• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hapja e Kongresit të Partisë Komuniste, Xi Jinping thirrje për forcimin e ushtrisë

20:30 : 16/10/2022
në BOTA

Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje të dielën për zhvillim më të shpejtë ushtarak dhe nuk përmendi ndonjë ndryshim në politikat që kanë tensionuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe kanë forcuar kontrollin e Partisë Komuniste në pushtet mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Zoti Xi, që është figura më me ndikim në Kinë prej dekadash foli në hapje të kongresit të partisë, që ndiqet nga afër për të parë shenja të mundshme të drejtimit zyrtar.

Kongresi vjen në mes të një rënieje të ndjeshme në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe tensioneve me Uashingtonin dhe fqinjët aziatikë mbi tregtinë, teknologjinë dhe sigurinë. Planet e partisë parashikojnë krijimin e një shoqërie të begatë deri në mesin e shekullit dhe rikthimin e Kinës në rolin e saj historik si udhëheqëse politike, ekonomike dhe kulturore.

Pekini ka zgjeruar praninë jashtë vendit, përfshirë nismën miliarda dollarëshe “Një brez, një rrugë” për të ndërtuar porte dhe infrastrukturë në të gjithë Azinë dhe Afrikën, por ekonomistët paralajmërojnë për një frenim të mundshëm të rritjes.

“Pesë vitet e ardhshme do të jenë vendimtare,” tha zoti Xi në një fjalim televiziv prej një orë e 45 minutash para rreth 2,000 delegatëve në Sallën e Madhe të Popullit.

Lexo edhe:

Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres (VIDEO)

Nancy Pelosi jep fund karrierës: Nuk do të kandidoj për rizgjedhje pas 38 vitesh në Kongres

Ai vazhdimisht përsëriti sloganin e tij për “përtëritjen e kombit kinez”, që përfshin rigjallërimin e rolit të partisë si udhëheqës ekonomik dhe social në një kthim prapa në atë që Xi e konsideron si një epokë të artë pasi kjo parti mori pushtetin në 1949.

Kongresi do të caktojë udhëheqësit për pesë vitet e ardhshme. Zoti Xi, 69 vjeç, pritet të thyejë traditën dhe t’i japë vetes një mandat të tretë pesë-vjeçar si sekretar i përgjithshëm si edhe të ngrejë në pozita aleatët që ndajnë idenë e tij për mbizotërimin e partisë.

Krahu ushtarak i partisë, Ushtria Çlirimtare Popullore, duhet “të ruajë dinjitetin dhe interesat thelbësore të Kinës,” tha zoti Xi, duke iu referuar një numri pretendimesh territoriale dhe çështjeve të tjera për hir të të cilave Pekini thotë se është gati të shkojë në luftë.

Kina, me buxhetin e dytë më të madh ushtarak në botë pas Shteteve të Bashkuara, po përpiqet të zgjerojë shtrirjen e saj duke zhvilluar raketa balistike, aeroplanmbajtëse dhe baza në vende të tjera.

“Ne do të punojmë më shpejt për të modernizuar teorinë ushtarake, personelin dhe armët,” tha udhëheqësi kinez.

“Ne do të përmirësojmë aftësitë strategjike të ushtrisë.”

Zoti Xi e cilësoi si sukses strategjinë e ashpër të qeverisë së tij “zero-COVID”, e cila ka mbyllur qytetet e mëdha dhe ka ndërprerë udhëtimet dhe biznesin. Ai nuk dha ndonjë sinjal për një ndryshim të mundshëm pavarësisht zhgënjimit të publikut me koston në rritje të kësaj strategjie.

Kongresi do të emërojë një Komitet të Përhershëm që është rrethi i brendshëm i pushtetit qeverisës. /VOA/

Etiketa: afrikajinpingkongres

Lajme të lidhura

BOTA

Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres (VIDEO)

13:44 : 16/12/2025
BOTA

Nancy Pelosi jep fund karrierës: Nuk do të kandidoj për rizgjedhje pas 38 vitesh në Kongres

16:10 : 06/11/2025
AKTUALITET

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

19:07 : 15/10/2025
RAJONI

Kurti takim me kongresistin amerikan Mike Lawler, në fokus thellimi i partneritetit Kosovë-SHBA

15:42 : 29/09/2025
BOTA

Bill dhe Hillary Clinton thirren nga Kongresi për të dëshmuar për lidhjet me Jeffrey Epstein

19:54 : 05/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025
Para

“Kemi bërë një ndeshje mesatare”, Colella premton: Do të vazhdojmë të jemi kryesues

TË GJITHA

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş