• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pedagogët ultimatum qeverisë: Keni kohë deri nesër, përndryshe futemi në grevë urie

10:28 : 01/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Pasi protestuan për dy javë me radhë, pedagogët e shpërfillur nga qeveria i kanë lënë 2 ditë afat kryeministrit Edi Rama për të reflektuar për të plotësuar kërkesat e tyre.

Pedagogët do të presin deri nesër në orën 16:00 dhe në rast se nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare atëherë ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës duke shkuar në grevë urie pa afat.

Deri tani, qeveria ka refuzuar plotësimin e kërkesave duke vendosur rritje me vetëm 15% rritje page, 8% të së cilës ua ngarkon vetë universiteteve. Deri tani vetëm dy universitete, ai i Tiranës dhe i Mjekësisë, kanë zbatuar urdhrin e qeverisë, ndërsa të tjerat jo. Sidoqoftë, pedagogët e kanë refuzuar këtë 15 për qindësh, pasi janë të mendimit që tarifat e studentëve, i vetmi burim i universiteteve duhet të shkojë në dobi të këtyre të fundit dhe jo të përdoret për paga.

Deklarata nga Sandër Kovaçi

Kreu i Sindikatës së Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi në një deklaratë për media është shprehur se nëse nuk do të ketë një përgjigje deri nesër do të futen në grevë urie.

Lexo edhe:

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Ai është shprehur se ende nuk kanë asnjë sinjal për negociata me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Ndër të tjera Kovaçi është shprehur se nesë nuk marrin përgjigje janë afërsisht 10 pedagogë që do të futen ne grevë urie.

“Do jetë takimi i radhës te Profesorati ku do merret vendimi final presim deri nesër lëvizje nga pala tjetër nëse do ketë komunikim për zgjidhje për dy-tre çështjet kryesore që ne kemi kërkuar qeverisë, ata nuk janë përgjigjur pozitivisht. Këtë vendim e kemi ditur që më 5 tetor. Universiteti ka rriur 8% vetëm për këtë 2-3 muaj, por nuk ka siguri për vitin e ardhshëm. Universitetet e tjera skanë asnjë mundësi tjetër për 8%. Ne duhet të sigurohemi që 8% nuk merret nga tarifat e studentëve, që nuk sjell ulje të investimeve në universitete. Rroga është cështje fikse, nuk mund të thuash që 3 muaj që ka mundësi rritet, tre muaj tjerë nuk ka mundësi.

Nesër pasdite do jetë disktimi i fundit, enkas ëshë lënë ora 16:00 se është mbyllja e orarit zyrtar, në 4 pasdite do vendosim përfundimisht nëse ka apo jo përgjigje nga qeveria. Nëse s’ka përgjigje pozitive kemi gatishmëri të një pjese stafi që është i gatshëm të kalojë në grevën e ngujimit. Kemi numër të kufizuar, bëhet fjalë për 10 pedagogë, se simbolike është ajo” tha Kovaçi.

 

Nga 17 tetori, pedagogë të shumtë në Universitetet e Tiranës, Politeknikut, Bujqësorit e shumë të tjerë në rrethe nuk kanë shkelur në auditorë duke bojkotuar mësimin në shenjë proteste për zgjidhjen e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë. Në peticionin e firmosur nga stafi akademik i Fakultetit të Shkencave kërkohet rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. Në peticion propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023, rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Qeveria dhe Ministria e Arsimit është shprehur e gatshme të nisë punën për realizimin e çdo kërkese, përveç atyre me karakter financiar.

Universiteti i Tiranës miraton shtesën mbi pagë për pedagogët

Pas Universitetit të Mjekësisë, edhe ai i Tiranës i është bindur urdhrit të qeverisë për të rritur pagat e stafit pedagogjik me 8%. Senati Akademik i UT është mbledhur një ditë më parë për të miratuar propozimin e administratorit për strukturën e re të pagave, pa përcaktuar qartë në vendim masën.

Është zyra e shtypit ajo që është kujdesur që materiali t’u shpërndahet mediave, pa tabelën shoqëruese, në të cilën përcaktohet trajtimi me shtesë mbi pagë për personelin akademik të institucioneve të arsimit të lartë. Nuk specifikohet nëse nga kjo rritje përfiton personeli ndihmës akademik dhe stafit mbështetës në universitete, por kjo ka qenë një ndër ankesat e radhës të artikuluara gjatë protestave të javës që shkoi. Burimi i financimit për të përballuar këtë vendim do të përballohet nga të ardhurat që realizon Universiteti i Tiranës, prej shërbimeve të tjera. Edhe kjo një pikëpyetje e madhe. Javën e kaluar Universiteti i Mjekësisë ishte i pari që ndërmori vendimin për rritjen e pagave me 8%, duke e çuar në 15% për pedagogët.

Në vendimin e Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë është miratuar gjithashtu edhe një shtesë në buxhetin e vitit 2022, në vlerën 400 000 (katërqind mijë) lekë, për paga dhe 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, me burim financimi nga të ardhurat e veta, për Fakultetin e Mjekësisë Dentare. Për zbatimin e këtij vendimi që ka hyrë në fuqi sapo u vulos ngarkohet Administratori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore.

KERKESAT E PEDAGOGEVE

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor

Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore, pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Etiketa: greve uriepedagogetprotesteqeveria Ramaultimatum

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

14:34 : 16/07/2025
AKTUALITET

Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet

08:05 : 16/07/2025
AKTUALITET

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH

17:15 : 12/07/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama, rreziku kryesor i uzurpimit me ligj të pronave publike

10:31 : 10/07/2025
Para

E rëndë/ Makina përplas për vdekje 64-vjeçarin në Kosovë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com