• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Merreni seriozisht ju lutem: Shqiptarët po ikin!

08:15 : 30/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Shqiptarët po ikin! Ky lajm, në fakt, nuk është i ri. Që pas viteve ’90, shumë banorë të vendit u larguan për një jetë më të mirë.

Në atë kohë ikën me çfarë të mundnin, me anije, përmes ambasadave, më pas me gomone, duke rrezikuar seriozisht jetën.

Në atë kohë ishte një proces praktikisht i pandalshëm. Shqipëria vinte nga një regjim diktatorial, që kishte mohuar shumë mundësi dhe e kishte çuar popullsinë në një varfëri ekstreme dhe uri për të parë “botë me sy”.

Emigracioni i asaj periudhe kishte dhe anët e veta pozitive, teksa remitancat u bënë një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe konsumit në vend dhe shumë individë u kthyen, duke hapur biznese e duke sjellë përvojën e Europës, kryesisht të Italisë e Greqisë.

Ngjarjet e ‘97-s nxitën një tjetër valë si pasojë e pasigurisë për jetën, një faktor i ri shtytës për emigracionin. Stabilizimi i ekonomisë pas viteve 2000 e ngadalësoi ritmin e emigracionit. Ekonomia e vendit po rritej, kishte më shumë mundësi për të rinjtë, kompani të huaja të mëdha po hynin në vend, duke ofruar vende pune me paga relativisht të larta.

Lexo edhe:

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Hapja e një biznesi në një treg, ku konsumi ishte i lartë, ishte një tjetër alternativë për të siguruar jetesën.

Liberalizimi i vizave me BE-në, përkundër pritshmërive dhe fenomeneve të ngjashme në ish-vendet komuniste, nuk u shoqërua me valë emigrimi. Përkundrazi, një valë tjetër ikjesh nisi në vend në 2015-n.

Kërkesat për azil u rritën në mënyrë drastike, duke arritur në gati 70 mijë atë vit. Ndonëse në ulje në vijim, sërish ikjet mbetën të larta, duke u frenuar disi gjatë periudhës së pandemisë, si rrjedhojë e kufizimeve në lëvizje.

Që pas pandemisë, vendi është përfshirë sërish në një cikël të heshtur emigracioni, sidomos të të rinjve, por edhe familjeve, përfshirë edhe ato që klasifikohen në shtresën e mesme. Fenomeni është bërë aq masiv, sa po ndihet kudo.

Tre vite më parë, bizneset ankoheshin se nuk po gjenin punonjës. Sot, ankohen se jo vetëm nuk po gjejnë punonjës, por rënia e popullsisë është aq e fortë, sa po ndihet në frenimin e konsumit.

Bizneset janë futur në një rreth vicioz, ku mosgjetjen e punonjësve po mundohen ta kompensojnë me rritje të pagave, që po i transferojnë në kosto dhe kjo, nga ana tjetër, po çon në rënie të konsumit, si të mos mjaftonte dhe inflacioni që ka kapur rekordet e 23 viteve, si rrjedhojë e situatës së trazuar globale.

Marrja e punonjësve të huaj po rezulton dështim, siç pohojnë shumë sipërmarrës që e provuan këtë “eksperiment”, për të kompensuar hemorragjinë e fuqisë punëtore.

Kryeministri nuk e ndien shqetësimin dhe e përdor si argument justifikues se nuk ka çfarë u bën e nuk mund të konkurrojmë me pagat që jep Gjermania apo Europa Perëndimore. Ky është një fenomen, që po e hasin dhe shtete të tjera të Europës, si Çekia, apo Kroacia, Polonia, Bullgaria etj., thonë anëtarë të tjerë të qeverisë.

Po, është e vërtetë, emigracioni është një proces normal, që do të ekzistojë gjithnjë dhe asnjëherë nuk mund të frenohet plotësisht. Por, në Shqipëri është kthyer në një hemorragji të pandalshme.

Shqetësimi nuk është tek ikja në vetvete, por te ritmet e larta me të cilat njerëzit po largohen, arsyet për të cilat ata po largohen. Të rinjtë, ashtu si në vitet ’90, nuk ngurrojnë që të rrezikojnë jetën, duke ikur drejt Mbretërisë së Bashkuar me gomone.

Në një vend që zyrtarisht ka 2.8 milionë banorë (jo zyrtarisht nuk dihet, pasi Censi po shtyhet vazhdimisht, si të mos duan ta dinë se çfarë po ndodh realisht në vend), fshatra dhe qytete të tëra të vogla po zbrazen.

Shqiptarët ikin më shumë dhe se nga vendet që janë në luftë, apo në konflikte etnike. Në raport me popullsinë, Shqipëria është e dyta për kërkesat për azil në botë. Kjo është e tepërt për një vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe në një periudhë afatmesme pritet të bëhet pjesë e tij.

Është e dukshme që pesimizmi ka mbërthyer atë brez që duhet të ishte shpresa për të ardhmen e vendit, por sot nuk arrin ta gjejë veten mes konflikteve pa fund të politikës, ekonomisë që nuk prodhon punësim të qëndrueshëm, me paga të përshtatshme dhe mbetet larg zhvillimeve teknologjike.

Si një formë e heshtur proteste po zgjedhin të largohen. Ka shumë arsye për t’u shqetësuar dhe që politikanët të fillojnë ta marrin seriozisht fenomenin dhe të përpiqen ta frenojnë atë.

Përndryshe, emigracioni pritet të shkaktojë zhbalancime më të thella sociale dhe ekonomike, që nuk mund të parashikohet nëse do të mund të riparohen në dekadat e ardhshme./ EDITORIAL MONITOR

Etiketa: emigracioniMonitorqeveria Ramashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

12:51 : 19/06/2026
AKTUALITET

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

08:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social

08:20 : 17/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët protestojnë edhe në Hagë: Rama jep dorëheqjen

17:57 : 14/06/2026
Para

Zbrdhet ngjarja, si e mitura shqiptare kërcënoi dhe sulmoi dy 14-vjeçare në Greqi

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetbetciograndpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet