• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Meritoja shansin te Partizani”, Mehmeti: “Demat” nuk kanë një lider!

17:33 : 02/11/2022
në SPORT

Dritan Mehmeti e përgatiti Partizanin për të nisur se zonin, por vetëm 11 ditë para startit i komunikuan se nuk do të vazhdojë në krye të të kuqve. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri i kryeqytetasve, i bën një analizë të hollësishme asaj që “demat” kanë treguar deri në këtë pikë të sezonit, si dhe flet për ndarjen e papritur nga klubi ku punoi për disa vite dhe kulmoi me emërimin si trajner dhe nxjerrjen e skuadrës në Europë, pas një sezoni plot halle.

Si ju duk Partizani në ndeshjen ndaj Egnatias?

Mendoj se ndeshjen me Egnatian, e gjithë skuadra e Partizanit nuk e kishte përgatitur siç duhet si në aspektin taktik, po ashtu edhe në aspektin mental. Statistikat tregojnë se Egnatia e dominoi ndeshjen dhe vetë rezultati gjithashtu. Më shqetëson mënyra se si skuadra sillet dhe spostohet në fushë. Repartet nuk kanë ekuilibër mes njëra-tjetrës. Është një skuadër e gjatë dhe spostimi i Skukës në linjat anësore ka humbur shumë në fizionominë e skuadrës. Nuk shoh një Partizan të vrullshëm dhe sulmues, siç është thënë në fillim.

Ishit pjesë e Partizanit dhe deri në gusht stërvitët këtë skuadër. Si është ky Partizan në krahasim me vjet?

Unë e shoh në një këndvështrim ndryshe. Kam qenë pjesë dhe mendoj se gjysmën e fazës së dytë dhe fazat tre dhe katër, Partizani ka bërë një kampionat të mirë. Por nuk mund ta paralelizoj me Partizanin e sivjetshëm për një arsye konkrete dhe bindëse gjithashtu. Mendoj se skuadra si Laçi, Kukësi, Tirana, Teuta apo edhe ndonjë tjetër, kanë pasur shumë ndryshime, duke iu larguar elementë shumë cilësorë, që këto skuadra nuk kanë arritur dot t’i zëvendësojnë. Partizani nga ana tjetër ka arritur të ruajë një pjesë të madhe të grupit dhe ka elementë shumë të mirë. Këtë vit ka një shans shumë të volitshëm për të dalë kampion. Sivjet kampionati do të ketë shumë pak diferenca dhe Partizani ka shans shumë të mirë. Ata kanë elementë shumë të mirë në aspektin individual, por nuk më pëlqen qasja që kanë si skuadër. Duhet të jenë më kërkues, goditës dhe më dominues ndaj kundërshtarit, sepse i kanë lojtarët e duhur për ta bërë këtë. Po mendoj gjithashtu se Partizani ka humbur në masë të konsiderueshme për sa u përket personaliteteve në skuadër, pasi ka shumë të rinj në skuadër, që janë plot talent, por mbajnë një fanellë të rëndë dhe kanë objektiv madhor, çka mund të ketë ndikuar në një ngërç psikologjik te të rinjtë. Nuk shikoj lider në fushë, që të marrin përsipër. Shoh shumë kualitet brenda, por shumë brishtësi gjithashtu. Vitin që kaloi mendoj se ka qenë një skuadër e fortë, veçanërisht në pjesën e dytë të sezonit, duke pasur parasysh edhe forcën e kundërshtarëve që kishim përballë. Gjithsesi, duke parë kampionatin dhe forcën e rivalëve, Partizani e ka forcën për të dalë kampion, por duhet të mos përsërisë ndeshje si me Egnatian apo Tiranën, ku ka treguar oshilacione dhe ia ka vështirësuar punën vetes.

Lexo edhe:

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Ishit te Partizani për 8 muaj. Si e cilësoni këtë eksperiencë?

Mendoj se ishte një nga eksperiencat më të mira dhe diçka shumë e madhe për mua, duke pasur parasysh se është një nga skuadrat legjendare të Shqipërisë dhe për këtë dua të falënderoj presidentin, i cili më dha mundësinë të trajnoj këtë skuadër të madhe.

Për çfarë ndiheni krenar dhe për çfarë keni keqardhje për këtë eksperiencë tuajën te Partizani?

Ndihem krenar që m’u dha mundësia të drejtoj Partizanin dhe ndiej keqardhje që nuk m’u dha mundësia të tentoj ta nxjerr Partizanin kampion.

Etiketa: mehmetiPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
Para

Tiranë/ Aksident te mbikalimi i Saukut, makina përfundon mbi trafik-ndarëse

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com