka, është lëvizur nga kati i parë në katin e tretë, më datë 13 korrik. Kontejneri kishte mbërritur në Portin e Durrësit më 8 korrik, ndërsa u zbulua nga policia më 17 korrik.

Etiketa: Bana KingDurreskokaine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bie nga dritarja e tualetit të banesës, humb jetën tragjikisht një grua në Durrës

22:10 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

11:04 : 06/08/2025
AKTUALITET

BERZH miraton kredinë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

20:40 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kthyen fermën në laborator droge, arrestohen tre shqiptarë në Itali

17:05 : 04/08/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë në makinë, 24-vjeçari shqiptar arrestohet për herë të dytë në Itali

15:39 : 04/08/2025
BOTA

“Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

20:10 : 03/08/2025
Para

VIDEO/ CFR Cluj-Ballkani, kampionët e Kosovës pësojnë shpejt golin e parë

TË GJITHA

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com