• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KLSH, Ministria e Arsimit “harron” që ka dhe Sportin

12:14 : 13/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE

Pesha e fondeve që kanë shkuar për sportin në raport me fondet totale buxhetore është minimale duke treguat qartësisht “harresën” e Ministrisë së Arsimit për këtë fushë.

Një raport performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili auditon menaxhimin e terreneve sportive në vend tregon se pesha e fondeve të sportit në pesë institucione që janë parë nga afër për këtë qëllim është shumë e ulët.

Për shembull për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit vetëm 4 për qind janë fonde për sportin nga totali i vitit buxhetor, për Bashkinë Pogradec vetëm 3 për qind e për disa Bashki të tjera kjo është edhe më e ulët deri në 0.2 për qind.

KLSH ka konstatuar se po kështu se menaxhimi i terreneve sportive në Shqipëri, pavarësisht punës dhe përpjekjeve në nivel qendror e lokal, nuk ka rezultuar mjaftueshëm efektiv në drejtim të ngritjes, funksionimit dhe monitorimit të tij.

Lexo edhe:

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

“Mungesa e një strategjie të miratuar për sportin nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ka cenuar realizimin e objektivave për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe veprimtarive të tjera rekreative me qëllim sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shtetasve që të merren me edukim fizik dhe sport në përputhje me Kartën Evropiane të Sportit si dhe me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë.

Mungesa e strukturave të veçanta për menaxhimin e terreneve sportive në nivel qendror dhe lokal dhe funksionimi jo në nivelin e duhur i disa strukturave përgjegjëse për zhvillimin e sportit në tërësi dhe në veçanti për menaxhimin e terreneve sportive, tregon qartë se këto institucione vuajnë nga një mungesë menaxhimi me eficience dhe efektivitet të ambienteve, terreneve dhe objekteve sportive” thuhet në auditim.

Po kështu audituesit nënvizojnë se mungesa e një baze të dhënash të plotë të ambienteve dhe objekteve sportive bart risk lidhur me identifikimin e nevojave për menaxhimin e terreneve ekzistuese dhe ngritjen e atyre të reja.

“Niveli i ulët i financimeve si nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe nga vetë NJVQV, si edhe puna e pamjaftueshme për gjetjen e burimeve alternative të financimit është tregues për mungesën e efektivitetit në menaxhimin e terreneve sportive.

Nga auditimi i këtij aktiviteti në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në 4 Bashkitë Librazhd, Përrenjas, Pogradec, Kurbin, rezultoi se masat e marra për zhvillimin e sportit dhe ngritjen e terreneve sportive janë të pamjaftueshme për të siguruar mjedise për zhvillimin e veprimtarive sportive, të sigurta dhe sipas standardeve bashkëkohore, jo vetëm për arsimin para universitar por dhe për komunitetin” thuhet në dokument.

/Monitor /

Etiketa: fondeministria e arsimitRaporti i KLSHsport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

15:04 : 15/10/2025
BOTA

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

20:21 : 05/10/2025
BOTA

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

09:25 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kopshte publike me shpenzime private! Prindërit denoncojnë abuzimet/ Ku është Zhaneta Beqiri?

13:15 : 03/10/2025
AKTUALITET

Skandali me fondet e IPARD/ PD: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan në hotele dhe resorte

14:10 : 02/10/2025
Para

Dënohet për shpifje ish-deputeti i opozitës, GJKKO i vendos gjobë të majme

TË GJITHA

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com