• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Protesta e pedagogëve, Ministria e Arsimit: Jemi të hapur për dialog

19:17 : 17/10/2022
në SOCIALE

Në Shqipëri sot është dita e parë e vitit të ri akademik, por pedagogët e universiteteve publike protestuan, duke braktisur procesin mësimor. Pasi mikpritën studentët e rinj në mëngjes, pedagogët u mblodhën para fakulteteve, për të kërkuar plotësimin e 9 pikave të peticionit të tyre, drejtuar qeverisë. Në qendër të kërkesave është rritja 50 për qind e pagave bazë për pedagogët dhe stafet ndihmëse.

Ministria e arsimit i deklaroi sot “Zërit të Amerikës” se mbetet e hapur për dialog mbi kërkesat e sindikatave të pedagogëve, si dhe çështje që lidhen me kërkimin shkencor dhe arsimin e lartë. Profesorët e universiteteve publike nisën sot protestën e paralajmëruar, pasi qeveria sipas tyre, nuk u ka plotësuar kërkesat e shpallura prej një kohe të gjatë. Ata pohojnë se janë të demoralizuar prej trajtimit financiar minimal e të pamjaftueshëm, me leksione që paguhen 4-7 euro. Profesorët pohuan se janë të vendosur që ta vazhdojnë me kërkesat e tyre të përsëritura në vite, që i vlerësojnë minimale për të kthyer në vend dinjitetin e pedagogëve, që janë paguar në nivele të ulëta ndër vite, po ashtu si edhe stafet ndihmëse akademike.

“Kërkesat janë shumë të drejta edhe për pedagogët, edhe për stafin ndihmës akademik, edhe për administratën. Ne punojmë përditë bashkë dhe e dimë se sa shumë e nevojshme janë për të gjithë ne këto pika. Ato janë baza fillestare, jo një vlerësim maksimal për punën tonë. Ato janë baza për të motivuar pedagogët dhe stafet akademike dhe ndihmës akademike, që të përqëndrohen në punën e tyre dhe për t’i mbajtur këtu në universitete” – thotë pedagogia Valma Prifti e Universitetit të Tiranës.

Ministria e arsimit ka njoftuar së fundi rektoratet e universiteteve përmes një shkrese lidhur me rezultatet e bisedimeve me përfaqësuesit e pedagogëve më 23 shtator, mbi dakordimin lidhur me disa prej pikave të peticionit, që kanë të bëjnë me zbatimin periodik të ligjit. Ende mbetet pa plotësuar kërkesa kryesore për një rritje 50 për qind të pagave bazë dhe shtim të fondeve për kërkim shkencor.

“Ne duam t’i shpëtojmë universitetet tona. Po shohim që në shumë degë të universiteteve publike po shkohet drejt mbylljes së tyre. Ne duam të japim të tjera impulse, tjetër zhvillim. Kërkesat tona nuk janë ngushtësisht vetëm tek paga. Ajo është njëra nga kërkesat, por ne kërkojmë ta ndryshojmë gjendjen nëpër universitete” – thotë profesori Dhimitër Doka.

Lexo edhe:

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

Ndërsa profesor Aleksandër Kovaçi thotë se Universiteti është lënë financiarisht në gjendje të mjerueshme dhe gjithë profesorati po mbështet protestën e bazuar në peticionin me 9 pika drejtuar qeverisë.

“Kërkesat tona janë të lidhura të gjitha me njëra tjetrën. Pagat janë të lidhura me kërkimin shkencor. Pa një kërkim shkencor flasim kot për universitet. Aktualisht kemi një financim krejtësisht elementar të kërkimit shkencor, i cili nuk i përgjigjet realitetit të nevojave. Jemi 10 herë më pak se Maqedonia e Veriut, ose 17 herë më pak se Serbia. Jemi shumë dobët në krahasim me gjithë rajonin. Nuk mund të lihen universitetet pa kërkim shkencor, dhe për këtë duhet marrë vendim tani” – thotë zoti Kovaçi.

Pas interesimit të Zërit të Amerikës për një reagim në lidhje me protestën e pedagogëve, ministria e Arsimit dhe Sportit deklaroi se po vijon tani e në vazhdim dialogun intensiv dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e interesuara dhe të përfshira në këtë proces, duke treguar vullnet të plotë për zgjidhjen e një sërë çështjesh që përfshijnë arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe kërkesat e paraqitura nga sindikatat e pedagogëve.

Në prononcimin për Zërin e Amerikës, ministria e arsimit theksoi se po vazhdon dialogun me rektorët e universiteteve, përmes Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë, i cili mblidhet rregullisht për vendime dhe politika të rëndësishme. Ministria shtoi se ka ngritur grupe pune të posaçme për çështje, që lidhen me ngarkesën e pedagogëve, kriteret për dhënien e titujve dhe gradave shkencore, etj. Qeveria rriti më 5 tetor deri në 15% pagat e pedagogëve, 7 % nga të cilat mbulohen nga buxheti i shtetit qysh prej këtij muaji, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga vetë universitetet prej të ardhurave të secilit prej tyre.

Marrë nga VOA

Etiketa: ministria e arsimitpedagogeprotesta

Lajme të lidhura

BOTA

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

10:48 : 07/09/2025
BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
RAJONI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025
RAJONI

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

18:47 : 24/08/2025
RAJONI

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

09:17 : 24/08/2025
AKTUALITET

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

15:59 : 22/08/2025
Para

Sekuestrohen mbi 100 celularë të “bossave” në burgun e Bolonjës, shqiptarët në krye

TË GJITHA

U dërgua me urgjencë në spital, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

15:50 : 07/09/2025

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

15:36 : 07/09/2025

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025

Sot spektakël në qiell! “Hëna e përgjakur” do jetë e dukshme dhe në Shqipëri, kur do ndodhë eklipsi

15:03 : 07/09/2025

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

14:53 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com