• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aplikimi i tatim-fitimit për profesionistët e lirë nuk do të nisë në 1 janar 2023

23:45 : 12/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria nuk parashikon që ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas burimeve nga Dhomat e Biznesit, në konsultimet për paketën fiskale, përfaqësues të Ministrisë së Financave janë shprehur se varianti përfundimtar i projektligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është duke u përfunduar dhe do të përcillet në qeveri brenda vitit. Megjithatë, sipas deklarimeve në këto konsultime, ligji i ri nuk do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2023 dhe për këtë arsye ky ligj nuk është bërë pjesë e paketës fiskale.

Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat” i hedhur për konsultim më herët gjatë këtij viti nga Ministria e Financave parashikonte ndryshime thelbësore në skemën e tatimit të biznesit të vogël, por, në shumicën e tyre, këto ndryshime do të hyjnë në fuqi vetëm në vitin 2029. Përjashtim do të bëjnë vetëm personat fizikë që veprojnë si profesionistë të lirë, për të cilët parashikohej aplikimi I tatim-fitimit duke filluar nga viti 2023.

Varianti i fundit i publikuar i këtij projektligji parashikonte se profesionistët e lirë do të paguanin tatim të përshkallëzuar deri në masën 23%. Qëllimi i kësaj mase është të barazojë tatimin e të vetëpunësuarve me atë të individëve të punësuar, por duke njohur një masë të caktuar shpenzimesh vjetore (sa 30% e xhiros për veprimtaritë e pavarura) para fitimit mbi të cilin do të aplikohet tatimi.

Shkalla tatimore do të jetë 13% për të ardhurat vjetore deri në 2 milionë e 40 mijë lekë (170 mijë lekë në muaj), ndërsa mbi këtë prag shkalla e tatimit do të arrijë në 23%.

Lexo edhe:

Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Të hiqet tatimi me 15% për shitjen e banesës kryesore

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

Pasi qeveria shqiptare nisi aplikimin e tatimit progresiv mbi pagat në vitin 2014, shumë profesionistë shërbimesh vendosën ta deklaronin veten si të vetëpunësuar, megjithëse në realitet vazhdonin të ishin të punësuar pranë një punëdhënësi të vetëm. Një sjellje e tillë u nxit më shumë pas vendimit për të përjashtuar plotësisht nga tatimi mbi të ardhurat biznesin e vogël.

Për të korrigjuar këtë hapësirë shmangieje që kishte krijuar trajtimi i diferencuar tatimor mes të punësuarve dhe të vetëpunësuarve, qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin, duke aplikuar edhe për këta të fundit një shkallë të njëjtë me atë të tatimit për të ardhurat nga paga.

Pavarësisht se procedurat e miratimit të ligjit të ri janë shtyrë në kohë, për pjesën që lidhet me profesionistët e lirë qeveria ngelet e vendosur për ndryshimet e reja, siç u konfirmua në një intervistë të dhënë këtë muaj nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Megjithatë, ky ndryshim nuk pritet të hyjë në fuqi që në fillim të vitit dhe profesionistët e lirë do të vazhdojnë edhe për pak më shumë kohë të ushtrojnë aktivitet, të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat./Monitor

Etiketa: aplikim profesionetatim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Të hiqet tatimi me 15% për shitjen e banesës kryesore

15:39 : 15/08/2025
AKTUALITET

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

08:54 : 25/06/2025
AKTUALITET

Si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira

08:40 : 06/03/2025
AKTUALITET

Paketa fiskale deri më 2027, ndryshon tatimi mbi pagat

08:24 : 23/09/2024
AKTUALITET

Analiza/ Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve të shërbimit IT

08:35 : 26/04/2024
AKTUALITET

Pas tatimit të profesioneve të lira, shtrenjtohen tarifat e mjekëve dhe psikologëve

08:25 : 21/02/2024
Para

Ish-kreu i Vetëvendosjes: Rama po i fshihet të vërtetës për Kosovën

TË GJITHA

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom