• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHIK-si “i mirë” Gjiknuri dhe SHIK-si “i keq”, profesor Kovaçi

22:14 : 02/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, OP-ED, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në mungesë të theksuar argumentash, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë personalisht kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili po drejton një prej protestave më të mëdha të grupeve të interesit në vitet e fundit.

Rama filloi nga takimet para-elektorale në Dibër, Bulqizë e më pas në Tiranë, duke e konsideruar Kovaçin si “shiks”, duke i kujtuar faktin që profesori Kovaçi më herët ka qenë pjesë e strukturave drejtuese në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH).

Ky sulm, natyrisht i pamoralshëm, godet një kategori të rëndësishme të punësuarish në institucionet publike.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Sipas leksikut të Ramës, çdo punonjës i Shërbimit Informativ, nga më i larti e deri tek agjentët në terren, duhet etiketuar me terma pezhorativë, a thua se janë “armiq” të Shtetit.

Nëse do të jetë kështu, atëherë përse ekziston Shërbimi Informativ Shtetëror? Mjafton të mbledhë vartësit e tij partiakë dhe të detyrojë Parlamentin ta shkrijë si strukturë, si “një e keqe” që prish imazhin e vendit.

Por, në fakt, sulmi i Ramës ndaj Kovaçit duket qartësisht që lidhet vetëm me faktin që ai dhe pedagogët e tjerë sindikalistë nuk po ulin kokën dhe po mbajnë ngritur nivelin e kërkesave të tyre mëse normale, për rritjen e pagave, të paktën në nivelin e homologëve të tyre në rajonin e Ballkanit.

Sipas biografisë profesionale të Kovaçit, ndër të tjera, ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Departamentit të Analizës në Shërbimin Informativ Shtetëror, në periudhën 2013-2015.

Në foto: Biografia Profesionale (CV) e profesor Sandër Kovaçit

Në atë kohë, SHISH drejtohej nga Visho Ajazi (Lika), i cili, në përfundim të mandatit të tij, “u dekorua” nga vetë Edi Rama në postin e Ambasadorit të Shqipërisë në NATO.

Pra, Rama e vlerësoi Vishon dhe, rrjedhimisht, edhe bashkëpunëtorët e tij në SHISH, ku përfshihej edhe Sandër Kovaçi.

Por, tashmë që pedagogu është në krye të grevës së profesorëve universitarë të të gjithë Shqipërisë, Rama e quan në mënyrë ofenduese “shiks”.

“Shik-si” Kovaçi është i keq për Ramën. Por, disa “shik-sa” të tjerë janë të mirë.

Rasti më tipik është ai i Damian Gjiknurit, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, praktikisht numri 2 pas Edi Ramës në radhës e maxhorancës.

Në biografinë profesionale të Gjiknurit, të publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Partisë Socialiste, shënohet se ai ka qenë “Drejtor i Planizim-Drejtimit në Shërbimin Informativ Shtetëror” në vitin 1998.

Në foto: Biografia Profesionale (CV) e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri

Në atë kohë, SHISH drejtohej nga Fatos Klosi, një ish-profesor i shkëlqyer matematike, që sot është shndërruar në një megafon për arritjet (imagjinare) qeveritare.

Por për Ramën, miku dhe bashkëpunëtori i tij, Gjiknuri, nuk është “shiks” në kuptimin pezhorativ.

Gjiknuri është “shiks” i mirë, pasi i bindet Ramës. Profesor Kovaçi është “shiks” i keq, pasi guxoi të cënojë pushtetin absolut të Liderit Global.

Etiketa: Damian GjiknuriEdi Ramakreu i sindikates se pedagogevepedagogeprotesteSandër Kovaçishiksshish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
Para

Dhunoi të moshuarën, reagon babai i infermieres: Drejtësia të bëjë punën e saj

TË GJITHA

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com