• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e pedagogëve, PD: E mbështesim dhe i bashkohemi kërkesave të tyre

14:08 : 30/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Departamenti i Arsimit të Lartë në PD mbështet dhe solidarizohet me Lëvizjen Universitare.

Me anë të një deklarate për mediat, drejtuesja e këtij departamenti në PD, Lili Sula është shprehur se, bashkohen me protestën kombëtare e cila do të mbahet nesër në orën 11.00 në Korpusin Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Kujtojmë që edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dalë në krah duke u solidarizuar me Lëvizjen Universitare.  Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptar që t’i bashkohen protesëts kombëtare të pedagogëve që do të mbahet ditën e nesërme (të hënën) në orën 11:00.

Deklarata në selinë e PD-së, Lili Sula:

“Përshëndetje, të nderuar qytetarë!

Lexo edhe:

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

“Liria ka emër”/ Përmbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej, për krerët e UÇK

Qeveria po bën gjithçka që të mbjellë krizën e saj agresive e korruptive kudo.

Një krizë e thellë dhe e pashembullt ka zënë rrënjë edhe në themel të institucioneve tona arsimore.

Prej disa javësh pedagogët, stafet akademike, ndihmës akademike e administrative. protestojnë: për autonomi universitare, për liri akademike, për mbështetje të kërkimit shkencor.

Pedagogët protestojnë- kreu i qeverisë u thotë se do t’u bëjë vetting e do t’u kontrollojë pasurinë.

Protesta vazhdon- kreu i qeverisë ne vend që të kërkoje ndjesë, u bën presion stafeve të universiteteve rajonale dhe është gati t’i kthejë në filiale, në rastin më të mirë, e po i kërcënon se do t’u vërë kyçin në portat e dijes, meqë po mbështesin protestën. Protesta vazhdon, e mbështetet nga studentët- kreu i qeverisë sajon situata surreale, për të mbajtur tre vjet në sirtarin e tij diplomat e studentëve të mjekësisë, e kjo nuk do të thotë të mbash të diplomuarit këtu.

Me këto ritme, nuk do jetë larg dita kur , ashtu edhe siç po ndodh prej vitesh në fakultete të tjera edhe në Fakultetin e Mjekësisë të mos regjistrohen më studentë.

Por me sa duket ky nuk është shqetësimi i kreut të qeverisë që i ka duart e zëna në instalacionin prej druri në shifrën marramendëse 4.4 milion euro në oborrin e kryeministrisë dhe këmbët nuk i zënë dhe, duke fluturuar 127 herë me charter me shifrën marramendëse 19 milionë euro.

Ndaj nuk ulet të dëgjojë e të kuptojë pedagogët, kërkesat e të cilëve bazohen dhe në rekomandimet e BE për arsimin e lartë: Të kuptojë se mbështetja për kërkim shkencor është domosdoshmëri, të kuptojë se p.sh. për të marrë pjesë në një konferencë pedagogu duhet të mbështesë veten në fazën kërkimore dhe të përgatitjes së punimit, si dhe për taksën e veprimtarisë edhe për udhëtimin e akomodimin, po kështu edhe për të botuar në revista të indeksuara, si dhe për krijuar bibliotekën profesionale që është mjeti i parë i punës së çdo pedagogu.

Sikur stafet universitare të mbështeteshin për këto domosdoshmëri, sigurisht, që kontributi i tij nuk do të shkonte në këtë eksod akademik e studentor, që s`ka paralele në histori, as në mbylljen e shumë degëve të studimeve universitare në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë etj, mes të cilave, mjaft degë të albanologjisë, që përkufizojnë identitetin tonë kombëtar, për të cilat nuk tregohet kurrfarë interesimi, as në kufizimin e funksioneve thelbësore të universiteteve të cilave prej shumë vitesh iu ndalua cikli i studimeve doktorale, as në mohimin e të drejtës së stafeve akademike për të futur tituj shkencorë, të cilët janë ndaluar arbitrarisht më vendim të këshillit të ministrave.

Sikur kreu i qeverisë t`i dëgjonte stafet universitare, padyshim që nuk do të vinim në këtë krizë të thellë ekonomike e në rritjen e kostove të përballimit të studimeve, nga ana e studentëve – (të cilët në Kosovë po subvencionohen me nga 100 euro secili dhe në Europë 2-5 herë më shumë), as në nëpërkëmbjen e figurës së pedagogut nga ministria e arsimit e cila, po të kryente detyrën e të zbatonte ligjin e indeksimit të pagave, rritja do të ishte disa herë më shumë se shifra qesharake.

Sikur kreu i qeverisë t`i dëgjonte stafet universitare, nuk do të vinim as në rënien e shpejtë të numrit të studentëve që regjistrohen në vit të parë në degët e shpallura prioritare, por do të ishin në një dialog të hapur e produktiv në përmbushje të të gjitha kërkesave të stafeve universitare, të cilat janë minimale dhe tërësisht të realizueshme.

Departamenti i Arsimit të Lartë pranë Partisë Demokratike, mbështet Lëvizjen universitare që synon rritjen e cilësisë së mësimdhënies, që shkon drejtpërdrejt në dobi të studentëve e, njëherësh, reformimin e modernizimin e jetës së brendshme të universiteteve, hartimin e zbatimin e strategjive politike, ekonomike, sociale e të tjerave aspekteve fondamentale në jetën e vendit që janë bllokuar qysh ne vitin 2015 me miratimin e Ligjit 80 i cili – siç është shprehur prej vitesh nga specialistët – centralizon dhe burokratizon funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Një universitet në krizë është tregues i drejtpërdrejtë dhe i padiskutueshëm i një shteti në krizë dhe pasojat e kësaj gjendjeje do të jenë jashtëzakonisht të shpejta dhe të rënda, ndaj i bëjmë thirrje të gjithë stafeve universitare, pedagogë e studentë, stafe ndihmës akademike e administrativë në mbarë vendin, që nesër më 31 tetor, në orën 11:00 të jemi të gjithë bashkë në protestën kombëtare tek Korpusi Qendror i Universitetit Politeknik të Tiranës për t`i kërkuar me ngulm qeverisë të angazhohet seriozisht në plotësimin e kërkesave të lëvizjes universitare, pjesës më elitare të shoqërisë sonë”

Etiketa: Partia DemokratikepedagogetprotestaSali BerishaSelia Blu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

20:51 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Liria ka emër”/ Përmbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej, për krerët e UÇK

18:48 : 17/10/2025
AKTUALITET

Alfred Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për krerët e UÇK! Nuk mund të nëpërkëmbet gjaku shqiptar

18:11 : 17/10/2025
AKTUALITET

Protesta për UÇK-në, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej’

16:05 : 17/10/2025
AKTUALITET

PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun

13:42 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!

13:15 : 17/10/2025
Para

Aksident në Librazhd, automjeti përplaset me shtyllën, dy të plagosur

TË GJITHA

Serbi: Varësi nga nafta ruse dhe sanksione nga SHBA

13:25 : 19/10/2025

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

13:08 : 19/10/2025

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

13:00 : 19/10/2025

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

12:45 : 19/10/2025

Grabitje spektakolare në muzeun e Luvrit, 3 persona marrin bizhuteritë nga koleksioni i Napoleon Bonapartit

12:29 : 19/10/2025

Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë

12:11 : 19/10/2025

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com