• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti 2023, qeveria parashikon rritje 20% të shpenzimeve për interesat e borxhit

08:27 : 24/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Ministria e Financave parashikon një rritje me rreth 20% të interesave të borxhit për vitin e ardhshëm.

Shpenzimet për interesa në buxhetin 2023 parashikohen në vlerën 60.9 miliardë lekë ose 2.8% të PBB, duke përfshirë në këtë shumë dhe kontigjencën për rreziqet e borxhit.

Shpenzimet për interesa parashikohen të rriten me 20% krahasuar me vitin 2022 (krahasimi me buxhetin e rishikuar të këtij viti), ndërsa në terma realë rritja e shpenzimeve të borxhit do të jetë në masën e 0.1 % e PBB-së.

Ministria e Financave ka parashikuar për vitin e ardhshëm një fond kontigjence prej 4.9 miliardë lekësh për të mbuluar rreziqet e lidhura me rritjen e shpenzimeve të shërbimit të borxhit. Mbështetur në relacionin e buxhetit, ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për të përballuar rritje përtej atyre të parashikuara si skenar më i mundshëm i normave të interesit përgjatë vitit 2023 dhe pjesës së mbetur të vitit 2022.

Sipas ligjit organik të buxhetit, në çdo vit buxhetor të planifikuar duhet të përfshihet një kontingjencë e veçantë, prej jo më pak se 0.7% e shpenzimeve totale të buxhetit, për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit me ndikim në nivelin e borxhit.

Lexo edhe:

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

Ministria e Financave parashikon që borxhi publik për vitin e ardhshëm të ulet në 67.5% të PBB-së, nga 68.8% që është niveli i pritshëm për vitin 2022.

Gjatë viteve të fundit ekspozimi ndaj riskut të normave të interesit ka ardhur duke u zbutur, kryesisht për shkak të rikompozimit të portofolit të borxhit të brendshëm në drejtim të titujve afatgjatë me norma interesi fikse, si edhe bazuar në normat e interesit në nivele të ulëta në tregun e brendshëm dhe të huaj.

Megjithatë, duke nisur nga viti 2022 risku i normave të interesit është në rritje të dukshme, duke marrë parasysh nivelin e lartë të borxhit afatshkurtër, si edhe pritshmëritë për rritje të normave të interesit në tregje pas situatës së krijuar nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Në periudhën afatshkurtër, ky kërcënim është zbutur nga struktura ekzistuese e normave të interesit, në të cilën më shumë se 90% e stokut të borxhit të brendshëm përbëhet nga instrumente me normë interesi fikse.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, shpenzimet për interesa u rritën me rreth 800 milionë lekë ose 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kryesisht si rezultat i rritjes së stokut të borxhit në vlerë nominale si edhe efektit të rritjes së normave të interesit të instrumenteve qeveritare. Por, rritja e yield-eve është shpejtuar ndjeshëm pas tremujorit të tretë, çka tregon se impakti i rritjes së normave të interesit do të jetë më i dukshëm në vazhdim.

Përveç rritjes së yield-eve, tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë është karakterizuar nga një pjesëmarrje më e ulët e investitorëve në ankande. Sipas Ministrisë së Financave, financimi neto (emetime-maturime) në tregun e brendshëm për 6-mujorin 2022 rezultoi në vlerën e -2.8 miliardë lekë.

Rënia e huamarrjes së brendshme neto ka reflektuar hezitimin e bankave për të investuar në obligacione shtetërore, kryesisht në ato afatgjata, për shkak të pasigurisë së ardhshme dhe pritshmërive për rritje të normave së interesit, bazuar në zhvillimet e fundit në tregjet financiare, ndikuar nga pasojat e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Sipas Ministrisë së Financave, gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, menaxhimi i borxhit do të ketë në fokus plotësimin e nevojave për huamarrje, duke mbajtur në konsideratë përmirësimin e mëtejshëm të strukturës së borxhit  në drejtim të uljes së ekspozimit ndaj risqeve.

Gjithashtu, në tregun e brendshëm do të merren masa për të inkurajuar pjesëmarrjen e investitorëve në letrat me vlerë qeveritare. Në tregun e brendshëm, nëpërmjet titujve afatshkurtër kryesisht do të synohet rifinancimi i titujve ekzistues, si dhe menaxhimi i nevojave për likuiditet. Ndërkohë, nëpërmjet titujve afatgjatë do të synohet të realizohet huamarrja e re e planifikuar.

Yield-et e letrave me vlerë të qeverisë kanë ndjekur një tendencë rritëse duke filluar nga muaji mars 2022, rritje kjo e ndikuar nga rritja e normës bazë të interesit në tregun vendas si edhe nga pritshmëritë për rritje të mëtejshme të normave të interesit në përgjigje të inflacionit të rritur./Monitor

Etiketa: borxhi publikqeveriarritja e borxhit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
RAJONI

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025
RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
Para

Bizneset kundër paketës fiskale, kërkojnë ulje të taksave

TË GJITHA

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com