• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia/ Shuplaka e FMN & mungesa e 84 votave, Rama nxjerr Ballën të bëjë avokatinë

12:27 : 10/10/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE
Edi Rama & Taulant Balla

Edi Rama dhe Taulant Balla

“Amnistia fiskale do të bëhet, sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kush jemi në qe të privojmë shqiptarët nga e drejta e tyre për të formalizuar të ardhurat e tyre. Këtë ligj e kërkon mbi 60% të njerëzve të këtij vendit dhe ju qani hallin se sa do të mërzitet BE-ja dhe Amerikës”.

Kështu deklaronte dy javë më parë kryeministri Edi Rama, me tone të ashpra pas një mbledhje të Këshillit të Ministrave, duke i hapur sfidë Bashkimit Europian dhe SHBA-ve me projektligjin e tij për Aministinë Fiskale që do të legalizonte paratë e pista të kontigjentit kriminal shqiptar, në ekonominë e vendit.

Pavarësisht se është në dijeni të faktit se i duhet shumicë e cilësuar në Parlament, pra 84 vota (të cilat nuk i ka) për të ngritur në një tjetër dimension partneritetin e tij me bandat dhe sigurimin e financimit prej tyre në prag të zgjedhjeve lokale të verës së ardhshme, Rama dukej i bindur për të ecur përpara me idenë e tij.

Por, shpresat duhet thënë se iu shembën sot dhe ranë përtokë me deklaratën e përfaqësuese së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yan Sun, e cila ia tha në sy ministres së Financave, Delina Ibrahimi se nuk mund të formalizohet ekonomika me paratë e pista.

Në emër të FMN, Sun ishte mëse e qartë në mesazhin e saj teksa e cilësoi draftin një biletë të eksponentëve kriminalë, që ua lehtëson atyre aksesin në ekonomi dhe u lejon t’i shmangen ndjekjes penale dhe sistemit të taksave.

Lexo edhe:

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

“Së pari amnistia mund të konsiderohet si dëmtim për moralin tatimor, si kartë për të dalë nga detyrimi pagesës tatimore dhe për të ndihmuar evazorët sepse përfshin një falje të konsiderueshme të tyte për heqje të penaliteteve që mund të japin imunitet nga ndjekja penale dhe nga kontrolli konstant i ligjit”, tha përfaqësuesja e FMN-së.

Por, duket se shuplakën e mëngjesit nuk e ka kapërdirë lehtë kryeministri, i cili ka nxjerrë në dyert e Kuvendit besnikun e tij Taulant Balla, për të bërë avokatin e Amnistisë Fiskale.

Në një kohë që presioni i kryeministrit duket se funksionoi, Balla i pyetur nga gazetarët sesi do t’i siguronin votat për projektligjin, e ktheu anën e medaljes duke vendosur theksin te nevoja e formalizimit të ekonomisë dhe legalizimit të parave që i shkon për mbarë të gjithë qytetarëv shqiptarë.

“Ajo që duhet të kuptojmë është që në vlerësimin tonë. Besoj se edhe ju mediat duhet të verifikoni mbështetjen që ekziston në publik për amnistinë fiskale. Na rezulton që 2/3 e shqiptarëve e mbështesin, është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni që ka kaluar nga një kohë që ishte e shoqëruar me informalitet. Duhet t’u japim një mundësi, duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitetet kriminale”, tha Balla me tone të zbutura, ndryshe nga shefi i qeverisë.

Dhe si për të tentuar që t’i mbushë mendjen ndërkombëtarëve se ajo që propozon qeveria shqiptare është e duhura, kreu i Grupit të PS e lidh Amnistinë me rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke paralelizuar me kalimin e Greqisë nga dhrahmia te monedha euro.

“Natyrshëm duke bërë diçka që ka bërë pjesa më e madhe e BE-së, gjatë kohës së anëtarësimit në BE. Përshembull, Greqia e bëri në vitin 2004. Kalimi i Greqisë nga Dhrahmia tek Euro solli një domosdoshmëri për ta bërë. Ne do ta bëjmë këtë gjë dhe çdo deputet duhet të kuptojë se kjo është një gjë shumë e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Nëse lufta me predha, me tanke, ndodh në Ukrainë, inflacioni i kësaj lufte prek të gjitha vendet. Kështu që ky është synimi ynë, të dialogojmë më të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të kuptojnë se ky është një qëllim për t’i shërbyer vendit”, shtoi më tej Balla.

Etiketa: amnistia fiskaleEdi Ramafiskalizimiparate e pistaTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

09:35 : 16/07/2025
AKTUALITET

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

18:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës

18:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

Opozita: të ikë Kryeministri!

15:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

13:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

12:49 : 15/07/2025
Para

“Fati” i Martinajt përplas institucionet, Gjykata hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë

TË GJITHA

Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas

10:47 : 16/07/2025

Dalin PAMJET/ Momentet e fundit të Renis Dobrës, dy automjete e ndjekin dhe më pas e rrëmbejnë

10:43 : 16/07/2025

Humb jetën pushuesi në plazhin e Darëzezës, dyshimet e para

10:39 : 16/07/2025

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

10:27 : 16/07/2025

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, digjet të moshuarin në Fushë-Milot

10:24 : 16/07/2025

FOTO/ Më të afërt se kurrë, Sara Hoxha dhe Erik Fullani kapen “mat” në bregdet

10:13 : 16/07/2025

Shiste doza kanabisi në Korçë, arrestohet 21-vjeçari. E pëson edhe klienti i tij

10:08 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com