• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Minierat në Turqi-Kismet në vend të sigurisë në vendin e punës

09:22 : 21/10/2022
në BOTA

Lexo edhe:

E rëndë në Turqi, i riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi

Kontrata e transferta të sigurta?! Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket

Ndërkohë që njerëzit në Turqi përcjellin viktimat e një aksidenti të ndodhur në minierën e Bartinit, qeveria flet për “fatin e keq”. Çudi nuk është as aksidenti as trajtimi që i bën qeveria.

“Ka njerëz që tallen me gjëra të tilla, por ne besojmë tek fati. Gjëra të tilla do të ndodhin gjithnjë, këtë duhet ta kemi parasysh.” Kështu reagoi presidenti turk Rexhep Tayp Erdogan për aksidentin që ndodhi para pak ditësh (14.10.) në minierën e qytetit turko-verior Bartin, ku humbën jetën 41 minatorë. Pesë të lënduar ndodhen ende në rrezik për jetën.

Qeveria i quajti të vdekurit “martirë të minierave”. “Martirizimi është fjalë që qeveria turke e nxjerr shpesh nga arsenali i arkivit të komunikimit dhe e përdor për t’i dhënë vdekjes një lloj kuptimi të mbinatyrshëm.

Qasja e qeverisë ka ngjallur kritika tek shoqëria turke dhe opozita. Shteti akuzohet kryesisht se nuk ka marrë masa të mjaftueshme parandaluese kundër aksidenteve të tilla. Ish-besniku, tani kundërshtar i Erdoganit, ish-ministri i Jashtëm dhe ministër Financash, Ali Babacan, e kritikoi qeverinë duke thënë: “Edhe ne besojmë tek fati. Por fillimisht duhet parë çfarë masash janë marrë, pastaj vjen gjykimi nga Perëndia.”

Hedhje hi syve si gjithnjë 

Si aksidente të tilla ashtu edhe reagimet nga ana e qeverisë së AKP nuk ndodhin për herë të parë. Njëjtë reagoi Erdogan edhe tetë vjet më parë, kur në fatkeqësinë e minierës së Somas humbën jetën 301 vetë: “Gjëra të tilla ndodhin herë pas here, kjo ka të bëjë me natyrën e këtij profesioni.” Ai kujtoi se që nga shekulli i 19-të, fatkeqësi të tilla kanë ndodhur vazhdimisht në sektorin e minierave. Edhe në atë kohë ai u akuzua për nënvleftësimin e havarisë si dhe për gabime në marrjen e vendimeve.

Sipas ekspertëve, fatkeqësia në Bartin nuk është rasti i vetëm, por flet për një problem të përgjithshëm të sektorit turk të minierave. Sipas të dhënave të Ndërmarrjes Turke të Tymyrit (TTK) vetëm vitin e kaluar kanë ndodhur 208 havari në punë. Rrjeti i shëndetit dhe sigurisë në punë (ISIG), tregon se që nga viti 2002 në vendin e punës kanë humbur jetën të paktën 1989 minatorë.

Në Turqi sundon “fryma e mosvënies para përgjegjësisë”

Një arsye kryesore për përsëritjen e havarive të tilla ka të bëjë me mungesën e vënies para përgjegjësisë të punonjësve të shërbimit të shtetit kur ato ndodhin, thotë avokatja turke Berrin Demir. Demir është specializuar për zbardhjen juridike të havarive vdekjeprurëse në vendin e punës. Në bisedë me Deutsche Welle-n ajo thotë se në Turqi, sundon fryma e mosvënies para përgjegjësisë dhe mosndjekjes penale të punonjësve, që janë përgjegjës për sigurinë në punë. “Sikur të mos ishte kështu, aksidente si ai i Bartinit ose havari të tjera me pasoja fatale në vendin e punës nuk do të kishin ndodhur”, thotë Demir. ” Në 99 përqind të rasteve zyrtarët që merren me çështjen e sigurisë nuk ndiqen penalisht. Nuk ndodh kurrë që ata që janë përgjegjës për havaritë të vihen edhe para bankës së të akuzuarit.”

Siguria në punë faktor kostoje 

Në fakt TTK është përgjegjëse për të marrë masat e nevojshme të sigurisë në vendin e punës. Vënia në punë e minierës së Bartinit, ku ndodhi fatkeqësia është po ashtu nën përgjegjësinë e TTK.

Sindikalisti Kemal Kartal thotë, se numri i punëtorëve në minierën e Bartinit është ulur ndërkohë nga 5000 në 400. Ata pak punëtorë që kanë mbetur detyrohen të bëjnë shumë punë. Mungesa e personelit ndikon jo vetëm në cilësinë e punës, por edhe tek siguria në vendin e punës. Përveç kësaj, kursime bëhen edhe në marrjen e masave. “Drejtori i TTK dhe bashkëmanaxheri e dinë mirë çfarë problemesh kanë minierat dhe çfarë do të thotë reduktimi i numrit të punonjësve. Ata e dinë shumë mirë se si ndikon kjo tek punonjësit dhe tek siguria në vendin e punës.”

Por problemi është se Ndërmarrja e Qymyrit është e qeverisë, thotë themeluesi dhe kryetari i sindikatës Enerji-Sen: “Drejtoria e TTK bën si i thotë qeveria. Shëndeti i punonjësve dhe siguria në punë janë për fat të keq të lidhura me kostot.”

Kartal tërheq vëmendjen për numrin e lartë të havarive, për të cilat publiku turk është indinjuar vitet e kaluara: “Sa kohë që ky system mbetet i paprekur, sa kohë që nuk merren masa, sa kohë që siguria në punë shihet nga burokratët e emëruar nga qeveria si faktor kostosh, sa kohë që nuk ndryshon strategjia për ushqimin e sektorit privat, për aq kohë do të ndodhin havari fatale në vendin e punës.”

/DW
Etiketa: Deutsche WelleErdoganminiere qymyrishperthimTurqiviktima

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë në Turqi, i riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi

18:17 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kontrata e transferta të sigurta?! Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket

21:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRI/Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, ishte dënuar për plagosje të rëndë

15:31 : 25/06/2025
AKTUALITET

EMRI-PAMJET/ Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte “shënjestra”

07:55 : 25/06/2025
BOTA

Dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen e Gylen, arrestohen 158 persona në Turqi

14:05 : 24/06/2025
BOTA

Turqia goditet nga një tërmet i fortë, ja sa ishte magnituda

08:40 : 24/06/2025
Para

Xhaka i pret biletën Arsenalit: Jemi shumë të rrezikshëm!

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com