• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Vlorë arrestohet 65-vjeçari për llamarina pa leje, në Tiranë Rama fal Salillarin

12:06 : 01/11/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në 17 Tetor të këtij viti, 65-vjeçari Sazan D., po mbulonte me llamarina e teneqe të tjera, tarracën e një ndërtesë një-katëshe, të ngritur me blloqe betonu, në tokën e fituar prej tij nga ligji 7501, në zonën e Orikumit.

Ishte ditë e ngrohtë në Vlorë dhe Sazani po mendonte që të mbulonte objektin, para se të nisin shirat e vjeshtës.

Por, pak pasi kishte nisur të ngrinte llamarinat dhe teneqet e tjera mbi çati, në derën e tij mbërritën inspektorët ndërtimorë të Bashkisë.

Ata i thanë se ndërtimi është pa leje. Sazani 65-vjeçar nuk arriti të kuptonte se përse duhej marrë leje për disa llamarina. Ai, me shumë mundësi, do të ketë ndjekur në lajme se në Tiranë, qeveria po “amnistonte” katet pa leje në kullat dhe hotelet në qendër të kryeqytetit.

Lexo edhe:

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

Por, nuk kishte shumë kohë të mendohej. Shumë shpejt mbërritën në derën e tij të varfër punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët e prangosën.

Akuza zyrtare: “Ndërtim i paligjshëm”.

64-vjeçari deklaroi para oficerëve të Policisë Gjyqësore se “ndërtimin po e bënte në tokën e tij, të cilën deklaron se e ka me çertifikatë pronësie sipas ligjit Nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”. Ai ka shpjeguar se atë pjesë e ka patur të mbuluar me llamarina dhe nuk ka menduar që i duhej leje nga organet kompetente për ta ndërtuar me blloqe”.

Vendimi i gjykatës për 65-vjeçarin Sazan D.

Deklarimet e tij, natyrisht, nuk stepën punonjësit e policisë, të cilët i vendosën prangat dhe i dërguar letrat në Prokurori.

Prokuroria, nga ana e saj, u tregua disi më e butë me 65-vjeçarin. Në gjykatë u paraqit kërkesa për caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, e cila u miratua nga togat e zeza në 19 Tetor.

Ishte saktësisht e njëjta ditë, kur Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, po merrte vendime për konfiskimin e kateve pa leje në 8 objekte të larta në qendër të Tiranës.

Në listën e ndërtuesve në shkelje të ligjit ishin Armand Lilo i kullës “Syri i Tiranës”, Julian (Lul) Morina, Arben Maloku i Zall-Herrit, vëllezërit indianë Nitin dhe Chetankumar Sandesara, e persona të tjerë, të cilët kanë marrë ndërtimi nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Lista e godinave pa leje, sipas vendimit të KRRT-së

Në këtë listë mungon Pëllumb Salillari, megjithëse vetë dora vetë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, e “zuri në flagrancë” me kate pa leje.

Për të gjithë këta bosët e ndërtimit, inspektorët ndërtimorë të Mariglen Qatos nuk panë katet pa leje. Policia e kryeqytetit nuk kishte pranga për t’i vendosur në duart e tyre. Ndërsa Prokuroria e kryeqytetit ka nevojë për ekspertiza të thelluara për të zbuluar katet pa leje, të cilat janë evidente.

Në Tiranë nuk janë aspak efikasë si në Orikum të Vlorës.

Atje, inspektorët ndërtimorë gjetën llamarinat pa leje të 65-vjeçarit, Sazan D. Policia e arrestoi menjëherë, ndërsa prokuroria dhe gjykata caktuan masë sigurimi.

Etiketa: armand liloEdi RamaKëshilli i Rregullimit të TerritoritndertesaNdërtim i paligjshëmorikumrben MalokuSalillariTirane“Syri i Tiranës”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
AKTUALITET

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
Para

Salianji fiton gjyqin në Apelin e SPAK ndaj Kokalarit, gjykata i jep pafajësi

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com