• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autoritetet ‘një sy qorr’ ndaj dëmtimit të lagunës së Kune Vainit

17:11 : 11/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Sokol Çobo

Parku natyror i lagunës së Kune Vainit në bregdetin e Adriatikut është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e shpallur që në vitin 1940 si rezervat gjuetie dhe më vonë si rezervat natyror.

Territori i saj dallohet për llojshmëri të lartë të florës dhe faunës së egër dhe së bashku me lagunën Patok – Fushë Kuqe – Ishëm, përbëjnë një ekosistem natyror dhe ligatinor me vlera të shumta të biodiversitetit.

Por kjo pasuri natyrore rrezikon të shkatërrohet për shkak të ndryshimeve klimatike që vijnë si pasojë emetimeve të gazrave serë dhe ndërtimeve të paligjshme pa kriter.

“Dëmi më i madh që i është bërë lagunës është nga ndërtimet,” tha Jak Gjini, ekspert mjedisor nga Lezha. “Natyrisht, ndryshimet klimaterike kanë sjellë ndryshime, por dëmin më të madh e ka bërë njeriu,” theksoi ai.

Lexo edhe:

Krim mjedisor në Shijak! Bashkia krijon landfill ilegal në Hardhishtë, firma private mbush zonën me mbetje

Analiza e BBC/ Biseda telefonike Trump-Putin shihet si fitore në Rusi

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se zyrtarët vendorë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM- e cila ka pasur detyrën e mbrojtes së parkut natyror, akuzohen se kanë bërë një sy qorr ndaj depozitimit të inerteve në lagunë.

Inertet e hedhura në mënyrë të paligjshme kanë bllokuar ‘Grykën e Matkeqes’ – kanalin kryesor që lidh lagunën me detin dhe e ushqen atë më ujë të kripur dhe oksigjen, një krim mjedisor që sipas ekspertëve ka vënë në rrezik faunën e ligatinës.

Përpara se të mbulohej me inerte, një pjesë e tokës mbi të cilën rrjedh kanali iu transferua bashkëshortes së një zyrtari vendor. Sipas Prokurorisë së Lezhës, ky nuk është një rast i izoluar. Dhjetëra hetaktarë të tjerë toke, pjesë e këtij parkut natyror, dyshohet se u tjetërsuan nëpërmjet nxjerrjes së akteve të marrjes së tokës në pronësi (AMTP) në kundërshtim me ligjin.

E pyetur nga BIRN, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura pranoi në një përgjigje me shkrim se në pakun natyror Kune Vain janë bërë ndërtime, por theksoi se këto ishin bërë përpara vitit 2015.

“Shumica e ndërtimeve janë konstatuar përpara vitit 2015, para krijimit të AKZM-së dhe personat apo subjektet i deklarojnë se i kanë në proces legalizimi,” tha Agjencia, duke numëruar 47 ndërtime informale në lagunë, përfshirë 23 shtëpi banimi, 4 hotele, 9 bar-restorante dhe 5 baraka peshkimi.

Agjencia fajësoi erozionin detar për dëmtimin e florës dhe faunës së lagunës, por pranoi se kanali i Grykës së Matkeqes kishte mbetur i bllokuar për gati një dekadë.

“Ky kanal, që lidh detin me lagunën, kishte 10 vite që nuk funksiononte, pasi ishte bllokuar nga faktorë të ndryshëm,” tha AKZM-ja.

Pa plan menaxhimi

Inertet e hedhura në mënyrë të paligjshme kanë bllokuar Grykën e Matkeqes në lagunën e Kune Vainit.

Parku natyror i Kune Vainit iu bashkua në janar 2022 rezervatit të menaxhuar Kune Vain – Patok – Fushë Kuqe – Ishëm, e cila është një zonë e mbrojtur e kategorisë së IV. Me të njëjtin vendim, qeveria i zvogëloi sipërfaqen parkut me 1.301 hektarë.

“Në atë rezervat ka mbi 203 lloje shpendësh që banojnë, janë aksidentalë, që pushojnë, verojnë apo dimërojnë,” tha Jak Gjini. “Shpendët ujorë që ushqehen me peshq, janë larguar si pasojë e prishjes së ekuilibrit ekologjik,” shtoi ai.

