• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta për Teatrin/ Revoltohet Mehdi Malkaj: Ta ‘gëzoni’ diktaturën!

11:21 : 12/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Aktori Mehdi Malkaj ka qënë në krye të protestës për Teatrin Kombëtar, që po zhvillohet përpara godinës së SPAK-ut, ku aktivistët ende nuk kanë parë drejtësi për shembjen që iu bë godinës dhe rindërtimin e Teatrit.

Gjatë fjalës së tij, Mehdi Malkaj kishte kritika të fortë për indiferentët ndaj çështjes, përfshirë shoqërinë civile.

“Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisin të vijnë këtu. Përshëndes shumë edhe këta që na shikojnë nga xhamet, por në veçanti e kam për atë që quhet shoqëri civile dhe gjendet gjithmonë aty ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? – Nuk ka, se ashtu e kanë hallin ata megjithatë, e them prapë që të kuptojmë se ç’është drejtësia dhe ç’janë ata që drejtojnë drejtësinë.

Në periudhën e Henrit VIII të Anglisë, një nga mbretërit e Anglisë, goxha i egër, një kryegjyqtar i tij i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit dhe ai e thirri menjëherë në audiencë dhe i tha: Më thuaj se cili është parametri yt për drejtësinë.

Dhe Tomas Mur tha: “Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë se babai im më ka rritur, më ka edukuar, më ka shkolluar. Babai im që ka rritur, më ka edukuar dhe më ka shkolluar është një burrë shumë i mirë se babai im….”

Lexo edhe:

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Hë,- i tha ai, – të kam thirrur këtu për drejtësinë, jo për babanë.”

“Atë po bëj Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë. Po sikur ky babai që unë e dua shumë, të jetë në gjyq me djallin dhe djallin të ketë drejtë, unë i jap të drejtë djallit!”

“Ik”, i tha ai.

Mendoni tani që ne kemi të drejtën tonë mbi pesë vjet që rropatemi, mbi pesë vjet që po braktisin dhe familjet tona, nuk marrin shumë pjesë në halle dhe problemet, për Teatrin, sepse e kam thënë: ra Teatri, ta “gëzoni” demokracinë! Ta gëzoni diktaturën, jo demokracinë!

Ra Teatri, ra Butrinti, ra Durrësi, do të bjerë Shkodra, do të bien me radhë një nga një sepse në atë moment diktatura thotë unë do të bëj çfarë të dua dhe bën çfarë të dojë! Nuk është kjo…çfarë thonë këta, “autokraci”. Ku ka autokraci këtu?! Këtu ka diktaturë! Ne jemi të lindur që të shtrihemi barkaz dhe ata që udhëheqësin të fshijnë këpucët e tyre të qelbura në kurrizet tonë.

Miq të dashur, ju bëni si të doni, çdo njeri zgjedh o të jetojë si shqiponjë në majë të malit ose të zvarritet si zhapik nëpër këmbë poshtë e përpjetë. Unë personalisht kam zgjedhur shqiponjën, më pëlqen shumë të jem shqiponjë, të kem lirinë time. Nuk kemi liri. Jemi një popull që, ku di unë, si i skllevër më duket, nuk e përjashtoj veten nga kjo, jam dhe unë pjesë e këtij populli”.

Godina e SPAK-ut është rrethuar sot në shenjë revolte si asnjëherë me pankarta, në të cilat janë shfaqur të gjitha kallëzimet që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kundër qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në total në SPAK 16 kallëzime penale lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, duke kërkuar nga organi i akuzës edhe arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shkeljet dhe terrorin që i hapi rrugë shembjes së godinës, por edhe për tenderin korruptiv që do të alokohet për ndërtimin e projektit të ri.

Etiketa: Aleanca per mbrojtjen e TeatritMehdi MalkajprotestaspakTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
Para

Futën 1.2 mln €‎ false në Rinas, Prokuroria kërkon 27 vite burg për tre francezët

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com