• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e Learit dhe Griseldat e Ramës

17:41 : 23/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, VIDEO

Nga Boldnews.al

Jetëshkurtër ishte Lear Kurti, 32-vjeçari që dha frymën në duart e policisë, mesnatën e së mërkurës. “Gëlltiti kokainë”-tha AMP-ja e Ardi Veliut, por përpjekja për të groposur të vërtetën, para se dheu të mbulonte përgjithnjë Learin, nuk po shkon ashtu sikurse e kishin inskenuar mjeshtrat e qeverisë dhe policisë. Një foto e publikuar së fundmi dhe dëshmia e nënës birësuese të Learit ngre dyshime të forta se i riu u dhunua dhe se vdekja nuk qenka kaq e “bardhë” sikurse e paraqiti version zyrtar. Leari shfaqet në spital me pranga në duar dhe me shenja mavijosje në trup, ndonëse nuk jep asnjë shenjë reagimi, hekurat e Rilindjes e kanë lidhur edhe në agoni, në frymën e fundit të shpirtit.

Por, AMP-ja e Ardi Veliut (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), bashkë e “mjekësi-ligjore” e prokurorë të shtrënguar nga darët e vetingut gjetën versionin se Kurti kishte gelltitur kokainë dhe si pasojë gjeti vdekjen. Po sot që fotot tregojnë të kundërtën, e vetë familja është e bindur që djali iu dhunua, çfarë mbetet për këtë skenar të ulët që mbulon një vdekje me shumë dyshime? Çuçi i Ramës nuk lëviz, Veliu as për fare, sepse është pamja e vërtetë “3D” e Rilindjes. Një qenie njerëzore e vetëofruar për të bërë gjithçka që ja kërkon pushteti, duke mbajtur veshur uniformën e policisë së shtetit, atë uniformë që kanë dhënë jetën 223 punonjës të vërtetë policie.

Mirëpo edhe më e rëndë është përqeshja që po I bën rastit tragjik kryeministri Edi Rama. I bundur se mjeshtrat e tij fshahin edhe “henën” dhe jo më një ngjarje “rutinë” dhe dhune policore, Rama po e kthen në politike, duke theksuar se “drejtësia foli” dhe problem është opozita. “Njerëz pa din, pa iman, pa fe, pa athe, hijena që arrijnë deri në pikën sa të shqyejnë në TV nga mëngjesi në darkë kufoma, si kufoma e atij të shkretit që humbi jetën, duke bërë cmos të ngrenë tymnaja e tension e zjarrin e urrejtjes ndaj polisisë së shtetit”. Këto fjalë tha Rama. E është po i njëjti njeri që bashkë me kanakarin më të afërt dhe “mbretin e propagandës” Erion Veliaj sajuan një trill të pështirë që e çuan deri në Parlamentin Europian.

“Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore……Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër”. Faleminderit, Erion!” Ky është reagimi i Erion Veliajt, që në vitin 2011 njoftoi ambasadat e huaja dhe anëtarë të Parlamentit Europian për këtë sajesë më shumë se të shpifur. Ekspertiza dhe më pas çdo dëshmi arritën në përfundimin se Griselda e kishte sajuar këtë histori, madje kishte edhe probleme psikologjike në atë periudhë.

Lexo edhe:

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

Pa marrë një version zyrtar, pa marrë një dëshmi të saktë, e gjithë PS-ja me në krye këtë njeriun që sot thotë se opozita po përdor vdekjet për politikë, shkoi deri në atë perversitet sajimi dhe me ndihmën e vyer të kryebashkiakut të sotëm të Tiranës ishin gati të digjnin vendin edhe ndërkombëtarisht me çështjen “Griselda”.

Janë pesë vdekje (vrasje) që kanë mbetur në duart e policisë, duke nisur nga Korça, Tirana dhe Gjirokastra qëkur Rilindja ka marrë pushtetin dhe të gjitha në tentative për ti mbuluar. Rasti I fundit është ai I Lear Kurtit që mbeti në duart e policisë dhe është pikërisht Rama I Gresildave që kërkon që të mos bëhet “politikë me viktimat”. Pra policia edhe mund të vrasë, edhe mund të dhunojë, edhe të shantazhojë, edhe të të shoqërojë pa shkak në komisariate, por të gjithë duhet të heshtin dhe mos bejnë politikë…!

Etiketa: Edi RamagriseldaLear Kurtitirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
Para

Sllovenia mban zgjedhjet presidenciale

TË GJITHA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

09:30 : 18/07/2025

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

09:09 : 18/07/2025

Iu vu tritoli në lokal, flet pronari: Nuk kam konflikte

09:07 : 18/07/2025

Rita Ora hap zemrën: Dikur mendoja se nuk isha aq e dobët sa duhet

09:06 : 18/07/2025

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025

Digjen dy automjete në Korçë

08:44 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com