Gjini shpjegon se zona e mbrojtur ndahej më parë në disa nënzona, ku shkalla e ruajtjes ishte qendrore, lokale dhe periferike. Zona që duhet të ruhej më shumë ka qenë pjesa bregdetare dhe ajo lagunore, pasi në to jetojnë shumë lloje shpendësh dhe peshqish.

Megjithatë, mbrojtja e parkut në praktikë nuk ka qenë në nivelet e duhura, duke sjellë dëmtimin e tij nga ndërtimet pa leje. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, i vitit 2021 mbi Administratën e Zonave të Mbrojtura Lezhë, ka evidentuar problematika të shumta në lagunë.

Sipas KLSH-së, flora dhe fauna është e kërcënuar për vetë faktin se brenda lagunës jetojnë një numër i lartë banorësh, që me aktivitetin e tyre po cënojnë këto vlera si dhe po dëmtojnë biodiversitetin. KLSH theson se laguna e Kune Vainit nuk ka një plan menaxhimi të përditësuar, të miratuar nga AKZM-ja dhe Ministria e Mjedisit dhe Turzimit.

Jak Gjini shpjegon se ky plan rregullon veprimtarinë e të gjithë zonës, nga turizmi, gjuetia, peshkimi apo edhe ndërtimet me apo pa leje.

“I fundit u miratua në 2010 dhe kishte një afat 10-vjeçar, skadoi në 2020,” tha Gjini. “I gjithë rezervati s’ka një plan të tillë,” shtoi ai.

Dëmtimi i lagunës

Eksperti mjedisor, Jak Gjini thotë se dëmi më i madh në lagunë është shkaktuar nga dora e njeriut. 

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria sugjerojnë se problematika e ndërtimeve pa leje dhe ndërhyrjeve të paligjshme në lagunën e Kune Vainit, nuk është kufizuar vetëm përpara krijmit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në vitin 2015.

Sipas Drejtorisë së Policisë së Lezhës, vetëm gjatë vitit 2022 janë referuar në Prokurorinë lokale 4 raste për veprën penale ‘ndërtimi i paligjshëm’ dhe një rast shpërdorimi detyre, në të cilin akuzohen vetë punonjësit e AdZM-së.

Policia njoftoi se në Grykëderdhjen e Matkeqes – kanalin që lidh detin me lagunën, është konstatuar një zonë e mbushur me inerte dhe e niveluar. Pas referimit të materialeve në prokurori, kjo e fundit ka nxjerrë 4 urdhra arresti për zyrtarë të AdZM Lezhë.

“Këta shtetas nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore për funksionet e tyre dhe me veprimet ose mosveprimet e tyre, kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur,” tha Policia.

Katër të pandehurit janë Pjetër Toni, drejtor i AdZM-së Lezhë, Pashk Ndoka, përgjegjës monitorimi dhe dy specialistët, Armando Lleshaj dhe Tom Gjelaj.

Sipas Prokurorisë së Lezhës, Lleshaj dhe Gjelaj janë aktualisht në paraburgim, ndërkohë që drejtori Pjetër Toni po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në kërkim është shpallur Pashk Ndoka, me detyrë shefi i monitorimit për qarkun në AdZM Lezhë.

Prokuroria së Lezhës shpjegoi se hetimet për hedhjen e inerteve brenda zonës së mbrojtur kanë nisur pas një kallëzimi të datës 28 prill. Në këtë kallëzim është ngritur pretendimi se në lagunën e Kune Vainit po kryhet një krim mjedisor, pasi prej 8 muajsh persona të ndryshëm po mbushnin sipërfaqe të kësaj lagune me inerte, duke mbyllur grykëderdhjen e saj në det.

Sipas kallëzimit, mbushja e lagunës me inerte po kryhej me qëllimin për ta tjetërsuar dhe shitur në mënyrë të paligjshme pronën shtetërore. Pas marrjes së kallëzimit, hetuesit kanë bërë këqyrjen e grykëderdhjes së lagunës, duke konstatuar një sipërfaqe prej 1 hektar të niveluar dhe mbushur me zhavorr.

Gjatë marrjes në pyetje, punonjësit e AdZM-së Lezhë kanë mohur që të kenë dijeni se kush mund t’i ketë hedhur inertet në lagunë.

