• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD-PS me raporte të kundërta për Xhaçkën në Kushtetuese

Opozita kërkon që Kuvendi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Xhaçka pasi kompania e bashkëshortit të saj ka përfituar nga pasuria publike. Ndryshe, socialistët pretenduan se nuk kishte qenë vetë deputetja që kishte përfituar dhe kërkuan rrëzimin e mocionit të opozitës në Kuvend.

17:18 : 19/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet vendosi të mërkurën që të dërgojë në Kuvend dy raporte të kundërta në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka, pasi mazhoranca nuk pranon që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin e opozitës.

Socialistët kundërshtuan si të pabazuara dy mocionet e paraqitura nga deputetët e opozitës me objekt të njëjtë; papajtueshmërinë e mandatit për Xhaçkën, pasi bashkëshorti i saj Artan Gaçi përfitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit me vendim qeverie.

Sipas pretendimeve të shumicës në pushtet deputetja nuk ka përfituar nominalisht nga pasuria publike siç përcakton neni përkatës në Kushtetutë.

Opozita kërkoi që vlerësimi i thelbit të çështjes i takonte gjykatës dhe se Kuvendi ishte i detyruar t’ia kalonte mocionin për gjykim, por sipas konkluzionit të shumicës “nuk ka asnjë çështje për shqyrtim që duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas relatores Klotilda Bushka, e cila lexoi përfundimit e raportit në mbledhjen e Këshillit, kërkesa e opozitës nuk i plotëson kriteret për t’u dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese duke i rekomanduar Kuvendit rrëzimin e mocionit.

Lexo edhe:

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

“Shumica, në referim të vendimit nr.93/2016 të Gjykatës Kushtetuese, çmon se vetëm rastet e parashikuara në nenin 70, pika 3 të Kushtetutës, hyjnë në juridiksionin e kësaj gjykate; për rastet e tjera të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit (neni 70, pika 2) apo konfliktit të interesit, Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion dhe vetëm për këto raste Kuvendi sipas nenit 70, pika 4 të Kushtetutës mund të vendosë t’ia dërgojë çështjen për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese”- thuhet në raport.

Po ashtu, PS, pretendon se, “nga aktet e depozituara prej kërkuesve të të dy mocioneve, nuk rezulton që për deputeten Olta Xhacka dhe bashkëshortin e saj, si ortak në shoqërinë tregtare “AG TÇ” SHPK, të plotësohen kriteret kushtetuese të parashikuara në pikën 3 të nenit 70 të Kushtetutës, (kryerja e veprimtarisë fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor dhe përfitimi i pasurive të këtyre të fundit), për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas raportit të opozitës, bashkëshorti i ministres me anë të kompanisë “AG TÇ” shpk ka marrë status investitori strategjik nga qeveria për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në bregdetin e Dhërmiut.

Sipas deputetit Gazmend Bardhi ky status parashikon edhe të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit, që janë pasuri publike, para hotelit për 30 vite, reduktim të TVSH-së për shkak të trajtimit preferencial që parashikon ligji për investimet strategjike.

“Si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve të plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TÇ” sh.p.k., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhaçka, do të sigurojë të ardhura, çka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit”- thuhet në raportin e opozitës.

Bardhi përmendi dhe faktin se si Gaçi ishte munduar të fshihte konfliktin e interesit duke krijuar një kompani tjetër në emër të kunatës së Xhaçkës duke i dhënë në menaxhim brigjet e detit.

Demokratët pretenduan se mocioni është në përputhje me praktikën e mëparshme parlamentare për raste të ngjashme dhe i konsideruan argumentet e PS-së si mbrojtje politike për Xhaçkën.

Bardhi paralajmëroi se deputetët nismëtarë do t’i drejtoheshin në mënyrë të pavarur gjykatës për këtë çështje nëse me forcën e kartonit PS-ja do ta rrëzonte mocionin në seancë plenare.

/reporter.al/

Etiketa: Kushtetueseolta xhackaPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025
AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

16:33 : 13/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025
Para

Pedagogu: S'kemi autonomi, universiteti kontrollohet nga qeveria

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com