Tjetërsimi i pronave

Një postbllok në lagunën e Kune Vainit.

Parku natyror i Kune Vainit jo vetëm që nuk është ruajtuar nga zyrtarët e AdZM-së Lezhë nga ndërtimet e paligjshme, por hapësira e kanalit që e lidh lagunën me detin e mbushur me inerte ka regjistruar edhe pronarë në kadastër.

Dy certifikata pronësie të siguruara nga BIRN tregojnë se kjo sipërfaqje lagune e mbushur me zhavorr është transformuar në tokë arë dhe në vitin 2014, pas një serie shitblerjesh, është regjistruar në emër të shtetases Merita Luka, e cila është bashkëshortja Pjetër Lukës, kryetar i fshatit Grykë Lumi në Lezhë.

Pjetër Luka është marrë i pandehur për tjetërsimin e kësaj prone nga Prokuroria e Lezhës. Në deklaratat e tij në prokurori, ai ka akuzuar përfaqësuesin ligjor të familjes për hedhjen e inerteve në lagunë.

Kadastra e Lezhës i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se sipërfaqja prej 18 mijë metrash katrorë në Grykën e Matkeqes, e regjistruar në emër të Merita Lukës, është sekuestruar me kërkesë të prokurorisë dhe vendim gjykate që nga vitit 2019.

Kjo kërkesë bazohet në tre procedimeve penale për falsifikim dokumetesh dhe shpërdorim detyre nga punonjës të admistratës shtetërore, të cilët akuzohen se kanë favorizuar regjistrimin e pasurive te paluajtshme për disa shtetas, të cilët kanë përfituar në mënyrë të paligjshme prona shtetërore në zonën e bregdetit nëpërmjet përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara.

BIRN ka mësuar se qindra dynymë të tjerë toke brenda parkut natyror të Kune Vainit janë vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Lezhës, pasi dyshohet se janë ndarë në kundërshtim me ligjin.

Sipas organit të akuzës, pronat shtetërore janë regjistruar në kadastër me qëllim tjetërsimin e tyre nëpërmjet shitjeve të njëpasnjëshme, disa prej të cilave fiktive, me qëllim humbjen e vëmendjes nga përfituesi fillestar i pronës.

“Sasia e pronave që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është rreth 200 dynymë, prona këto të gjitha në bregun e detit, me vlera të larta për turizmin, në bregdetin Kune Vain,” shkruan Prokuroria e Lezhës.

Eksperti mjedisor, Jak Gjini nënvizon se hapërsira e tjetërsuar nuk ka vetëm vlerë turistike, por mbart një rol të rëndësishëm në shëndetin e ligatinës.

“Këto ndërhyrje në kanalet që furnizojnë me ujë lagunën kanë sjellë kalbëzimin dhe qelbëzimin e bimëve, kemi erë të keqe të ujërave të lagunës, ngordhje peshqish,” u ankua ai. “Të gjitha këto dëme janë nga ndërhyrjet e njeriut apo nga neglizhenca e institucioneve që duhet të ruajnë sipërfaqen e lagunës,” përfundoi Gjini./ Reporter.al

Kanali kryesor që furnizon lagunën me ujë deti është mbushur me inerte. 
Laguna e Kune Vainit buzë detit Adriatik. 
Etiketa: analizekrim mjedisorkune vainitLaguna

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krim mjedisor në Shijak! Bashkia krijon landfill ilegal në Hardhishtë, firma private mbush zonën me mbetje

22:04 : 18/04/2025
BOTA

Analiza e BBC/ Biseda telefonike Trump-Putin shihet si fitore në Rusi

19:12 : 19/03/2025
BOTA

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje

20:43 : 17/11/2024
AKTUALITET

“Situatë dramatike”/ Paligjshmëritë në sektorin minerar lënë pas një masakër mjedisore

17:43 : 13/11/2024
AKTUALITET

Përkeqësohet gjendja në laguna, nga Butrinti në Karavasta e Nartë

11:20 : 09/09/2024
BOTA

Analiza/ Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trump

08:14 : 26/04/2024
Para

Publikohet VIDEO/ Ku u pa për herë të fundit Shenasi Loha, i zhdukur prej 7 muajsh

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, Rutte: ‘Topi’ në fushën e Putin

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com